Lajmet
Lajmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 12 tetor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Ismail Smakiqi, priti në një takim Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Avni Kastratin. Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve.
Kryeshefi Ekzekutiv Smakiqi fillimisht e informoi delegacionin me trajnimet,vizionin ,strukturën organizative të qendrës dhe theksoi se qendra përveç që është interes shtetëror në të ardhmen do të jetë edhe interes rajonal. Ai ka shfaqur shpresën se Komuna e Mitrovicës do ta përkrah Qendrën në realizimin e projekteve të saj edhe në të ardhmen.
Ndërsa Kastrati shprehu gatishmërinë e tij që edhe me tutje do të vazhdoj bashkëpunimin më Qendrën si dhe do ta përkrahë në realizimin e vizionit të saj.
QKSPEZH ndihmon shkollën fillore Zahir Pajaziti
Vushtrri, 11 shtator 11 - Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) i ka dhuruar një donacion shkollës fillore Zahir Pajaziti në fshati Turiqicë të Podujevës. Ky donacion përmban kompjuter, banka dhe karrige. Qëllimi i këtij donacioni ishte që nxënëseve të kësaj shkollë tu ofrohen kushte më të mira për mësim.
Drejtori i kësaj shkolle ka falënderuar menaxhmentin e QKSPEZH-it për këtë ndihmë dhe ka vlerësuar se donacionet e dhuruar do të jenë ndihmesë e mirë për nxënësit e kësaj shkolle.
Ndërsa menaxhmenti i lartë i Qendrës ka vlerësuar se me qëllim të aftësimit të nxënësve është shumë e rëndësishme që gjitha shkollat të pajisen me kompjuter.
Ismail Smakiqi emërohet Kryeshef Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 05 tetor 2011- Ismail Smakiqi, është emëruar Kryeshef Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 92 (paragrafi 4) dhe nenit 93 (paragrafi 4), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Shërbim Civil dhe të Rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në Shërbimin Civil të Kosovës.
Mandati i të emëruarit zgjat tre vjet dhe me këtë rast, z. Ismail Smakiqi do ti kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi Forumi për Siguri
Vushtrri, 21 shtator 11- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, e vizituan pjesëtarë dhe ekspertë të sigurisë nga vendet e ndryshme të rajonit, të cilët po marrin pjesë në Forumin për Siguri në Prishtinë. Delegacioni u prit nga Kryeshefi i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, i cili i njoftoi për punën dhe aktivitetet që zhvillohen në Qendër dhe trajnimet që kryejnë katër agjencionet e sigurisë publike në Kosovë, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjensioni për Menaxhim Emergjent dhe Shërbimi Korrektues.
Qendra luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe qytetarët e vendeve të rajonit, pasi këtu trajnohen edhe pjesëtarë të sigurisë edhe nga vendet fqinje, tha Ahmeti.
Gjithashtu kryeshefi i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti e njoftoi delegacionin për anëtarësimin e Qendrës në strukturat dhe organizata ndërkombëtare të sigurisë, si në atë të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA), dhe se Qendra synon të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike.
Forumi për Siguri viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 20 shtator 11 - Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), nesër më 21 shtator, në ora 09:30, do të presë në një vizitë Forumin për Siguri.
Forumi për Siguri, është duke mbajtur një konferencë rajonale në Prishtinë për reformat në polici, ku pjesëmarrës në këtë konferencë janë pjesëtarë të sigurisë publike nga gjitha vendet e rajonit.
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizituan Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot e vizituan Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u priten nga Kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti dhe menaxhmenti i lartë i qendrës.
Kryeshefi Ahmeti i informoi deputetet për gjitha trajnimet dhe aktivitetet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Deputetet gjatë kësaj vizite u informuan edhe për anëtarësimin e fundit të QKSPEZH-it në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, tha Ahmeti.
Deputet vlerësuan se QKSPEZH-in e shohin si një vend adekuat dhe të shkathët për t'i ofruar dijen dhe përgatitje shkencore pjesëtareve të sigurisë publike në vend.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku tha se qëllimi i vizitës se tyre kishte karakter informues për punën dhe trajnimet e shumta që janë duke bërë në QKSPEZH nga pjesëtarët e sigurisë publike.
Ne si deputet premtojmë se përmes zërit tonë në Kuvendin e Kosovës do ti japim mbështetje të madhe, Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, tha Izmaku.
Deputetet shprehën kënaqësinë e tyre lidhur me vizitën dhe shfaqen gatishmërinë e tyre që ta mbështesin qendrën në çdo aspekt.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës vizitojnë Qendrën e Kosovës për Sigurisë, Publike Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 05 korrik 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër në ora 12:00 do ta vizitoj një grup deputetësh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Delegacioni do të pritet nga kryeshefi Ekzekutiv z. Sheremet Ahmeti, menagjmenti i lartë i Qendrës dhe nga agjencionet e sigurisë publike.
Qëllimi i kësaj vizite nga deputetet e Kuvendit të Kosovës është që të informohen më për së afërmi me punën, trajnimet, aktivitete dhe fazat tjera të rëndësishme të cilat po kalon Qendra e Sigurisë Publike.
Ftohen mediat që të jenë prezent në këtë takim.
Qendra e Kosovës për Siguri Publike anëtarësohet në INTERPA
Vushtrri, 04 korrik 11 Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) është anëtarësuar në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA). Kështu ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Sheremet Ahmeti, pas kthimit të tij nga vizita zyrtare dy ditore në Republikën e Turqisë.
Kryeshefi Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Trajnimeve për Përkrahje Programore Dukagjin Dinaj, gjatë vizitës zyrtare të tyre në Turqi kanë marrë pjesë në nënshkrimin e draft protokollit për themelimin e Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA), i cili u nënshkrua në Stamboll me 2 korrik ku përveç pjesëmarrjes në këtë nënshkrim QKSPEZH edhe u bë anëtare e këtij asociacioni.
Asociacioni Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA) ka për qëllim të themeloj platformën e komunikimit, bashkëpunimit, shkëmbimit dhe koordinimit të përvojave me shtetet anëtare të këtij asociacioni.
Qëllimi i themelimit të këtij asociacioni është lufta kundër krimit, kundër terrorizmit, kontrabandës, trafikimit me njerëz dhe gjitha dukurive tjera negative.
Menaxhmenti i lartë i QKSPEZH-it në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në Turqi kanë marrë pjesë edhe në një ceremoni të Akademisë Policore Kombëtare Turke në Ankara. Gjatë kësaj ceremonie kryeshefi Ahmeti ka pasur takim miqësor edhe me presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, dhe kryeministrin Recep Tayyip Erdogan. Përveç tjerash kryeshefi Ahmeti është takuar me përfaqësuesit e lartë të Akademisë Policore turke ku kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë. Ahmeti tha se gjatë takimeve është vlerësuar lartë bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria për ngritjen dhe thellimin e marrëdhënieve në gjitha fushat e në theks të veçantë në fushën e sigurisë, në fushën e trajnimeve.
Nënkampioni botëror i xhudos instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 20 qershor 2011- Nënkampioni Evropian i xhudos z. Anton Cena instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim tani edhe nënkampion botëror. Anton Cena rreshter në Policinë e Kosovës njëherit është edhe Instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), pas shumë fitoreve në Xhudo ai u shpallë edhe nënkampion botëror në kampionatin e xhudos të mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë më 17 qershor 2011.
Ne këtë Kampionat kane marre pjese xhudistë nga vende të ndryshme botërore si nga Japonia , Brazili, Amerika, Mongolia, Norvegjia etj.
Anton Cena gjatë kësaj gare mposhti gjermanin Notzel Werner, Braziliani Ivan Penne Norvegjezin Chinchila Alfredo për të arritur deri në finale.
Cena me paraqitjen e tij shumë profesionale dhe të shkëlqyer luftojë deri në fund mirëpo u mposhtë nga rusi Nikolai Evgerov. Cena thotë se nuk do të ndalet me kaq ai shpreson që me shkathtësitë që ka dhe profesionalizmin e tij një ditë do të bëhet edhe kampion bote. Cena e cilësoi lartë pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive duke falënderuar Policinë e Kosovës dhe Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim de Zhvillim që i mundësoi pjesëmarrjen në këtë Kampionat.
Në QKSPEZH u mbajt Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara
Vushtrri, 20 qershor 11 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) për të shtatën herë me radhë u mbajt Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara e cila është organizuar nga OPFAKOS e përkrahur nga Ministria e Punëve të Brendshme, QKSPEZH dhe OSBE-ja. Në këtë miniolimpiad kanë marrë pjesë rreth 450 persona me aftësi të kufizuara. Në hapjen zyrtare të Miniolimpiadës të pranishëm ishin Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, zëvendës ambasadori i OSBE-së Edward Joseph si dhe përfaqësues të KFOR-it.
Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it Sheremet Ahmeti tha se është nder dhe kënaqësi e madhe që të bëjmë së bashku hapjen e miniolimpiadës së Organizatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Trajtimi, përkujdesja dhe qasja ndaj personave me aftësi të kufizuara është një ndër faktorët kyçë që përcaktojnë edhe vlerat dhe sistemin e ndërtuar në shoqëri të veçanta dhe në përgjithësi në aspektin global, tha Ahmeti. Ai tha se duke parë se vendi ynë dekadave të fundit ka kaluar nëpër faza të vështira shoqërore e politike, kjo pa dyshim që ka ndikuar që perceptimi dhe trajtimi për këtë kategori shumë të rëndësishme të shoqërisë sonë të mos jetë ashtu si duhet të jetë. Kryeshefi Ahmeti tha se me konsolidimin gradual të institucioneve demokratike të shtetit tonë, gjendja e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë ka shënuar progres të vazhduar, që njëherësh tregon edhe orientimin e drejtë dhe racional të sektorit qeveritar, shoqërisë civile dhe të gjithë mekanizmave tjerë tek ne në këtë aspekt. Ai tha për shtatë vite me radhë Qendra është nikoqire e miniolimpiadës së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve të tyre, ku për dy ditë me radhë ata bëjnë gara në disiplina të ndryshme sportive dhe kënaqen duke u shoqëruar me njëri-tjetrin. Kjo njëherësh paraqet më së miri urën lidhëse ndërmjet qytetarit në njërën anë, dhe në anën tjetër të policit, zjarrfikësit, doganierit apo korrektuesit, të cilët në fakt i shërbejnë këtij qytetari.
Zëvendës ambasadori i OSBE-së në Kosovë ka përshëndetur të pranishmit duke thënë se OSBE është e gatshme të përkrah vazhdimisht Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në realizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve tjera.
OSBE nuk e mbështet vetëm trajnimet e personave të sigurisë publike, por edhe këta persona ma të ndjeshëm të shoqërisë sonë, tha Joseph. Ai tha se Institucionet Demokratike në Kosovë duhet të din jo vetëm për personat me aftësi të kufizuar por edhe për aftësitë e tyre.
Kryetari i OPFAKOS-të, Gani Mehmeti ka përshëndetur të pranishmit dhe i ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që QKSPESH dhe OSBE i bënë personave me aftësi të kufizuar në realizimin e aktiviteteve të tyre. Mehmeti gjatë fjalimit të tij tha se është shumë e rëndësishme që këta persona kanë gjetur përkrahje nga QKSPEZH-i dhe OSBE. Kjo përkrahje që po bëhet tani është një shembull shumë i mirë të cilin duhet ndjekur, tha Mehmeti.
Mehmeti ka shprehur dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Tani shtatë vjet gjejmë përkrahje të madhe nga Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. U jemi shumë mirënjohës donatorëve që kanë përkrahur këtë miniolimpiad siç janë OSBE-ja MPB, QKSPEZH, u shpreh Mehmeti.
Pas hapjes zyrtare, pjesëmarrësit kanë vazhduar garat në aktivitete të ndyshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, goll-boll, pikado, shenjëtari etj.
Në fund të kësaj ngjarje e cila zgjati dy ditë radhazi pjesëmarrësit fitues të garave të miniolimpiadës ju shpërndan medalje, certifikata dhe mirënjohje.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim mbahet Miniolimpiada për personat me aftësi të kufizuara
Vushtrri, 17 qershor 11- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do të mbahet miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara. Miniolimpiada do të mbahet dy ditë radhazi të shtunën dhe të dielën (me datën 18 dhe 19 qershor). Hapja e ceremonisë zyrtare do të bëhet të shtunën në ora 11:00, në QKSPEZH. Miniolimpiada e cila organizohet nga OPFAKOS përmban aktivitet të ndryshme sportive si: vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, goll-boll, pikado, shenjëtari etj. Pjesëmarrës do të jenë 450 persona, të cilët janë kryesisht fëmijë të përcjellë nga familjarët e tyre dhe organizatorët.
Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) edhe kësaj radhe janë sponsor gjeneral i miniolimpiadës për persona me aftësi të kufizuar.
Ftohen mediat që të jenë prezent.