Lajmet

Lajmet

Diplomoi gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vushtrri, 17 Prill 2009

Pas një trajnimi intenziv njëmbëdhjetë javor të 70 oficerëve të rinj korrekutes, në Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomoi gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm Minstrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi, Komesari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, Zëvendësministri i FSK-së, Behxhet Brajshori, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga EULEX-i, si dhe mysafirë të tjerë dhe familjarë të oficerëve të korrektues.

Ministrja Kelmendi uroi oficerët e rinj për diplomimin dhe tha se “nuk dyshoj në atë që do të jeni profesionalë në vendet tuaja të punës dhe besoj se atë që keni mësuar gjatë trajnimit, do  ta zbatoni në punën tuaj”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës nga numri ipërgjithshëm i oficerëve, 7.5 përqind ka minoritete, gjë që ne na bën të jemi krenar që ky shërbim përfaqëson komunitetin”.

Ajo vlerësoi lartë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional, në veçanti bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.

Znj.Kelmendi falenderoi mysafirët që kishin gjetur kohë t’i bashkangjiten ceremonisë së diplomimit.

Ndërkaq, Komesari i SHKK-së, Resmi Hoxha përgëzoi oficerët për diplomimin.

“Ne jemi të përkushtuar çdo herë që të mbizotërojë drejtësia, prandaj unë besoj që edhe kjo gjeneratë me përkushtim do të zabtojë  misionin duke pasur parasysh gjithmon zbatimin e ligjit”, tha ndër të tjera z.Hoxha.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, vlerësoi se  vizioni i përbashkët, edukimi dhe trajnimi kanër rol të veçantë në formimin e kuadrit profesional të institucioneve.

 “Ndërtimin i institucioneve të zbatimit të ligjit në frymën e institucioneve përfaqësuese, llogaridhënëse dhe demokratike është vizioni jonë i përbashkët për një jetë më të qetë dhe më të sigurtë”, tha z.Ahmeti.

Ndërsa, u.d/drejtori i QKSPEZH, Lulzim Fushtica tha se “ne jemi të përkushtuar dhe vazhdojmë të mbështesim trajnimet që zhvillohen në qendër, sipas standardeve të kërkuara”.

 

Shefat e Policisë të vendeve të rajonit vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri

Vushtrri, 23 mars 2009- Të hënën  më 23  mars të  këtij viti, pjesëmarrësit  e  Konferencës Rajonale   të  shefave  të Policisë,  vizituan  Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.

Pasi u uroj mirëseardhje,  u.d.drejtori i QKSPEZH  z.Lulzim Fushtica i njoftoi mysafirët për të  gjitha aktivitetet  që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, me kapacitetet  dhe mundësitë  që  ofron  kjo Qendër, në trajnimin e pjesëtarëve të  Policisë dhe  të Agjencioneve të  tjera   të Sigurisë Publike.

\"\"Vlenë të  theksohet që kjo konferencë për veç tjerash kishte për qëllim  shkëmbimin e praktikave më të mira trajnuese (qendrat për edukim dhe zhvillim), si dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, krimit të  organizuar/krimet ndërkufitare,prandaj në ditën e  parë  të   punimeve, pjesëmarrësit e kësaj konference, vizituan Qendrën ku trajnohen pjesëtarët e  Sigurisë. 

Delegacioni  me shefat  e Policisë vizitoi edhe ambientet e Qendrës për t’u njohur më afër me punët e  kësaj Qendreje, me  c’rast  Njësitë  e  Specializuara  të  Policisë së Kosovës, bënë  disa  demonstrime  të  improvizuara  të  aktiviteteve  të  njësive  përkatëse. .
 

Student të Universitetit ‘Iliria” vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 16 mars 2009- Sot, një grup studentësh të Universitetit  ‘Iliria’,  vizituan  Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.
Instruktor të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim i njoftuan këta  student  për trajnimet të cilat  kjo Qendër i ofron për Agjencionet e Sigurisë Publike.
Vlenë të  theksohet se këta të rinjë ishin student në fakultetin e kriminalistikës dhe në fakultetin juridik dhe qëllimi i kësaj vizite ishte që ata të njihen më afër  me Qendrën në të  cilën trajnohen pjesëtarët e Sigurisë Publike të Kosovës.
 

OSBE-ja dhuron donacion për agjencionet e sigurisë publike

Vushtrri, 09 Mars 2009  

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhuroi donacion për Qendrën e Kosovës për  Siguri Publike dhe agjencionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë. Ky donacion përmbante çantat e kuqe për ndihmë të parë në zonat urbane, dhe çantat ngjyrë hiri që shërbejnë për ndihmë të parë në zonat rurale.

Disa nga këto çanta do të shfrytëzohen për trajnim në QKSPEZH,  ndërsa të tjerat do të shfrytëzohen nga Qendra e Trajnimit të DME-së, Shërbimi Zjarrfikës i Shpëtimit dhe Policia e Kosovës.

Ceremonia e dhënies së donacionit u mbajt sot, duke filluar nga ora 11:00, në bazën e Departamentit për Menaxhim të Emergjencave (DME), në fshatin Studime (afër Vushtrrisë).

Të pranishëm në ceremoni ishin: Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer, Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Jashari, Drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, drejtori i Departamentit për Siguri pranë OSBE-së, Carsten Tweinmayer si dhe përfaqësus të tjerë të agjencioneve të sigurisë publike.

Ambasadori Almhofer falenderoi agjencionet e sigurisë për gadishmërinë që kanë treguar në bashkëpunim të vazhdueshëm. Ai tha se “përmes trajnimeve dhe punës së përbashkët, realizohet përpjekja jonë që të gjithë së bashku të përmirësojmë kushtet  e jetesës në Kosovë”.

“Ky nuk është fundi i donacioneve nga OSBE-ja dhe mbështetja jonë nuk do të mungojë as në të ardhmen”, tha ambasadori Almhofer.

Ndërkaq, sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Jashari, në emër të ministrit të MPB-së, Zenun Pajaziti, falenderoi OSBE-në për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Hapat që kanë arritur institucionet vendore, do të ishin të pamundur pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe ndihma e tyre edhe më tutje është e mirëseardhur”, tha z. Jashari.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, falenderoi OSBE-në për mbështetje dhe ngritje të integritetit të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të rendit dhe sigurisë.

“Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera, duke dhuruar donacione të shumta në pajisje, ndërtimin e poligoneve si dhe angazhimi për ngritjen profesionale të sektorit të sigurisë në përgjithësi”, tha z. Ahemti.

Pas pranimit të donacionit, u bë demonstrimi praktik i një ushtrimi me skenar të një aksidenti mes dy veturave ku kishte persona të lënduar, që dëshmon bashkëpunimin e Shërbimit Zjarrfikës, Shërbimit të Ambulancës dhe Policisë së Kosovës.

Sipas shefit të Sektorit për Zhvillim të Sigurisë Publike (Departamenti për Siguri dhe Çështje të Sigurisë, OSBE), Heinz Schneider, ky demonstrim paraqiste filozofinë e trajnimeve që zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike dhe falenderoi u.d./drejtorin e QKSPEZH-së,Lulzim Fushtica, për implementimin e vazhdueshëm të kësaj filozofie.

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota

Vushtrri, 25 shkurt 2009- Të mërkurën  Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e  vizitoi ministri Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.

Gjatë  kësaj vizite, ministri  Mujota  u njoftua për së afërmi  me përgatitjet që po marrin pjesëtarët e  FSK-së.Ministri Mujota tha se deri në shtator  do të mbyllen trajnimet  për FSK-në, atëher  do  të kemi kapacitetet e para  fillestare . ‘Do të tejkalohen të gjitha  sfidat që na  dalin përpara, krijimi i FSK-së është në të mirë dhe në interes të paqes  dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës’, theksoi ministri i Forcës së  Sigurisë së Kosovës, z. Fehmi Mujota.
 

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim , në Vushtrri e vizitoi gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah

Vushtrri, 24 shkurt 2009- Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e  vizitoi, gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah, i shoqëruar nga dy këshilltarë  të  tij.

Pasi u uroj mirëseardhje, u.d.drejtorit të Qendrës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Lulzim Fushtica i njoftoi mysafirët lidhur me themelimin e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, aktivitetet e  Qendrës,  por edhe për punët dhe aktivitetet që e presin Qendrën në të ardhmën. U.d. drejtorit të  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Fushtica falenderoi gjeneralin Philipe Brah, për ndihmën  e vazhdueshme  të KFOR-it Francez, në  trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë  dhe  avancimin e  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah, falenderoi u.d. të drejtorit të Qendrës  së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z. Lulzim Fushtica  për pritjen  duke shtuar se “dyert tona janë gjithmonë të hapura për bashkëpunim me ju”.

Pas këtij takimi kryesia  e  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e shoqëroi delegacionin  e KFOR-it Francez  duke  vizituar  ambientet  përbrenda  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për  t`u njohur më për së afërmi  me  aktivitetet, punët dhe të  arriturat  e kësaj qendreje.
 

Delegacioni nga Qendra e Formimit Policor të Shqiperisë viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 10 shkurt '09 - Një delegacion nga Qendra për Formimin Policor (QFP) të Shqiperisë i kryesuar nga Muhamet Rrumbullaku- drejtor i QFP, Joseph Hauer- këshilltar nga ICITAP dhe udhëheqës tjerë të departamentit të trajnimeve të policisë, arriti të martën, me 10 shkurt, për vizitë pune tre ditore në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
 
Qëllimi i vizitës është takimi me homologët e trajnimit nga Qendra e Kosovës për Siguri Publike për të këmbyer dhe ndarë në të ardhmen nevojat dhe burimet e trajnimit.

Përfaqësuesit nga QFP kanë për qëllim që të mësojnë nga përvoja kosovare mënyrat e identifikimit dhe përgatitjen e instruktorëve të trajnimit për ngritje në gradë, si dhe identifikimin dhe marrjen e një modeli që mbështet menaxhimin, bashkëvendimin dhe kryerjen e trajnimit.

Gjatë kësaj vizite udhëheqësit e QKSPEZh-it dhe përfaqësuesit nga QFP diskutuan për funksionimin e Qendrës, mësimdhënien, zhvillimin e kurseve dhe ngritjen e gradave të policisë.

Po ashtu, gjatë takimit u prezentuan edhe metodat që po përdoren për të menaxhuar trajnimin e ofruar nga organizatat donatore.

Vizita pritet të përfundojë të enjten, me 12 shkurt të këtij viti.

 

Filloi trajnimi me automjet rrëshqitës

Sot filloi trajnimi i pjesëmarrësve me automjet rrëshqitës.
Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i pjesëmarrësve për vozitje në kushte të vështira atmosferike, përkatësisht gjatë dimrit kur temperaturat janë të ulëta dhe rrugët janë të rrëshqitshme nga akulli, shiu apo balta, bëri të ditur toger Reshat Bugaçki, shef i Njësisë së Trafikut në Qendrën për Siguri Publike.
Trajnimi do të zgjasë dy ditë dhe marrin pjesë tetë zyrtarë nga OSCE-ja.
 

Fillon trajnimi bazë i gjeneratës së 37-të të Policisë së Kosovës

Vushtrri 2 shkurt ’09 - Sot filloi trajnimi themelor i gjeneratë së 37-të të Policisë së Kosovës. Trajnimi do të zgjasë 12 javë dhe marrin pjesë 80 kadetë

Fillon trajnimi themelor i gjeneratës së 37-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vushtrri,  2 shkurt '09 - Sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 37-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 70 pjesetarë.
Trajnimi bazik do të zgjasë  15  javë. Pjesa teorike e trajnimit do të mbahet në QKSPEZH, ndërsa 3 javë praktike në burgjet e Kosovës.