Lajmet
Lajmet
Përfundoj trajnimi Luftimi i korrupsionit brenda institucioneve
Vushtrri, 23 nëntor 2011 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), të premten u certifikuan njëzet e një pjesëtarë të sigurisë publike të cilët përfunduan më sukses trajnimin Luftimi i korrupsionit brenda institucioneve, trajnim ky i organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Të certifikuarit janë zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, doganës, pjesëtarë të Inspektoratit Policor, zyrtarë të Prokurorisë Special dhe gjyqtar.
Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Ismail Smakiqi duke falënderuar misionin e OSBE-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm vlerësoj se \"Trajnim i avancuar kundër korrupsionit, ka ndikim të madhe në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. Ai tha se nga trajnimet e tilla pjesëtarët e sigurisë publike përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë. Më këtë rast Smakiqi ka folur edhe rreth prioriteteve që ka Qendra. Në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve dhe angazhimeve në përputhje me obligimet që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Legjislacioni në fuqi dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë se Punëve te Brendshme, Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim po vazhdon me reformimin e saj duke zhvilluar planin zhvillimor strategjik për tre vitet e ardhshme, akreditimin, ristrukturimin e brendshëm organizativ të saj, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare si AEPC dhe INTERPA, binjakëzimin me projektin ECLO etj, u shpreh Smakiqi.
Shefqet Beqaj duke folur në emër të drejtorit të përgjithshëm të policisë tha se luftimi i korrupsionit është mision i policisë së Kosovës..
Njëherit përshëndeti edhe misionin e OSBE-së për kontributin e dhënë në mbajtjen e trajnimeve të shumta. Carsten Tweilmer, drejtor i Departamentit për Siguri Publike në OSBE shprehi gatishmërinë e tij që edhe në të ardhmen ta përkrah Policinë e Kosovës më trajnime të ndryshme. Qëllimi trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase të identifikojnë dhe hetojnë korrupsionin. Ky trajnim gjithashtu është shfrytëzuar si një mundësi për përmirësimin e raporteve mes agjencive dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira. Trajnimi ka zgjatur pesë ditë.
Ligji për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike publikohet në Gazetën Zyrtare
Vushtrri, 25 nëntor 2011- Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ditë më parë është miratuar ligji për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili sot është shpallur edhe në Gazetën Zyrtare.
Në bazë të këtij ligji Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), tani e tutje do të ketë emërtim tjetër i cili është, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Edhe pas miratimit të këtij ligji Akademia do të vazhdoj të mbetet agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Në ligj thuhet se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, zbatimin e politikave dhe strategjive të trajnimit, arsimimit të lartë si dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ministrja Räsänen dhe ministri Rexhepi vizitojnë QKSPEZH-in
Vushtrri, 25 nëntor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim më 29.11.2011 në ora 14:30, do ta vizitoi Päivi Räsänen ministre e Punëve të Brendshme të Finlandës dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Ministrat do të takohen me Kryeshefin Ekzekutiv të Qendrës se Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Ismail Smakiqi, ku edhe do të prezantojnë projektin e binjakëzimit mes QKSPEZH-it dhe shtetit të Finlandës. Projekti i binjakëzimit, i cili është një projekt i Komisionit Evropian për QKSPEZH-in, është fituar nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
Ftohen mediat që të marrin pjesë.
Kryeshefi Smakiqi priti në takim kampionin evropian të Judo-së instruktorin Cena
Vushtrri, 21 nëntor 2011 Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi priti në takim kampionin evropian të Judo-së Anton Cena, i cili njëherit është edhe instruktor në Qendër.
Më këtë rast kryeshefi Smakiqi e përgëzoi kampionin Cena për sukseset që ka arritur deri me tani. Duke e quajtur Cenen si ambasador i sportit në Kosovë, Evropë e së shpejti edhe në botë, kryeshefi Smakiqi tha se sukseset që ka arritur Cena janë krenari jo vetëm për qendrën ku shërben ai, por për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kryeshefi Smakiqi tha se edhe për kundër sfida që ka sporti kosovar, Kosova ka sportistë të dalluar. Tutje Smakiqi i ofroj mbështetje të plotë instruktorit Cena.
Ndërsa instruktori Anton Cena falënderoi kryeshefin Smakiqi për pritjen dhe gatishmërinë e tij për ta përkrahur vazhdimisht.
Kryeshefi Smakiqi u takua me Shipçiç
Vushtrri, nëntor 2011- Në vazhdën e takimeve Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi pas takimit me drejtorin e Qendrës së Formimit Policor të Tiranës (QFP), Hamdi Fjora së bashku kanë udhëtuar për në Mal të Zi.
Kryeshefi Smakiqi dhe drejtori i QFP-së Fjora janë pritur nga drejtori i Akademisë Policore së Danilovgradit, Zhivko Shipçiç.
Kryeshefi Smakiqi, drejtori i QFP-së Hamdi Fjora dhe Shipçiç kanë diskutuar për bashkëpunimin mes tri qendrave të sigurisë publike.
Gjatë takimit temë diskutim ka qenë shkëmbimi i përvojave dhe përkushtimi për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe reformat në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Palët u pajtuan qe trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike të luaj një rol të rëndësishëm jo vetëm brenda kufijve të këtyre shteteve, por edhe më gjer, drejt realizimit dhe misionit të tyre në ruajtjen e sigurisë së përgjithësime. Organizator i takimit ka qene ICITAP nga Shqipëri, Kosova dhe Mali i Zi.
Kryeshefi Ekzekutiv Ismail Smakiqi ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Shqipëri
Vushtrri, 16 nëntor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi i shoqëruar nga drejtoret e Departamenteve Halim Shala, Dukagjin Dinaj, dhe Avni Istrefi, vizituan sot Qendrën për Formimin e Policisë në Tiranë ku u pritën nga drejtuesi i Qendrës Hamdi Fjora, me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takim Kryeshefi Smakiqi u informua nga homologu i tij në Tiranë me zhvillimet aktuale në këtë institucion.
Udhëheqësit e Institucioneve të cilat fushveprimtaritë e tyre i kanë të ngjashme, u pajtuan në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe zgjerimin e këmbimit të përvojave edhe në fusha të reja, në përputhje më zhvillimet regjionale dhe globale.
Fjora njoftoi mysafiret nga Kosova lidhur me projektet e Komisionit Evropian, të cilat do të fillojnë së shpejti të realizohen në hapësirat e QFP-së në Tiranë, e që kanë të bëjnë me ndërtimin e kapaciteteve të reja të objekteve hoteliere për nevojat e kësaj qendre.
Smakiqi e njoftoi drejtorin Fjora për aprovimin e Ligjit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, dhe për fillimin e implementimit të këtij ligji, i cili paraqet cilësi të re në jetën e këtij institucioni. Ligji pritet të hyjë në fuqi këtyre ditëve dhe besohet të ndikojë në ngritjen e cilësisë së trajnimeve, dhe njëkohësisht hapë perspektivë për fillimin e studimeve nga fusha e sigurisë publike.
Udhëheqësit e këtyre dy institucioneve, në ditët në vijim, pritet të bëjnë vizitë në Podgoricë, në një takim të përbashkët me homologun nga Mali i Zi, në kuadër të bashkëpunimeve rajonale.
Cena u shpallë Kampion Evropian në garat Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran
Vushtrri, 14 nëntor 2011 Anton Cena, instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), i cili në garat ndërkombëtare përfaqëson Shqipërinë, është shpallur kampion evropian në sportin e Judo-së.
Cena zuri vendin e parë në garat e Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran që u mbajtën nga data 10 deri më datën 13 nëntor në Austri ku morën pjesë 47 shtete të Evropës. Cena tha se ndeshja e parë në këtë garë ishte e lirë, kurse në të dytën Cena priti francezin Jeandenand Christoph të cilin e mundi me Ippon, pra 10 me zero. Në luftën e tretë Cena u takua me fituesin e grupit, austriakun Schmoelzer Hermann, të cilën po ashtu e mundi me ippon pra 10 me zero. Në luftën e radhës Cena u takua me gjysmëfinalistin francezin Garcia Jean-Luc, i cili është edhe fitues i medaljes në kampionatin botëror 2011, të cilin po ashtu e mundi me ippon pra 10 me zero për të arritur në finalen e këtij Kampionati Evropian.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Anton Cena në këtë garë arrita ta mposht kampionin evropian dhe botëror të Judo-se për veteran, rusin Sikoev Yuri, dhe kështu u shpallë kampion evropian i Judo-së. Në këtë garë arrita ta mposhti në finale kampionin evropian dhe botëror të Judo-së për veteran rusin Sikoev Yuri. Për mua kjo fitore ishte një ndjenje tepër emocionuese sepse ta dëgjosh himnin në zëmrën e Evropës dhe të i shikosh të gjithë në këmbë duke e nderuar flamurin tonë kombëtar nuk mund të përshkruhet me fjalë,u shpreh Cena duke e vlerësuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive si një nga momentet më të larta të karrierës së tij. Ai më këtë rast ka falënderuar Policinë e Kosovës që i mundësoi pjesëmarrjen në këtë garë madhështore.
Kryeshefi Smakiqi u takua me zv/udhëheqësin e OSBE-së Joseph
Vushtrri, 04 nëntor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi mori pjesë në një drek pune ku u takua me zëvendës udhëheqësin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph.
Gjatë takimit temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në QKSPEZH si dhe mundësia e krijimit të kushteve më të mira për trajnuesit. Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi mes Qendrës dhe OSBE-së të vazhdoj edhe më tutje.
Zëvendës Udhëheqësi Joseph së pari uroi kryeshefin Smakiqi për pozitën e marrë në krye të Qendrës. Ai shprehu gatishmërinë e tij për ta përkrahur QKSPEZH-in në këtë periudhë të rëndësishme kur do të bëhet zbatimi i ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe shndërrimi i saj në institucion të arsimit të lartë në fushën e sigurisë.
Nga ana e tij kryeshefi Smakiqi falënderoi Edward Joseph për përkrahjen, ndërkohë foli edhe për aktivitetet dhe proceset e rëndësishme në të cilat po kalon Qendra. Të pranishëm në takim ishin edhe Carsten Twelmeier, drejtor i Departamentit për Siguri Publike, Duko Zavisić, zv/drejtor i këtij departamenti, këshilltarët e këtij misioni në QKSPEZH, Nusret Kartal dhe Shpresa Muharremi, Halim Shala, drejtor i Departamentit të Administratës së Përgjithshme dhe Dukagjin Dinaj, drejtor i Departamentit për Trajnim dhe Përkrahje Programore.
Fëmijët parashkollorë të Kopshtit Rroni nga Vushtrria vizituan Qendrën
Vushtrri, 03 nëntor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sot e vizituan fëmijët parashkollorë të Kopshtit Rroni nga Vushtrria. Fëmijët vizituan objektet e Qendrës dhe hapësirat të cilat trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike nga katër agjencionet si Policia, Doganat, Emergjencat dhe Korrektuesit. Fëmijët u takuan edhe me Kryeshefin Ekzekutiv Ismail Smakiqi.
Ata vizituan njërën nga klasat ku zhvillohej mësimi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe parashtruan pyetje të cilat ishin në interes të tyre. Fëmijët u interesuan edhe për masat që Policia e Kosovës merr për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Fëmijët u ndan të kënaqur më vizitën e tyre në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi vizitoi QKSPEZH-in
Vushtrri, 27 tetor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizitoi Ministri i Punëve te Brendshme, Bajram Rexhepi.
Ministri Rexhepi u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Gjatë takimit ministri Rexhepi dhe Kryeshefi Smakiqi theksuan se trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike është i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe më gjerë, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të sigurisë së përgjithshme.
Kryeshefi Smakiqi foli edhe për proceset e fundit të zhvillimit dhe avancimit të cilat po kalon Qendra, si dhe për miratimin e Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
U mbajt takimi i radhës i grupit punues për hartimin e Projekt-Udhëzimeve
Vushtrri, 27 tetor 2011 Grupi Punues i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ka mbajtur takimin e radhës për hartimin e Projekt-udhëzimeve Adimistrative për Qendrën. Gjatë këtij takimi i cili ka zgjatur tri ditë radhazi në Shqipëri janë shqyrtuar dhe diskutuar katër udhëzime, Udhëzimi Administrativ për Zhvillimin e Korrikulave, Udhëzimi Administrativ për Transport, Udhëzimi Administrativ për Rregullat e Sjelljes, Disiplinës dhe Rendit Shtëpiak, si dhe Udhëzimi Administrativ për Procedurat e funksionimit të sektorit të sigurisë në Qendër.Në këtë punëtori kanë marrë pjesë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), zyrtarë të QKSPEZH-it, përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike si dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe ICITAP-it.Mbajtja e kësaj punëtorie është përkrahur dhe financuar nga OSBE-ja.