Lajmet
Lajmet
Filloi zbatimi i programit të intershipit
Vushtrri, 21 korrik 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filloi se zbatuari programi i intershipit. Studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike që nga data 20 korrik 2015 kanë filluar praktiken nëpër agjencionet e sigurisë publik. Gjatë një takimi që u mbajt sot ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, stafi akademik i Fakultetit të Sigurisë Publike, studentët e këtij fakulteti si dhe mentorët e agjencioneve të sigurisë, u diskutua rreth të arriturave dhe zbatimit të programit studimor bachellor në mënyrë teorike, si dhe rreth fillimit të praktikës studimor nga ana e studentëve. Periudha e parë e praktikës se studentëve do të zgjatë nëntë javë.
Programi studimor bachellor i sigurisë publike në Akademinë e Sigurisë Publike zgjatë katër vjet dhe ka 240 kredi, ku një e treta e këtij programi përbëhet nga pjesa praktike.
Ndryshe Fakulteti i Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është hapur në vitin 2014 dhe viti i parë akademikë 2014/2015 ka filluar më 15 tetor 2014, ku janë duke ndjekur studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor bachellor në fushën e sigurisë.
Vazhdohet konkursi deri me datën 22 korrik
Vushtrri, 14 korrik 2015 Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2015/2016 i hapur me datën 01.07.2015 korrik do të vazhdojë deri më datën 22 të këtij muaj në ora 16:00.
Ndërsa provimi pranues mbahet më datën 27.07.2015 duke filluar nga ora 10:00, kurse rezultatet publikohen me datën 31.07.2014.
Kandidatët të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit për Ankesa në Akademi nga data 03.08.2015 deri me datën 05.08.2015 ora 16:00
Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK), Shërbimi Korrektues i Kosoves (SHKK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) si dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK).
Për më shumë informata klikoni këtu:
Konkursi: http://www.aksp-ks.net/KONKURS.pdf
Aplikacioni : http://www.aksp-ks.net/Aplikacion.pdf
Manuali për provim pranues: http://www.aksp-ks.net/Manuali_per_provim.pdf
U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2015/2016
Vushtrri, 1 korrik 2015 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin akademikë 2015/2016. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave, Inspektorati Policor si dhe Shërbimi Sprovues.
Për më shumë informata klikoni këtu:
Konkursi: http://www.aksp-ks.net/KONKURS.pdf
Aplikacioni : http://www.aksp-ks.net/Aplikacion.pdf
Manuali për provim pranues: http://www.aksp-ks.net/Manuali_per_provim.pdf
Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Akademinë
Vushtrri, 30 qershor 2015 Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës Nuredin Ibishin dhe Rexhep Selimin; anëtar të Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Qëllimi i vizitës ishte që të njihen me për se afërmi me punën dhe aktivitetet në Akademi.
Drejtori Smakiqi i njoftoi deputetet për të gjitha aktivitet, arritjet dhe sfidat e AKSP-së.
Po ashtu Smakiqi i njoftoi ligjvënësit edhe për projektin e binjakëzimit, ku si rrjedhojë e punës se mirëfilltë dy vjeçare është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike.
Drejtori Smakiqi gjatë takimit më deputetet foli edhe për proceset e fundit, për progresin e arritur në Akademi, zhvillimin e trajnimeve nga agjencitë e sigurisë, funksionalizimin e Fakultetit të Sigurisë si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.
Duke folur rreth trajnimeve drejtori Smakiqi i informoi deputetet se në Akademi trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit.
Ndërsa deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë takimit vlerësuan se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është vend adekuat për t'i ofruar trajnime dhe përgatitje shkencore pjesëtareve të sigurisë publike në vend.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës me këtë rast premtuan se do t'i japin mbështetje Akademisë në çdo aspekt.
Ata vlerësuan se Akademia ka bazament dhe kapacitet që të jetë një qendër e rëndësishme për trajnimet e pjesëtarëve të sigurisë publike, jo vetëm për agjencitë e sigurisë në vend por edhe më gjerë.
Filloi mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara në Akademi
Ministri Bajrami vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 23 qershor 2015 Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth projektligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë, konkretisht përfshirja e propozimeve dhe komenteve të Akademisë.
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi fillimisht ka falënderuar ministrin Bajrami për përkrahjen. Drejtori Smakiqi gjatë takimit foli rreth funksionimit të Akademisë, trajnimeve dhe aktiviteteve. Në theks të veçantë drejtori Smakiqi foli për themelimin, hapjen dhe funksionimin e Fakultetit të Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë.
Ndërkaq duke folur rreth projektligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë, i cili pritet shume shpejtë të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ministri Bajrami tha se Akademia ka shënuar arritje të mëdha.
Sa here që vizitoi Akademinë shoh përparime, ky institucion është e pasqyrë e arritjes se shteti tonë, tha Bajrami.
Ai tha se do ta përkrah Akademinë, konkretisht Fakultetin e Sigurisë Publike në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e programeve. Ai ka vlerësuar lartë krijimin e kurrikulave në Fakultetin e Sigurisë Publike, po ashtu ai tha se ciklet e studimeve janë plotësisht në pajtim me ligjin dhe me standardet e Bolonjes.
Ju përgëzoj për kurrikulen, është i vetmi institucion ku është evalvimi i mësimit praktik me kredi, u shpreh Bajrami i cili tha se edhe krijimi i organeve të qeverisjes se Fakultetit janë sipas ligjit.
Uroi që më kohë të filloi dizajnimi i programeve për master në mënyrë që këta studentë të cilët i mbarojnë studimet, të fillojnë më studime master. Ne kemi njohur Akademinë si një institucion specifik që ofron një arsim special të lartë, tha Bajrami.
Dëshirojmë që Akademia të jetë lider dhe e vetmja që ofron standarde në fushën e sigurisë, u shpreh ai.
Në fund ministri Bajrami shprehu gatishmërinë ta përkrah Akademinë konkretisht Fakultetin e Sigurisë Publike edhe në të ardhmen.
Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi gjatë takimit ka folur rreth funksionimit, misionit dhe vizionit të Fakultetit.
Propozimi për përfshirjen e Akademisë në draft/ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, të cilin e prezantoi Shpend Shabani, Drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore ka zgjuar debat edhe nga mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe u mirëprit nga Ministri Bajrami.
Diplomoi gjenerata e 52 e kadetëve të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 12 qershor 2015 Që nga sot Policisë së Republikës së Kosovës do ti shtohen edhe 141 zyrtar policor. Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), pas një trajnimi gjashtë mujor sot diplomoi gjenerata e 52 e kadetëve të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, drejtuesit e agjencioneve të Sigurisë Publike dhe institucioneve shtetërore, përfaqësues e ICITAP-it, OSBE-së dhe KFOR-it.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 52-të, të kadetëve tha se Policia e Kosovës është një forcë demokratike, shumë funksionale dhe më e mira në rajon.
Policia e Kosovës është një forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie dhe feje, u shpreh Hyseni duke thënë se policet e sapo diplomuar do të bëhen pjesë e një instrumenti të pazëvendësueshëm për rend dhe ligj në Republikën e Kosovës.
Do të jeni në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në shërbim të sigurisë dhe në shërbimit të mirëqenies së secilit qytetar të vendit, tha ministri Hyseni duke uruar kadetëve policor suksese në punën e tyre. Ai ka ftuar kadetët që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, e cila siç tha ai deri më sot ka dhënë prova të jashtëzakonshme të një punë të shkëlqyeshme.
Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhumi vlerësoi se trajnimi i kadetëve policor është bërë ashtu siç kërkohet që të jetë Policia e Kosovës në nivel të standardeve më të larta.
Maxhuni para të pranishmëve tha se vizioni i Policisë së Kosovës është zbatimi i ligjit prandaj ka ftuar të gjithë zyrtarët e rinj policor që ta ndiqnin këtë rrugë.
Sundimi i rendit dhe ligjit është një parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë, u shpreh Maxhuni.
Maxhuni ka ftuar të gjithë zyrtarët policorë që gjatë punës së tyre të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm. Ai ka uruar kadetët edhe për uniformen e re të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, tha se Akademia vazhdon të jap kontribut të jashtëzakonshëm në ofrimin e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike. Smakiqi gjatë fjalimit në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 52-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, tha se pesëdhjetë e dy gjenerata dhe më shumë se 12 mijë zbatues të ligjit janë trajnuar në Akademi.
Drejtori Smakiqi vendimin e kadetëve për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës e ka vlerësuar shumë lartë duke thënë se profesioni i policit është profesion i shenjtë. Akademia tani më është qendër e fort e të gjitha llojeve të trajnimit me bashkëkohore për të gjitha Agjensionet e Sigurisë Publike, tha Smakiqi .
Para kadetëve të sapo diplomuar, drejtori Smakiqi, tha se Akademia do tiu siguron trajnime të vazhdueshme dhe arsimim bashkëkohor. Në fund Smakiqi ka uruar kadetët për diplomimin e tyre dhe për uniformen e re të Policisë së Kosovës. Ai i ka ftuar policët e rinj që ta dëshmojnë vetën në punën e tyre ashtu siç e dëshmuan gjatë trajnimit bazik.
Përfundoi trajnim për zyrtaret kufitar te vijës se gjelbër
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi Trajnimi Regjional për Vije te Gjelbër Kufitare, i cili zgjati një javë. Në trajnim morën pjesë 27 oficer policor nga vendet e regjionit.
Trajnimi është organizuar nga ICITAP-it (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Penal) të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën përkujdesjen e Aurora Castillo, këshilltare e lartë për PMIK ( Programi i Minaxhimit të Integruar të Kufirit) dhe nënkolonelit, Mentor Shabani, zyrtari i lart nga Policia Kufitare e Kosovës.
Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë, Cameron Fisher Menaxher i Programit të ICITAP-it, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i PK-së, Ismail Smakiqi, Drejtor i Përgjithshëm AKSP-së.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke falënderuar në veçanti ICITAP-in për përkrahjen e këtij trajnimi.
Akademia do të vazhdoi të përkrah të gjitha trajnimet regjionale të cilat kanë një rëndësi tepër të madhe për sigurinë e qytetarëve. Ai falënderoi ICITAP-in për organizimin këtij trajnimi.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni duke përshëndetur të pranishmit iu uroi suksese në punën e tyre, pjesëtarëve të sigurisë publike nga Kosova dhe vendet e rajonit.
Policia e Kosovës do të jetë e hapur me të gjitha Policitë e Vendeve të Regjionit dhe më gjer. Kjo është e vetmja rrugë e ndaljes të kanosjeve të cilat mundë të i kemi si regjion.
Ndërsa Cameron Fisher menaxher i projektit të ICITAP-it i inkurajoi zyrtarët policor për punën dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë këtij trajnimi.
Gjithashtu ai theksoi se ICITAP ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë në arritjen e objektivave për trajnimin dhe aftësimin sa më profesional për pjesëtarët e sigurisë publike.
Në funde u ndanë certifikata për vijuesit e trajnimit.Po ashtu Zoti Cameron Fisher menaxher i projektit të ICITAP-it ndau mirënjohje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe drejtorin e saj Zotin Smakiqi.
Përfundoi trajnim për zyrtaret kufitar te vijës se gjelbër
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi Trajnimi Regjional për Vije te Gjelbër Kufitare, i cili zgjati një javë. Në trajnim morën pjesë 27 oficer policor nga vendet e regjionit.
Trajnimi është organizuar nga ICITAP-it (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Penal) të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën përkujdesjen e Aurora Castillo, këshilltare e lartë për PMIK ( Programi i Minaxhimit të Integruar të Kufirit) dhe nënkolonelit, Mentor Shabani, zyrtari i lart nga Policia Kufitare e Kosovës.
Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë, Cameron Fisher Menaxher i Programit të ICITAP-it, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i PK-së, Ismail Smakiqi, Drejtor i Përgjithshëm AKSP-së.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke falënderuar në veçanti ICITAP-in për përkrahjen e këtij trajnimi.
Akademia do të vazhdoi të përkrah të gjitha trajnimet regjionale të cilat kanë një rëndësi tepër të madhe për sigurinë e qytetarëve. Ai falënderoi ICITAP-in për organizimin këtij trajnimi.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni duke përshëndetur të pranishmit iu uroi suksese në punën e tyre, pjesëtarëve të sigurisë publike nga Kosova dhe vendet e rajonit.
Policia e Kosovës do të jetë e hapur me të gjitha Policitë e Vendeve të Regjionit dhe më gjer. Kjo është e vetmja rrugë e ndaljes të kanosjeve të cilat mundë të i kemi si regjion.
Ndërsa Cameron Fisher menaxher i projektit të ICITAP-it i inkurajoi zyrtarët policor për punën dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë këtij trajnimi.
Gjithashtu ai theksoi se ICITAP ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë në arritjen e objektivave për trajnimin dhe aftësimin sa më profesional për pjesëtarët e sigurisë publike.
Në funde u ndanë certifikata për vijuesit e trajnimit.Po ashtu Zoti Cameron Fisher menaxher i projektit të ICITAP-it ndau mirënjohje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe drejtorin e saj Zotin Smakiqi.
Nesër diplomon gjenerata e 52-të e zyrtarëve policor
Njoftim për media
Vushtrri, 11 qershor 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), nesër në ora 12:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 52 -të e zyrtarëve policor (kadetë) të Policisë së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit pritet të jenë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.
Ftohen mediat që të marrin pjesë.
U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë
Vushtrri, 08 qershor 2015 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajti sot takimin e njëmbëdhjetë ku u diskutuan çështje të cilat kanë të bëjnë me procesin dhe aktivitetet që zhvillohen në Akademi.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth shpenzimeve dhe planifikimit buxhetor në organizimin e trajnimeve.
Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, elaburoi çdo shpenzim që është bërë dhe do të bëhet për aktivitetet dhe trajnimet.
Ndërkaq Bordi i Akademisë e konfirmoi mbështetjen si institucion më i rëndësishëm për zhvillimin e trajnimeve dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Pikë diskutimin në rëndin e ditës ka qenë edhe përcaktimi i kuotës për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin 2015/2016.
Më këtë rast Bordi i Akademisë mori vendim se numrin i atyre që do të ndjekin studimet në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e ri akademik 2015/2016, do të jetë 65 studentë.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth përcaktimit të statusit të studentëve në agjencionet e sigurisë publike pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Emrush Thaci, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, Drejtoresha e Shërbimit Sprovues Metije Ademi, përfaqësuesja e Doganave së Kosovës si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.