Lajmet

Lajmet

Filloi trajnimi “ Identifikimi i Viktimave të Fatkeqësive”

Vushtrri, 03 mars 2015- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi trajnimi, ‘’Identifikimii Viktimave të Fatkeqësive’’, përkrahur nga Projekti IPA “Fuqizimi dheModernizimi i Shërbimeve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë. Pjesëmarrës të këtijtrajnimi janë gjithsej 42 zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit për Hetimin e AksidenteveAjrore, Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës, Kryqi i Kuq i Kosovës,OSBE dhe pjesëmarrës nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, (AKSP).

 

Në hapje të trajnimit morën pjesë Drejtorii Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtor i Departamentit të MjekësisëLigjore Arsim Gërxhaliu, Dr. Sinikka Salo nga zyra e projektit si dhe ProfesorHelena Ranta, Universiteti i Helsinkit.

 

Dr. Sinikka Salo nga zyra eprojektit të IPA tha se Kosova ka kaluar në faza të vështira për ngritjen ekapaciteteve në fushën e Mjekësisë Ligjore. ‘’Bashkimi Evropian i përkrahAgjencit e Zbatimit të Ligjit dhe kjo përkrahje do të vazhdoi edhe në tëardhmen’’ tha Salo .

 

Drejtor i Departamentit tëMjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu në fjalën e tij tregoi vështirësitë nëpër tëcilat ka kaluar Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës, sidomos në fazat epas luftës dhe ballafaqimin e ekspertëve të këtij departamenti në punët eterrenit.

 

Drejtori i Përgjithshëm iAkademisë Ismail Smakiqi falënderoi pjesëmarrësit e këtij trajnimi si dheligjëruesit nga, Universiteti i Helsinkit . Gjithashtu ai theksoi se trajnimete tilla i ndihmojnë vendin në ngritjen dhe zhvillimin kapaciteteve, e që ështëmjaft me rendësi  për institucionet esigurisë.

 

Qëllimi i këtij trajnimi ështëvendosja e bazave për themelimin e ekipit me përfaqësuesit e institucionevekompetente për  identifikimin e viktimavenë raste të fatkeqësive të ndryshme që mund të ndodhin në vend.

 

Ligjërues të këtij trajnimi do tëjenë profesor nga Universiteti i Helsinkit. Ligjëratën e parë e mbajtiekspertja e mirë njohur Profesor Helena Ranta nga Universiteti i Helsinkit.

Kadetët e Policisë së Kosovës dhuruan 54 doza gjak

Vushtrri, 06 shkurt 2015 – Kadetët e Policisë së Kosovës, të cilën janë duke përfunduar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dhe instruktorët në mënyrë vullnetare dhuruan gjak. Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës dhe ekipin mjekësor të  AKSP-së. 

 

Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar 54 doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetare i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike të cilët janë duke ndjekur trajnime në Akademi. 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli ku studentët dhuronin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut. 

“Dhurimi i gjakut është një sakrificë dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak”, tha Smakiqi. 

   

Përfundoi trajnimi ‘’Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve’’

Vushtrri, 04 shkurt  2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot përfundoi trajnimi ‘’Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve’’. Ky trajnim u organizua nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave në të cilin morën pjesë dhjetë  pjesëmarrës  nga Shqipëria dhe një nga Kosova. 

 

Qëllimi i këtij trajnimi  ishte aftësimi  i zjarrfikësve në rast të nevojave emergjente, përdorimi i mjeteve themelore gjatë shuarjeve të zjarreve në mënyrë të sigurt dhe efikase duke përdorur njohuritë, teknikat e mundshme gjatë përdorimit të hidrantëve, mënyra e evakuimit etj.

 

Pjesëmarrësit  vlerësuan lartë mbajtjen e këtij trajnimi si dhe theksuan se ”ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për qytetarët në raste emergjente”. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit edhe u certifikuan.

 

Edhe kësaj here Akademia e Kosovës për Siguri Publike ofroi mbështetje për trajnimin e pjesëmarrësve nga vendet e rajonit, këtë rast të Republikës së Shqipërisë.

 

Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës

Vushtrri, 21 janar 2015 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot e vizitoi një delegacion nga Këshilli i Evropës (KE), i udhëhequr nga  Andrew Forde, u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. 

Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Gjatë këtij takimi Smakiqi e informoi delegacionin me prioritetet, të arriturat, trajnimet dhe proceset e fundit të Akademisë, e në theks të veçantë hapja e Fakultetit ti Sigurisë Publike.

Gjatë takimit mes drejtorit Smakiqi dhe u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde  u diskutua për bashkëpunimin mes Akademisë dhe organizatave ndërkombëtare këtë rast Këshillit të Evropës, si dhe u diskutua dhe u shpalos projekti i ri  qe ka te bëjë me rregullat e burgjeve sipas standardeve evropiane.

U.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde, shprehu gatishmërinë e tij për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Akademisë. Në takim u diskutua edhe për projekte të reja, sidomos në fushën e sigurisë .

Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë që ta ndihmoj Akademinë edhe me ekspert të fushave të sigurisë në interes  të ngritjes dhe kapaciteteve trajnuese për pjesëtaret e sigurisë.

Në fund të takimi drejtori Smakiqi e falënderoi u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm. 

Në Akademi gjatë vitit 2014 është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike dhe janë trajnuar 5627 pjesëtarë të sigurisë publike

Vushtrri, 16 janar 2015 - Gjatë vitit  2014 Akademia e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP), ka shënuar mjaftë të arritura, dhe me sukses ka përmbush objektivat strategjike të parapara për vitin 2014. Si rezultat i përmbylljes më sukses të projektit të binjakëzimit, për herë të parë në Kosovë është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike. Gjatë vitit që e lamë pas në Akademi janë zhvilluar 326 tranime  dhe janë trajnuar  5627 pjesëtarë të sigurisë publike.

Si të arritura me rezultate konkrete për periudhën raportuese janë:

Përmbyllja me sukses e Projektit të Binjakëzimit - Projekti dy vjeçar i binjakëzimit i financuar nga Komisioni Evropian “Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Rendit dhe Sigurisë Publike”, duke përmbushur të gjitha rezultatet detyrimore në përgatitjen e AKSP-së në ofrimin e arsimit të lartë.

Akreditimi –Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) bazuar në vendimin e  Këshillit Shtetëror të Cilësisë me datë 01.07.2014 ka marr vendim për akreditimin e programit studimor Bachelor për Siguri Publike (240 ECTS)

Fakulteti i Sigurisë Publike - në kuadër të AKSP-së është hapur edhe Fakulteti i Sigurisë Publike i cili ofron arsim të lartë për zyrtarët  e Agjencioneve të Sigurisë Publike ku nga data 15 Tetor 2014 ka filluar viti i  parë  akademik 2014/15 me gjithsej 69 student.

Aprovimi i Standardeve të Profesionit në Sektorin e Sigurisë Publike – Gjatë vitit 2014 për herë të parë Këshillit Drejtues i Autoritetit Kombëtar i Kualifikimit ka aprovuar standardet e profesionit për sektorin e sigurisë publike për agjencionet që veprojnë në kuadër të AKSP-së si: Zyrtar i ri Policor, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Doganor, Zjarrfikës dhe Zyrtar Sprovues.

Trajnimet – AKSP në kuadër të përgjegjësive për ofrimin e trajnimeve për institucionet e sigurisë publike ka organizuar gjithsej 326 trajnime me 5627 vijues të trajnimeve.

Në kuadër te organizimit të këtyre trajnimeve ka pasur bashkëpunime të shumta edhe me partnerët ndërkombëtarë si: ICITAP, OSBE, BE, EULEX, ambasadën Amerikane, Franceze dhe Policin e Turqisë duke angazhuar ekspertë dhe ligjërues nga lëmit të ndryshme me interes të përfitimit të njohurive.

Në AKSP me përkrahjën e ICITAP-it është organizuar edhe trajnimi me karakter regjional me pjesëmarrës nga vendet e rajonit si: Shqipëria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia i titulluar Shkolla e Komandës dhe Stafit Policor dhe ka zgjatur 10-javë me ligjërues profesorë nga Universiteti NorthëWestern të SHBA-ve.

Bashkëpunimi Ndërkombëtar – ne fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar AKSP-ja ka avancuar ne bashkëpunime duke zhvilluar aktivitetet dhe takime të rëndësishme nga fusha e sigurisë publike; Nënshkrimi i  memorandum të mirëkuptimit me Akademinë Policore të Shqipërisë (APSH), Fillimi i negociatave për nënshkrimin e një “Marrëveshje Pune “ me Institucionin e CEPOL-it; si dhe duke qene pjesëmarrëse ne disa ngjarje dhe konferenca si: Konferencën e tretë të INTERPA-s e mbajtur në Kuala Lumpur, Malajzia
Punëtoria mbi Standardet për të drejtat e njeriut për trajnimin e zyrtarëve të zbatimin të ligjit e organizuar nga TAIEX-it e mbajtur në Bruksel të Belgjikës
,, Java ndërkombëtare” e organizuar nga Akademia e Shkencave të Sigurisë në Estoni

Vizit Universitetit të Policisë Gjermane në Muenster të Gjermanisë.

Akademia poashtu është vizititar nga 20 delegacione të niveleve të ndryshme nga vendet e huaja.

Ndërtimi i Konviktit – me qellim te krijimit te një infrastrukture moderne për realizimin e mandatit te saj, gjate viti 2014 AKSP-ja ka realizuar edhe projektin kapital për ndërtimin e konviktit të nivelit të lartë me një sipërfaqe prej 3800 m2 duke përfshirë edhe salla leximi, kabinete dhe shume elemente tjera përcjellëse.

Një delegacion nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit vizitoi Akademinë

Vushtrri, 16 janar – Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi,  priti sot në takim një delegacion nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Zyra për Evropë dhe Azi të udhëhequr nga Kate Mc Farland. Po ashtu delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga zyrtaret e  ICITAP-it  në Kosovë.

Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni në Akademi ishte që të njihen më për se afërmi me zhvillimet, aktivitetet, trajnimet dhe procesin nëpër të cilin po kalon Akademia.

Drejtori Smakiqi fillimisht e falënderoi delegacionin për vizitën duke e njoftuar atë për procesin nëpër të cilin ka kaluar Akademia deri në hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike, si dhe për funksionalizimin e tij. Po ashtu delegacioni u njoftua edhe për trajnimet që mbahen në Akademi ku marrin pjesë të gjitha agjencionet e sigurisë publike. Më këtë rast drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. Ai falënderoi ambasadën amerikane konkretisht ICITAP-in për ndihmën dhe përkrahjen që po i japin Akademisë.

‘’Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ka marr karakter regjional dhe me gjerë me ofrimin e trajnimeve jo vetëm për pjesëtaret e sigurisë publike në vend por edhe  për vendet e Ballkanit’’, tha menaxheri i Programit ICITAP për Kosovë Camerun Fisher. 

Po ashtu delegacioni nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Zyra për Evropë dhe Azi e inkurajuan drejtorin Smakiqi për të arriturat. Po ashtu ata shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në të ardhmen.

Prof.dr. Enver Hasani, në Akademi (AKSP) është i angazhuar pa kompensim, në mënyrë vullnetare

Vushtrri, 22 dhjetor 2014 - Lidhur me lajmin e publikuar në disa portale në Kosovë, ku ndër të tjera thuhet se, Prof. dr. Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, punon si mësimdhënës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  dëshirojmë t’ju informojmë se: “AKSP ka qenë e nderuar kur më 7 shkurt të vitit 2014, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ka nënshkruar kontratën për punë vullnetare të ofruar nga  AKSP, për mësimdhënie të lëndës: ‘E Drejta Kushtetuese’’’. 

Neni 6, pika 2 e kontratës, thotë se mësimdhënësi, Prof. dr. Enver Hasani, “angazhohet në mënyrë vullnetare, andaj punëdhënësi nuk ka obligim financiar ndaj mësimdhënësit sipas kushteve të kësaj kontrate”.

AKSP në vazhdimësi kultivon ndjenjën e falënderimit të thellë për kontributin e çmueshëm që kryetari Hasani po e jep në këtë institucion të arsimit të lartë në Kosovë, marrë parasysh faktin se ky është viti i parë i funksionimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi. 

Dëshira e profesorit Hasani, që të mbajë ligjërata në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë për studentët e Akademisë, të cilët vijnë nga agjencitë e zbatimit të ligjit, është inkurajim për Akademinë, studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike.

 

Kadetët e Policisë së Kosovës u rreshtuan para Bordit të Akademisë

Vushtrri, 18 dhjetor 2014 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot kadetët e gjeneratës së 52-të të Policisë së Kosovës u rreshtuan para Bordit të Akademisë njëherit edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni i cili gjithashtu është edhe udhëheqës i këtij bordi.

Me këtë rast Maxhuni mbajti një fjalim  i cili ju drejtua kadetëve duke çmuar vendosmërinë e tyre për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës.

‘’Profesioni i policit ngërthen ne vete një kompleksitet që ndërlidhët më shumë elemente, dhe këto elemente mund ti mësoni gjatë trajnimit bazike. Profesioni i policit në asnjë rrethanë nuk duhet kuptuar si privilegj, por si përgjegjësi  dhe obligim për ruajtjen e rëndit dhe sigurisë në vend dhe për këtë gjatë trajnimit bazik ju duhet ti jepni prioritet ngritjes së juaj profesionale’’, tha Maxhuni.

Gjithashtu ai inkurajoi kadetët që maksimalisht të angazhohen në nxënien e njohurive që do të ju shërbejnë në  punën e tyre.

‘’Ndihuni krenar për vendimin që keni marrë për ti shërbyer qytetarëve të Republikës së Kosovës’’, tha Maxhuni.
 

Drejtori Smakiqi viziton zyrtarisht Universitetin Policor Gjerman në Munster

Vushtrri, 09 dhjetor 2014 -  Me ftesë të Universitetit Policor Gjerman  në  Munster, drejtori i Përgjithshëm  i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Sigurisë  Publike Nazmi Iballi, ka udhëtuar zyrtarisht  për  në  Gjermani.  Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universitetit Policor  në Munster të Gjermanisë. Kjo vizitë e cila është projekt i Organizatës  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka për qellim përkrahjen e Akademisë në themelimin e programeve të avancuara të arsimit. 

Në kuadër të këtij programi temat që do të diskutohen gjatë kësaj vizite janë; Trajnimi në përbërjen dhe veprimtarinë e Universitetit Policor Gjerman, parimet ligjore dhe organizimi, kursi modular i masterit, struktura dhe përzgjedhja e mësimdhënësve. Po ashtu çështjet që do të diskutohen janë edhe; Akreditimi dhe ndërlidhëshmëria me procesin e Bolonjes (Sistemi evropian i transferit të kredive), menaxhimi i cilësisë, trajnimi në arsimin e lartë etj. 

 

Filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të kadetëve për Policë të Kosovës

Vushtrri, 01 dhjetor 2014 –Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të  Policisë së Kosovës. Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.  Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi i përshëndeti kadetë dhe iu dëshiroj suksese gjatë trajnimit të tyre për Policë të Kosovës. Smakiqi i inkurajoi kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre dhe të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses. 

Po ashtu edhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, nënkolonel Driton Zabërxha i përshëndeti dhe iu uroi suksese kadetëve.  

Trajnimi do të zgjasë 26 javë dhe do të marrin pjesë 147 kadet, prej tyre janë 16 femra, 26 serb, 6 boshnjak, 2 rom dhe 3 egjiptian. 


 

Akademia Policore e Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Tiranë 26 nënt04 2014 - Më datë 26.11.2014, në Tiranë u bë nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Akademisë Policore të Shqipërisë (APSH). Marrëveshjen u nënshkrua nga drejtorët e dy akademive,  Ismail Smakiqi, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Bilbil Mema, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Policore të Shqipërisë (APSH). 


Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i bashkëpunimit reciprok në mes të dy Institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike në fushat e trajnimit, studimit, hulumtimit, zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.


Fushë veprimtaria e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve përfshinë;

zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në tri nivele, arsimin profesional, arsimin e vazhdueshëm profesional dhe arsimin e lartë. Lidhjet e hulumtimit, shkëmbimin e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e policimit, sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit. Shkëmbimin dhe vizitat e personelit për këshilla dhe bashkërendim të standardeve, kurseve dhe zhvillim të kurrikulës dhe çështje të tjera arsimore dhe pedagogjike. Përkrahjen e mentorimit, këshillimit dhe trajnimit për personelin akademik, profesional dhe administrativ. Këmbimin e programeve të trajnimeve dhe programeve studimore në fushën e Sigurisë Publike.


Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Republikës së Kosovës i dorëzojnë Akademisë Policore te Republikës së Shqipërisë dy kurset e trajnimit; Trajnimi themelor për policë  dhe Menaxhimi i vijës së parë.  Dorëzim- pranimin e këtyre materialeve e nënshkruan përveç dy drejtorëve të akademive edhe nënkoloneli Agron Rukiqi – drejtor i burimeve njerëzore në Policinë e Kosovës. Po ashtu Akademia e Kosovës për Siguri Publike  i dorëzoi Akademisë Policore të Republikës së Shqipërisë “Programin Studimor Bachelor në Sigurinë Publike” si dhe 18 dokumente tjera të më të rëndësishme të AKSP.


Në vazhdim të kësaj ceremonie para personelit të Akademisë Policore të Shqipërisë  si dhe oficerëve të lart të policisë së shtetit,  drejtori Rukiqi prezantoi  kurset e trajnimit; Trajnimi themelor për policë dhe Menaxhimi i vijës së parë.  Ndërsa   dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Nazmi Iballi prezantoi, Programin Studimor Bachelor në Sigurinë Publike. 

Kurse drejtori Bilbil Mema shprehi kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së 

bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Kosovës dhe Akademisë  Policore të Shqipërisë. Mema tha se kjo i mundëson dy akademive bashkëpunimin institucional me interes tepër të madh për të dyja vend. Zoti Mema me këtë rast falënderoi  Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Republikës së Kosovës për ofrimin e dy kurset e trajnimit; Trajnimi themelor për policë dhe Menaxhimi i vijës së parë  si dhe Programin Studimor Bachelor në Sigurinë Publike.


Drejtori Smakiqi, Nënkolonel Rukiqi dhe Dekani Iballi e falënderuan  drejtorin Mema për pritjen në Akademi dhe vlerësuan tepër lart ofrimin e kurseve të trajnimit dhe programeve studimore të institucioneve të Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë publike të dyja shteteve.

 

DCAF dhuroi donacion Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 25 nëntor 2014 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratikë të Forcave të Armatosura (DCAF), dhuroi donacion të librave.

Drejtori Smakiqi vlerësoi lartë këtë donacion të librave nga DCAF dhe tha kjo ndikon në ngritjen e nivelit të arsimit dhe dijës së zyrtarëve të Agjencioneve të Sigurisë Publike. 

Gjithashtu ai theksoi se biblioteka e Akademisë çdo ditë e më shumë po pasurohet me tituj të ri të librave,  në një fazë të zhvillimeve pozitive, tani edhe me hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike, e që është mjaftë më rëndësi për çdo pjesëmarrës në këtë institucion arsimor.

Donacioni përmbante libra që kryesisht mbulojnë sferën e sigurisë.