Lajmet
Lajmet
Përfundoi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore
Vushtrri, 20 gusht 2010- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot përfundoi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore. Ky trajnim u organizua për herë të parë nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i zjarrfikësve të rinj në rast nevojave emergjente si dhe ngritja e kapaciteteve te këtij agjencioni.
Në këtë trajnim murrën pjesë dhjetë pjesëmarrës nga gjatë komuna të Republikës së Kosovës. Pjesëmarrësit vlerësuan shumë lartë mbajtjen e këtij trajnimi si dhe theksuan se ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për qytetarët në raste emergjente. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit edhe u certifikuan.
Filloi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore
Vushtrri ,18 gusht 10- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), sot për herë të parë organizon trajnimin për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore.
Ky trajnim u organizua duke u bazuar në kërkesat e Brigadave zjarrfikëse dhe temperaturat e larta që janë duke mbretëruar në Kosovë, më qëllim të ruajtjes së pasurisë shtetërore dhe asaj private. Në këtë trajnim do të marrin pjesë zjarrfikës nga gjashtë Komuna të Republikës së Kosovës. Trajnimi për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore zgjat dy ditë.
Ekspertet e sigurisë nga Hungaria vizitojnë QKSPEZH
Vushtrri, 03 gusht 2010- Nesër në ora 9:00, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do ta vizitoj një delegacion i ekspertëve të sigurisë nga Hungaria i kryesuar nga kolonel z.Lazlo Szedres. Ekspertet e sigurisë nga Hungaria do të pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z. Sheremet Ahmeti si dhe zyrtar të lartë të Qendrës.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.
Përfundoi trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë
Vushtrri, 23 korrik 10 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), përfundoi trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili është udhëhequr nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës kanë marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës ka qenë bartja e përvojave të tyre tek pjesëtarët e emergjencave në Kosovë.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z. Ali Bjagora, zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave Alush Beqiri, si dhe Rrahman Sefedini nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave në qendër. Duke vlerësuar lartë mbajtën e këtij trajnimi, pjesëmarrësit vlerësuan se ky trajnim pjesëtarëve të emergjencave do tiu ndihmoi që punën e tyre ta kryejnë në mënyrën sa më efikase.
Drejtori për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora duke përshëndetur të pranishmit, ka vlerësuar se mbajtja e këtij trajnimi është ngjarje shumë e rëndësishme për Qendrën e në theks të veçantë për Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave, z.Alush Beqiri ka shfaqur shpresën se pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka fituar njohuri dhe shkathtësi të cilat do tju ndihmojë në kryerjen e punës së tyre.
Ju jeni ata që keni marrë njohuri dhe shkathtësi të cilat do të jenë në interes të menaxhimit të emergjencave për qytetarët e Kosovës, tha Beqiri.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u ndan të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij trajnimi të cilët falënderuan Qendrën për kontributin e dhënë në mbajtjen e këtij trajnimi.
Në fund të ceremonisë pjesëmarrësve të trajnimit ju shpërndan certifikatat.
Përfundoi trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë
Vushtrri, 23 korrik 10 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), përfundoi trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili është udhëhequr nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës kanë marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës ka qenë bartja e përvojave të tyre tek pjesëtarët e emergjencave në Kosovë.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z. Ali Bjagora, zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave Alush Beqiri, si dhe Rrahman Sefedini nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave në qendër. Duke vlerësuar lartë mbajtën e këtij trajnimi, pjesëmarrësit vlerësuan se ky trajnim pjesëtarëve të emergjencave do tiu ndihmoi që punën e tyre ta kryejnë në mënyrën sa më efikase.
Drejtori për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora duke përshëndetur të pranishmit, ka vlerësuar se mbajtja e këtij trajnimi është ngjarje shumë e rëndësishme për Qendrën e në theks të veçantë për Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave, z.Alush Beqiri ka shfaqur shpresën se pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka fituar njohuri dhe shkathtësi të cilat do tju ndihmojë në kryerjen e punës së tyre.
Ju jeni ata që keni marrë njohuri dhe shkathtësi të cilat do të jenë në interes të menaxhimit të emergjencave për qytetarët e Kosovës, tha Beqiri.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u ndan të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij trajnimi të cilët falënderuan Qendrën për kontributin e dhënë në mbajtjen e këtij trajnimi.
Në fund të ceremonisë pjesëmarrësve të trajnimit ju shpërndan certifikatat.
Agjencioni i Menaxhimit dhe Emergjencave ka filluar trajnimin Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë
Vushtrri, 20 korrik 10 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), ka filluar trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili po udhëhiqet nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës janë duke marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Trajnimi i cili ka filluar të hënë më 19 korrik 2010 do të përfundoj të premten ku të gjithë atë pjesëmarrës të cilët përfundojnë më sukses këtë trajnim do të certifikohen.
Diplomoi gjenerata e 41-të e Policisë së Kosovës
Vushtrri, 16 korrik 10 - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot diplomoi gjenerata e 41-të e Policisë së Kosovës (PK). Kjo gjeneratë numëron 75 pjesëtarë, të cilët gjatë trajnimit të modifikuar 12 javor ata janë trajnuar sipas planprogramit të dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Gjatë ceremonisë së diplomimit të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, drejtori i Shkollës së Trajnimit Policor në Nazili të Turqisë, Ahmet Pala, nënkolonel Driton Zabërxha si dhe përfaqësuese nga OSBE-ja.
Me këtë rast drejtuesit e Policisë së Kosovës u zotuan se do të jenë të përkushtuar për të garantuar rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi duke përshëndetur të pranishmit në emër të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit ka shfaqur shpresën se çdo pjesëtarë i policisë do ta kryej punën e tij me dinjitet dhe përkushtim të plotë.
Profesioni që ju keni zgjedhur është profesion më fisnor, sepse ju jeni ata që do ta mbroni vendin dhe do të vendosin rend dhe rregull në Kosovë. Gjenerata e juaj dhe gjenerata tjera do ti mbrojë vlerat e çdo qytetari të Kosovës pa dallim feje, etnie, race apo gjinie, kështu u tha z.Selimi të sapodiplomuarave.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Shermet Ahmeti tha se policët që sot po diplomojnë do të jenë një faktor i rëndësishëm i ruajtjes së sigurisë, rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës, ju do te jeni në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve pa dallime nacionale, racore, etnike, fetare regjionale etj.
Objektivi i trajnimeve tona ka qenë dhe është Policia e Republikës së Kosovës të punojë mbi bazën e vlerave më themelore të civilizimit njerëzor demokratikë, ligjshmërinë , mosdiskriminimin, lirinë, barazinë, profesionalizmin, bashkëpunimin me komunitetin, efikasitetin në detyrë dhe respektimin vlerave të tjera demokratike që kanë bëjnë me mbrojtjen e çdo qytetari të Republikës së Kosovës.
Z. Ahmeti tha se motoja e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është: dije, njohuri dhe profesionalizëm sa më i madh për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Zëdhënsja e gjeneratës së 41-të të Policisë së Kosovës znj.Ruke Dobraj tha se që nga dita e sotme familjes së madhe dhe të shenjët të zbatuesit të ligjit ju bashkua edhe një gjeneratë e re të cilët do të na kenë përkrahë me plotë përgjegjësi morale, profesionale dhe do ti kryejmë me nderë të gjitha detyrat që na udhëzon ligji i Republikës së Kosovës.
Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasave dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmit përgjatë 3 mujorit të trajnimit. Këta flamuj iu dorëzuan drejtorit të Drejtoratit për Trajnime Mandatorë, nënkolonel Driton Zabërgja.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike nesër diplomon gjenerata e 41-të e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës
Vushtrri 16 korrik 10- Të premtën, me datë 16 korrik10 në ora 10:30, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do të mbahet ceremonia e Diplomimit e gjeneratës së 41-të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të policisë së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e Diplomimit do të jenë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Zyrtar Policorë të Rajoneve të ndryshme, nga KFOR-i, EULEX-i, OSBE, ICITAP si dhe familjarë të zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 41-të.
Ftohen mediat që të jenë prezentë në ceremoninë e Diplomimit.
Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti priti në takim drejtorin e Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë, Ahmet Pala
Vushtrri, 14 korrik 10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot e vizitoi një delegacion nga Turqia i udhëhequr nga drejtori i Shkollës së Trajnimit Policor në Nazili të Turqisë z.Ahmet Pala. Delegacioni u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z. Sheremet Ahmeti, zyrtarë të lartë të Qendrës, nga përfaqësuesit e agjencioneve që funksionojnë në kuadër të QKSPEZH-it si dhe nga përfaqësuesit e OSBE-së.Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes këtyre dy akademive, Qendrës së Kosovës për Siguri Publike dhe Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë.
Fillimisht z.Ahmeti delegacionin e njoftoi me të gjitha të arriturat e Qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga gjitha agjencionet si Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimit Korrektues dhe Dogana e Kosovës.Kryeshefi z.Ahmeti tha se Qendra e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shkollën e Trajnimit Policor të Turqisë. Në këtë kuadër, z. Ahmeti vlerësoi nivelin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Turqisë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të tyre.
Ne shumë shpejt do të nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi me Shkollën e Trajnimit Policor të Turqisë memorandum ky i cili do të mundësojë shkëmbimin e përvojave mes dy qendrave të sigurisë publike, asaj të Kosovës dhe Turqisë, tha z.Ahmeti. Me këtë rast z.Ahmeti falënderoi shtetin turk për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës në thekës të veçantë Qendrës. Ndërsa drejtori i Shkollës së Trajnimeve Policore të Nazili të Turqisë z Ahmet Pala duke falënderuar Qendrën për mikpritjen tha se qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes QKSPEZH-it dhe SHTP-së të Turqisë. Turqia e ka ndihmuar Kosovën dhe do të vazhdojë ta ndihmojë edhe në të ardhmen, ndërsa ne si Shkollë do ta ndihmojmë dhe përkrahim në vazhdimësi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, tha Pala. Gjatë takimi drejtori i Departamentit për Përkrahje Programore Ali Bajgora para delegacionit turk e bëri prezantimin e Qendrës.
Në fund të vizitës ata (delegacioni turk) e bënë një vizitë objekteve të Qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen pjesëtaret e agjencioneve të sigurisë publike.
Drejtori i Akademisë Policore të Turqisë, Ahmet Pala, nesër vizitonë QKSPEZH-in
Vushtrri, 13 korrik 10 Nesër në ora 9 : 30 një delegacion turk i kryesuar nga drejtori i Shkollës së Trajnimit Policor në Nazili të Turqisë, Ahmet Pala, do ta vizitojnë Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku do të takohen me Kryeshefin Ekzekutiv të Qendrës z.Sheremet Ahmetin. Pas këtij takim delegacioni turk i shoqëruar nga Kryeshefi z.Ahmeti dhe drejtori i Administratës dhe Logjistikës, Halim Shala në ora 14 : 30 do ta vizitojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) ku atje do të priten nga ministri z.Bajram Rexhepi.
Ftohen të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara që të përcjellin takimin e Kryeshefit Ekzekutiv me drejtorin e Akademisë Policore të Turqisë, Ahmet Pala
Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Sigurisë Publike z.Ahmeti vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Vushtrri, 8 korrik '10- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) z. Sheremet Ahmeti u kthye nga vizita zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z.Ahmeti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marr pjesë në konferencën e Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të Zbatimit të Ligjit. Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, z.Ahmeti ka vizituar edhe Washingtonin ku është takuar me zyrtar të lartë të sigurisë së këtij vendi. Gjatë vizitës së tij në shtetet e Bashkuara të Amerikës z.Ahmeti pati takime edhe me strukturat udhëheqëse të FBI-it. Në fund të vizitës ai u takua edhe me ambasadorin e Kosovës në SHBA z. Avni Spahiu.
Po ashtu kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala dhe Dhurata Sadiku këshilltare në Ministrin e Punëve të Brendshme, murrën pjesë edhe në konferencën e Lidershipit të organizuar nga Asociacioni i Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC) si dhe nga Kolegji Policor Evropian (CEPOL) të mbajtur në Bruksel.