Lajmet

Lajmet

Cena u shpallë Kampion Evropian në garat “Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran”

Vushtrri, 14 nëntor 2011 – Anton Cena, instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), i cili në garat ndërkombëtare përfaqëson Shqipërinë, është shpallur kampion evropian në sportin e Judo-së.

Cena zuri vendin e parë në garat e Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran që u mbajtën nga data 10 deri më datën 13 nëntor në Austri ku morën pjesë 47 shtete të Evropës. Cena tha se ndeshja e parë në këtë garë ishte e lirë, kurse në të dytën Cena priti francezin Jeandenand Christoph të cilin e mundi me Ippon, pra 10 me zero. Në luftën e tretë Cena u takua me fituesin e grupit, austriakun Schmoelzer Hermann,  të cilën po ashtu e mundi me ippon pra 10 me zero. Në luftën e radhës Cena u takua me gjysmëfinalistin francezin Garcia  Jean-Luc, i cili është edhe fitues i medaljes në kampionatin botëror 2011, të cilin po ashtu e mundi me  ippon pra 10 me zero për të arritur në finalen e këtij Kampionati Evropian.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Anton Cena në këtë garë arrita ta mposht kampionin evropian dhe botëror të Judo-se për veteran, rusin Sikoev Yuri, dhe kështu u shpallë kampion evropian i Judo-së.  “Në këtë garë arrita ta mposhti në finale kampionin evropian dhe botëror të Judo-së për veteran rusin Sikoev Yuri. Për mua kjo fitore ishte një ndjenje tepër emocionuese sepse ta dëgjosh himnin në zëmrën e Evropës dhe të i shikosh të gjithë në këmbë duke e nderuar flamurin tonë kombëtar nuk mund të përshkruhet me fjalë”,u shpreh Cena duke e vlerësuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive si një nga momentet më të larta të karrierës së tij. Ai më këtë rast ka falënderuar Policinë e Kosovës që i mundësoi pjesëmarrjen në këtë garë madhështore.

Kryeshefi Smakiqi u takua me zv/udhëheqësin e OSBE-së Joseph

Vushtrri, 04 nëntor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi mori pjesë në një drek pune ku u takua me zëvendës udhëheqësin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph.
Gjatë takimit temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në QKSPEZH si dhe mundësia e krijimit të kushteve më të mira për trajnuesit. Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi mes Qendrës dhe OSBE-së të vazhdoj edhe më tutje.
Zëvendës Udhëheqësi Joseph së pari uroi kryeshefin Smakiqi për pozitën e marrë në krye të Qendrës. Ai shprehu gatishmërinë e tij për ta përkrahur QKSPEZH-in në këtë periudhë  të rëndësishme kur do të bëhet zbatimi i ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe shndërrimi i saj në institucion të arsimit të lartë në fushën e sigurisë.
Nga ana e tij kryeshefi Smakiqi falënderoi Edward Joseph për përkrahjen, ndërkohë foli edhe për aktivitetet dhe proceset e rëndësishme në të cilat po kalon Qendra. Të pranishëm në takim ishin edhe Carsten Twelmeier, drejtor i Departamentit për Siguri Publike, Duško Zavisić, zv/drejtor i këtij departamenti, këshilltarët e këtij misioni në QKSPEZH, Nusret Kartal dhe Shpresa Muharremi, Halim Shala, drejtor i Departamentit të Administratës së Përgjithshme dhe Dukagjin Dinaj, drejtor i Departamentit për Trajnim dhe Përkrahje Programore.

Fëmijët parashkollorë të Kopshtit “Rroni” nga Vushtrria vizituan Qendrën

Vushtrri, 03 nëntor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim,  sot e vizituan fëmijët parashkollorë të Kopshtit “Rroni” nga Vushtrria. Fëmijët vizituan objektet e Qendrës dhe hapësirat të cilat trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike nga katër agjencionet si Policia, Doganat, Emergjencat dhe Korrektuesit. Fëmijët u takuan edhe me Kryeshefin Ekzekutiv  Ismail Smakiqi.

Ata vizituan njërën nga  klasat ku zhvillohej mësimi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe parashtruan pyetje të cilat ishin në interes të tyre. Fëmijët u interesuan edhe për masat që Policia e Kosovës merr për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Fëmijët u ndan të kënaqur më vizitën e tyre në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
 
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 27 tetor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizitoi Ministri i Punëve te Brendshme, Bajram Rexhepi.
Ministri Rexhepi u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Gjatë takimit ministri Rexhepi dhe Kryeshefi Smakiqi  theksuan se “trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike është i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe më gjerë, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të sigurisë së përgjithshme”.
Kryeshefi Smakiqi foli edhe për proceset e fundit të zhvillimit dhe avancimit të cilat po kalon  Qendra,  si dhe për miratimin e Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

U mbajt takimi i radhës i grupit punues për hartimin e Projekt-Udhëzimeve

Vushtrri, 27 tetor 2011 – Grupi Punues i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ka mbajtur takimin e radhës për hartimin e Projekt-udhëzimeve Adimistrative për Qendrën. Gjatë këtij takimi i cili ka zgjatur tri ditë radhazi në Shqipëri janë shqyrtuar dhe diskutuar katër udhëzime, Udhëzimi Administrativ për Zhvillimin e Korrikulave, Udhëzimi Administrativ për Transport, Udhëzimi Administrativ për Rregullat e Sjelljes, Disiplinës dhe Rendit Shtëpiak, si dhe Udhëzimi Administrativ për Procedurat e funksionimit të sektorit të sigurisë në Qendër.Në këtë punëtori kanë marrë pjesë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), zyrtarë të QKSPEZH-it, përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike si dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe ICITAP-it.Mbajtja e kësaj punëtorie është përkrahur dhe financuar nga OSBE-ja.

Kryeshefi Smakiqi u takua me Drejtorin e QFP Hamdi Fjora

Kryeshefi Smakiqi u takua me Drejtorin e QFP Hamdi Fjora

Vushtrri, 27 tetor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH, Ismail Smakiqi gjatë vizitës  zyrtare në Durrës u takua me drejtorin e Qendrës së Formimit Policor (QFP) të Shqipërisë, Hamdi Fjora. Kryeshefi Smakiqi dhe drejtori Fjora gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mundësin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve për pjesëtaret e sigurisë publike. Me këtë rast drejtori Fjora ka shprehur gatishmërinë  e tij për thellimin e bashkëpunimit mes Qendrës së Formimit Policor dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ndërsa kryeshefi Smakiqi e informoi drejtorin Fjora për të gjitha zhvillimet e fundit në QKSPEZH, si dhe për miratimin e Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), emër të cilin do ta mbajë QKSPEZH në të ardhmen. Smakiqi e siguroi Fjorën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ICITAP nga Shqipëria dhe Kosova. Gjatë kësaj vizite kryeshefi Smakiqi, ishte i shoqëruar me drejtorin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme, Halim Shala dhe drejtorin e Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore,  Dukagjin Dinaj. 

Udhëheqës i projektit të Binjakëzimit nga Finlanda dhe Estonia, Anti Häikiö vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 20 tetor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi, udhëheqës i projektit të Binjakëzimit nga Finlanda dhe Estonia, Anti Häikiö, i cili u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, Ismail Smakiqi dhe përfaqësuesit e agjencioneve.
Qëllimi i këtij projekti është “Përmirësimi i Arsimit në Sektorët  e Sigurisë Publike në Kosovë”.
 Gjatë takimit Anti Häikiö shpjegoi draftin e parë të kontratës së Projektit të Binjakëzimit, “Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Sigurisë Publike”, duke shprehur bindjen e tij për akreditimin e QKSPEZH-it në nivel të institucionit të arsimit të lartë.
Përderisa Kryeshefi Smakiqi shprehu përkrahjen dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim, i cili do të shpijë në realizimin me sukses të objektivave të Projektit. Të njëjtën gatishmëri e shprehën edhe përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike, të cilët ishin të inkurajuar me ngritjen e nivelit të trajnimit dhe mundësinë e shkëlqyer për ofrimin e arsimit të lartë në QKSPEZH.
Ky projekt i binjakëzimit është financuar nga zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe do të zgjasë dy vjet, nga janari 2012 deri në fund të vitit 2013. 

Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në OSBE Carsten Twelmeier, vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 20 tetor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Ismail Smakiqi priti në takim drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike në OSBE Carsten Twelmeier.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin mes Qendrës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE), si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen drejt realizimit të misionit të QKSPEZH-it.
Kryeshefi Smakiqi theksoi rëndësinë   e bashkëpunimit mes Qendrës dhe OSBE-se dhe në këtë kontekst vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë OSBE-ja në realizimin e objektivave te saj. Nga ana e tij drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në OSBE Carsten Twelmeier shprehu falënderimet  për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe theksoi se OSBE-ja do të vazhdojë që ta mbështes edhe më tutje Qendrën në funksion të zhvillimit dhe avancimit të sigurisë së përgjithshme.

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 13 tetor ’11 – Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) Ismail Smakiqi, priti sot në një takim njohës Avokatin e Popullit Sami Kurteshin. Gjatë këtij takimi kryeshefi Smakiqi e ka njoftuar Avokatin Kurteshi për gjitha trajnimet dhe aktivitet që zhvillohen në QKSPEZH.
Më këtë rast përpos tjerash kryeshefi Smakiqi theksoi se do të përkushtohet në ofrimin e kushteve më të mira për gjithë pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Qendër.
Në këtë takim miqësor u  diskutua edhe për mundësin e bashkëpunimit mes QKSPEZH-it dhe  Institucionit të Avokatit të Popullit.
Ndërsa Avokati i Popullit Sami Kurteshi duke i uruar kryeshefit detyrën e re theksoi se Institucioni që e udhëheq ai do ta përkrah vazhdimisht. 

Avokati i Popullit, Sami Kurteshin, vizitoi QKSPEZH-in