Lajmet
Lajmet
Filloi Projekti i ri i Binjakëzimit IPA II
Vushtrri, 2 shkurt 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi Projekti i ri i Binjakëzimit i cili ka për qëllim Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi i cili është edhe udhëheqës i projektit nga vendi përfitues priti sot në takim këshilltaren Rezidente të Binjakëzimit, Ritva Vähäkoski.
Drejtori Smakiqi e përgëzoi këshilltaren e binjakëzimit, Vähäkoski, për fillimin e këtij projekti. Ai më tutje u shpreh i kënaqur për fillimin e këtij projekti i cili do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve që ofrohen nga AKSP.
Me këtë rast Smakiqi e informoi Vähäkoski për takimin e mbajtur më 19 janar 2016, në të cilin morën pjesë zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ministritë relevante, Institucionet e Sigurisë Publike dhe partnerët ndërkombëtarë të AKSP, në të cilin të gjithë u njoftuan për fillimin e Projektit të Binjakëzimit, ku edhe u përcaktuan pjesëmarrësit e Komitetit Drejtues të Projektit.
Në fund Drejtori Smakiqi i ofroi Vähäkoski përkrahje të plotë në realizimin e të gjitha detyrave dhe aktiviteteve në kuadër të projektit.
Ndërsa këshilltarja rezidente e binjakëzimit, Ritva Vähäkoski falënderoi drejtorin Smakiqi për pritjen dhe përkrahjen e fillimit të projektit.
Ajo theksoi bashkëpunimin e mirë tashmë të arritur në kuadër të projektit, bazuar edhe në bashkëpunimin që AKSP-ja e ka pasur edhe gjatë projektit të mëparshëm.
\"Gjysma e punës është e kryer kur bëhet planifikim i mirë u shpreh Vähäkoski, Në fund të takimit, Vähäkoski u shpreh e gatshme për fillimin e punës në kuadër të Projektit.
Projekti i Binjakëzimit Përkrahja e mëtejshme e arsimit në siguri publike në Kosovë do të zgjatë tri vite ku përfitues janë Finlanda dhe Estonia.
Filloi punëtoria tre ditore për fuqizimin e qëndrueshmërisë kundër radikalizmit të dhunshëm
Vushtrri 25 janar 2016 Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara filluan punëtorinë treditore \"STRESAVIORA\", ku po diskutohet për fuqizimin e qëndrueshmërisë kundër radikalizmit të dhunshëm.
Në këtë punëtori morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e UNDP, Alessandra Roccasalvo, Charles De Winter nga Policia Federale e Belgjikës dhe Noel Klima nga Shërbimi Publik Federal i Punëve të Brendshme të Belgjikës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se Ministria e Punëve të Brendshme po luan rol të rëndësishëm, madje ka marr rol prijës në luftimin, parandalimin e radikalizmit të shoqërisë së kosovare, me synim parësor, ndalimin dhe parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmin me premisa dhune, që në faza të caktuara të zhvillimit shndërrohet në veprime të dhunshme që marrin format e akteve makabre terroriste.
Ndërkohë na del si detyrim esencial i shoqërive të të gjitha shtresave të organizimeve sociale, politike që të bëjmë më shumë në parandalimin e radikalizmit të komunitetit tonë, tha ministri Hyseni.
Ndërsa zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e UNDP, Alessandra Roccasalvo, tha se Kosova është ndër vendet e Ballkanit dhe më gjerë më pro aktive, që është duke luftuar dhe parandaluar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, dhe kjo nuk është një kompliment.
Një avantazh për Kosovën është se si një vend i vogël, policia është duke bërë një punë të mirë në këtë fushë, prandaj kemi vendosur që së bashku me MPB-në dhe partnerët tjerë për të zhvilluar disa trajnime që zhvillohen në disa shtete të cilat kanë pasur çështje të ngjashme, theksoi Roccasalvo.
Kjo punëtori synon që të fuqizojë qëndrueshmërinë karshi radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, është organizuar në dy sesione, sesioni i parë i destinohet përfaqësuesve të institucioneve qendrore, ndërsa sesioni tjetër i është destinuar nivelit lokal. Kjo punëtori do të zgjasë tre ditë.
Me një shkurt fillon projekti i ri i binjakëzimit
Vushtrri, 19 janar 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me një shkurt fillon implementimi i projektit të dytë të binjakëzimit Përkrahja e mëtejshme e arsimit në siguri publike në Kosovë, projekt ky i cili ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike.
Kështu u bë e ditur sot gjatë një takimi që u mbajt në Akademi me temënPërkrahja e mëtejshme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë, në të cilin morën pjesë drejtorii përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, përfaqësuesit e Agjencioneve të Sigurisë Publike, zyrës sëkryeministrit, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria eDrejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Integrimeve Evropiane ,përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve si dhe partnerët ndërkombëtar nga zyra e BE-së nëKosovë dhe OSBE-së.
Gjatë takimit fillimisht nga zyrtarët eAkademisë u bë prezantimi i të arriturave dhe rezultateve të suksesshme ngaprojekti i mëparshëm i binjakëzimit i cili ka pas për qëllim Përmirësimin earsimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë, përmes së cilës ubë e mundshme akreditimi i programit studimor në siguri publike në Akademinë eKosovës për Siguri Publike, nivelit BA, ku si rezultat i këtij projekti u hapFakulteti i Sigurisë Publike i cili ofron arsim të lartë për zyrtarët e Agjencive të Sigurisë Publike.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u bë prezantimipër projektin e ri të binjakëzimit Përkrahja e mëtejshme e arsimit në siguripublike në Kosovë.
Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Kosovëspër Siguri Publike, Ismail Smakiqi ka vlerësuar lartë fillimin e projektit tëdytë të binjakëzimit. Ai gjatë prezantimit të arriturave në Akademi, vlerësoisi shumë të rëndësishëm këtë projekt.
Është shumë i rëndësishëm implementimin ikëtij projekti i financuar nga Bashkimi Evropian në arritjen e objektivave nëpërmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike, u shpreh Smakiqi dukethënë se ky është një rast i shkëlqyer për Akademinë.
Ndërsa përfaqësuesit nga zyra e kryeministrittë Kosovës dhe ministrive ofruan mbështetje Akademisë rreth implementimit tëprojektit të dytë të binjakëzimit.
Edon Miftari nga zyra e kryeministrit theksoise që nga pas lufta Akademia mbetet njëri ndër institucionet më tërëndësishme në trajnimin e pjesëtarëvetë sigurisë publike .Ndryshe projekti i ri i binjakëzimit Përkrahja e mëtejshmee arsimit në siguri publike në Kosovë, financohet nga Komisioni Evropian me vlerë prej 1.4 milion euro, do tëzgjasë tri vjet dhe do të zbatohet nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia.
Bordi I Akademisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2015
Vushtrri, 21 dhjetor 2015 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot mbajti takimin e trembëdhjetë dhe të fundit për vitin 2015. Temë diskutimi kanë qenë zhvillimi i trajnimeve si dhe proceset tjera nëpër të cilat ka kaluar Akademia gjatë vitit 2015.
Gjatë këtij takim u shqyrtua projekti i planit të trajnimeve për vitin 2016, ku janë të përfshira trajnimet e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.
Po ashtu në mbledhjen e rregullt të Bordit të Akademisë, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi e bëri prezantimin e realizimit të intershipit - pjesa praktike, e studentëve në programin bachelor drejtimi Siguria Publike.
Gjithashtu në mbledhjen e rregullt të bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, prezantoi raportin një vjeçar të Akademisë, raport i cili u vlerësua lartë nga të pranishmit, në realizimin e objektivave të AKSP-së.
Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, U/d i Drejtori të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues, Bajram Bujupi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave, Fadil Kodra, zv.Drejtoresha e përgjithshme e Doganës së Kosovës Valdete Krasniqi si dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Drejtori i Policisë së Shqipërisë vizitoi Akademinë
Vushtrri, 18 dhjetor 2015 Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi drejtori i Policisë së Shqipërisë Haki Çako. Drejtori Çako u pritë nga drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi. Për nderë të kësaj vizite u organizua edhe parada e kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 53-të. Me këtë rast drejtori Çako mbajti një fjalim para kadetëve duke ju dëshiruar përfundim të suksesshëm të trajnimit si dhe duke ju uruar punë të mbarë në profesionin të cilin e kanë zgjedhur.
Gjithashtu, përmes këtij takimi drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.
Drejtori i Policisë së Shqipërisë Haki Çako u shpreh se, ndihet i lumtur me arritjet e Akademisë dhe punën e cila zhvillohet këtu në trajnimin dhe aftësimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Ai shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqi gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim dhe kordinim në mes dy institucioneve Akademisë së Kosovës për siguri Publike dhe Policisë së shtetit të Shqipërisë.
Në fund, të dy drejtorët vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.
Drejtori Smakiqi priti në takim lamtumirës drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier
Vushtrri, 15 dhjetor 2015 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti sot në takim lamtumirës drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier.
Drejtori Smakiqi e falënderoi drejtorin Twelmeier për ndihmën e dhënë Akademisë, për kontributin dhe angazhimin e tij në promovimin dhe ngritjen e vlerave. Ai po ashtu shprehi mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që OSBE-ja i ka dhënë Akademisë, edhe përmes donacioneve të shumta të cilat kanë ndihmuar në ngritjen sa më profesionale pjesëtareve të sigurisë publike.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike, Carsten Twelmeier gjatë takimit të tij lamtumirës e përgëzoi drejtorin Smakiqi për të arriturat e tij. Ai tha se Akademia është duke ecur në rrugë të drejtë në ofrimin e arsimit cilësor në fushën e sigurisë.
Gjithashtu Twelmeier u shpreh falënderues për bashkëpunimin, koordinimin si dhe ambientin e punës që i është krijuar këtu në Akademi nga stafi drejtues si dhe bashkëpunëtorët e tjerë duke shtuar se pikërisht ky bashkëpunim dhe mirëkuptim ka ndikuar që rezultatet të jenë në nivel të lartë.
Në fund drejtori Smakiqi ndau edhe një pllakë me mbishkrimin e Akademisë për drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për AKSP.
Drejtori Smakiqi priti në takim lamtumirës drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier
Vushtrri, 15 dhjetor 2015 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti sot në takim lamtumirës drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier.
Drejtori Smakiqi e falënderoi drejtorin Twelmeier për ndihmën e dhënë Akademisë, për kontributin dhe angazhimin e tij në promovimin dhe ngritjen e vlerave. Ai po ashtu shprehi mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që OSBE-ja i ka dhënë Akademisë, edhe përmes donacioneve të shumta të cilat i kanë kontribuar në ngritjen sa më profesionale pjesëtareve të sigurisë publike.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike, Carsten Twelmeier gjatë takimit të tij lamtumirës e përgëzoi drejtorin Smakiqi për të arriturat e tij. Ai tha se Akademia është duke ecur në rrugë të drejtë në ofrimin e arsimit cilësor në fushën e sigurisë.
Gjithashtu Twelmeier u shpreh falënderues për bashkëpunimin, koordinimin si dhe ambientin e punës që i është krijuar këtu në Akademi nga stafi drejtues si dhe bashkëpunëtorët e tjerë duke shtuar se pikërisht ky bashkëpunim dhe mirëkuptim ka ndikuar që rezultatet të jenë në nivel të lartë.
Në funde drejtori Smakiqi ndau edhe një pllakë me mbishkrimin e Akademisë për drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për AKSP.
U mbajt tryeza për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Perspektivat e Planifikimit të Integritetit
Prishtinë, 10 dhjetor 2015 - Iniciuar nga Zvicrra, Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), mbajtën tryezë për të diskutuar \"Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Perspektivat e Planifikimit të Integritetit, me akterët vendor dhe ndërkombëtarë.
Në këtë tryezë morën, pjesë ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ambasada e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang, anëtarët e Komisionit për Siguri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të çështjeve të Sigurisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, me këtë rast falënderoi qeverinë zvicerane për mbështetjen e pa kursyer që ka dhënë institucioneve të sigurisë në Kosovë në ngritjen e kapaciteteve, theks të veçantë i ka vënë në përkrahjen për Kosovën në institucione që kryesisht kanë të bëjnë me mbikëqyrjen, kontrollin e performances profesionale të institucioneve të rendit dhe ligjit.
Kontrolli demokratik, përkatësisht mbikëqyrja e institucioneve të rendit dhe ligjit është thelbësore, është kurciale dhe vendimtare për mirëmbajtjen dhe performancën e këtyre institucioneve. Po ashtu resurset njerëzore, kanë peshë të veçantë në ruajtjen e vazhdimësisë të kujtesës institucionale tek institucionet e rendit dhe ligjit, tha ministri Hyseni.
Ministri Hyseni vlerësoi se, Policia e Kosovës është një formacion jashtëzakonisht profesional, e trajnuar mirë dhe shumë bashkëkohore në aspekt të ndërveprimit operativ. Ai tha se nga këndvështrimi i burimeve njerëzore, kemi një ngecje të cilin bashkërisht me Kuvendin e Kosovës besoj se do e zgjidhim. Pasi një numër i policëve është plakur.
Unë e kam vendosur si prioritet hartimin dhe kalimin e projektligjit për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës. Projektligji është gati. Po kështu kemi vendosur rreth pikave delikate që është mosha e pensionimit dhe niveli i pagës me të cilën do të pensionohen Policët e Kosovës, dhe presim që në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm do të miratohet ky projektligj.
Ndërsa Ambasadorja e Zvicrres në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang, tha se të ndërtosh një organizatë policore nuk është procedurë e lehtë. Policia e Kosovës është një organizatë e respektuar dhe e cila i përfaqëson ambiciet e Kosovës në respektim të diversiteteve të saj.
Zyrtarët e policisë janë në vështirësi të ndryshme për të mbrojtur, shumë nga ta i plotësojnë standardet më të larta të integritetit, megjithatë sikur edhe në çdo forcë policore, kudo në botë ekzistojnë shkeljet dhe korrupsioni që janë pjesë e realitetit, sjellje të tilla kërcënojnë edhe drejtësinë, por edhe besimin e qytetarëve sepse këto organizata supozohet se duhet ti mbrojnë ata, theksoi ambasadorja Lang.
Ambasadorja zvicerane theksoi se Kosova ka mekanizmat e duhura për të mundësuar punë të suksesshme për të luftuar korrupsionin dhe tha se këto diskutime do tiu ndihmojnë të zhvilloni forma operative në mënyrë që Policia e Kosovës të ndihmohet në ngritjen e integritetit.
Kjo tryezë do tiu ndihmojë që të bëni planifikimet për integritetin dhe kjo nënkupton krijimin e një kornize vendimmarrëse për të identifikuar dhe analizuar dhe adresuar gjithçka në polici në një adresim të veçantë, tha ambasadorja Lang.
Në këtë tryezë folën edhe përfaqësues të DCAF-it, deputet të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë institucional dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë vizitoi Akademinë
Vushtrri, 08 dhjetor 2015 Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi.
Ambasadorja Marty Lang gjatë kësaj vizite mori pjesë edhe në Seminarin Ndërkombëtar për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin Policor të organizuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në Akademi. Për nderë të kësaj vizite u organizua parada e mëngjesit nga gjenerata e 53-të e kadetëve të Policisë së Kosovës.
Para të pranishmëve, ambasadorja Marty Lang, tha se puna e policisë është mjaftë me përgjegjësi dhe shumë e rëndësishme për shtetin. Ju keni bërë një zgjedhje shumë të guximshme, inkuadrimi në polici është një krenari, pasi që ju mbroni të gjithë qytetarët pa dallim nacionaliteti apo nga vijën ata, u shpreh Marty Lang. Sipas ambasadores duke pas parasysh se në çfarë kohë është duke jetuar popullata e gjithë botës, puna e policisë është zgjedhje e guximshme.
Marty Lang u tha kadetëve se pas përfundimit të trajnimit bazikë ata do të jenë model i Policisë së Kosovës. Ajo tha se si pjesëtarë i Policisë së Kosovës, ligj do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes në punën e tyre. Ju e përfaqësoni rendin dhe ligjin, dhe ligji e përbënë bazën e ndërtimit të këtij shteti, tha Marty Lang, duke iu dëshiruar kadetëve suksese në punën e tyre.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi vizitën e ambasadores së Zvicrës në Kosovë e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme. Këtë vizitë e kuptojmë si përkrahje ndaj Akademisë, kurse për kadetët këto vizita janë inspirim në përcaktimin e tyre dhe motiv shtesë të ia dalin që të përfundojnë me sukses trajnimin bazik, u shpreh Smakiqi, duke thënë se pas diplomimit kadetët do të bashkëngjiten tetë mijë policëve të Kosovës të cilët janë trajnuar në Akademi. Deri me tani sipas Smakiqit në Akademi janë trajnuar mbi 12 mijë zbatues të ligjit nga gjashtë Agjenci të Sigurisë Publike.
Drejtori Smakiqi tha se bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtar të sigurisë, ka bërë që Akademia të jetë e njohur ndërkombëtarisht si institucion profesional për ofrimin e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike.
Në Akademi u mbajt Seminari Ndërkombëtar për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Policisë
Vushtrri 08 dhjetor 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt Seminari Ndërkombëtar për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Policisë i cili është i organizuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura,( DCAF).
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor Fitim Shishani fillimisht i përshëndeti te pranishmit duke falënderuar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për mundësin që ky seminar të mbahet në Akademi. Ai u shpreh i lumtur qe Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me DCAF të mbaj një konferencë të nivelit të lartë.
Seminari ka për qëllim të bashkoi përfaqësues të institucioneve të sigurisë për kontroll dhe mbikëqyrje policore nga shtete të ndryshme, për të diskutuar praktikat aktuale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes policore.
Pjesëmarrës në këtë seminar, përveç zyrtarëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, janë edhe përfaqësues të institucioneve për mbikëqyrjen policore nga Franca, Hungaria, Irlanda, Norvegjia, Shqipëria, Holanda etj.
Prof.dr Enver Hasani mbajti ligjëratë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 30 nëntor Me ftesën e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot para studentëve mbajti ligjëratë Prof.dr Enver Hasani në temën Kontrolli kushtetues i traktateve ndërkombëtare në Evropë.
Prof. dr Hasani vitin e kaluar ka mbajt ligjërata para studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike, profesor i angazhuar me kontratë pa kompensim.
Duke thënë se ndjehet i lumtur për mundësinë e dhënë që të ligjëroj në Fakultetin e Sigurisë, Hasani u shpreh i gatshëm që edhe në të ardhmen të ligjëroj për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Tema e ligjëratës e cila u elaborua nga Hasani në rrafshin teorik, zgjojë interesim tek studentët sidomos nga prizmi i të drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare të traktateve në mesë shteteve.
Ndryshe programi studimor bachellor është mjaft me rëndësi sepse Akademia është i vetmi institucion kombëtarë trajnues dhe arsimor i gjashtë institucioneve të sigurisë publike.
Fakulteti i Sigurisë Publike është hapur në vitin 2014, tashmë është gjenerata e dytë që janë duke ndjekur studimet në këtë fakultet.
Studentët e Kolegjit AAB vizituan Akademinë
Vushtrri, 20 nëntor 2015 - Studentët e Kolegjit AAB sot vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Vizita kishte për qëllim njohjen e studentëve me menaxhimin dhe aktivitetet e Akademisë, edukimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, metodat e mësimit si dhe trajnimit.
Në këtë takim studentët u informuan nga menaxhmenti i lartë i AKSP-së lidhur me aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi, rreth hapjes së Fakultetit të Sigurisë, për prioritet dhe objektiva në të ardhmen.
Gjatë kësaj vizite studentët shpreh interesimin e tyre rreth trajnimeve dhe arsimimit të pjesëtareve të sigurisë publike në Akademi.
Studentët u ndanë të kënaqur me vizitën si dhe vlerësuan lartë punën të cilën e bënë Akademia në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Përveç tjerash studentët vizituan edhe infrastrukturën e Akademisë, të cilët u mirëpritën edhe nga pjesa tjetër e stafit profesional , të cilët ofruan njohuri praktike mbi shërbimet profesionale që i ofron AKSP.