07/09/2016
											
										
										U mbajt takimi i rregullt i Bordit të Akademisë
										Vushtrri, 07 shtator 2016-  Bordi i Akademisë së Kosovës për  Siguri  Publike (AKSP), mbajti sot  takimin e gjashtëmbëdhjetë, ku  u diskutuan  çështje që kanë të bëjnë me funksionalizimin e Akademisë dhe Fakultetin e Sigurisë Publike.
Në këtë takim dekani i Fakultetit të Sigurisë Nazmi Iballi, paraqiti raportin mbi zhvillimin e konkursit të pranimit te studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet bachelor për vitin akademik 2016-2017.
 
Në këtë takim drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi  prezantoi raportin gjashtë mujor të punës për vitin 2016, raport i cili u vlerësua larte nga te pranishmit.
 
Tutje në takimin e Bordit të AKSP-së  nga ekspertet e projektit të binjakëzimit u bë prezantimi i aktivitetit, Mbështetja e mëtejme e Bordit të AKSP-së si mekanizëm koordinues për implementimin e trajnimeve profesionale për të gjitha Agjencionet e Sigurisë Publike, të projektit të binjakëzimit.
 
Gjithashtu gjatë  këtij takimi, anëtarët e bordit të Akademisë diskutuan rreth plotësim ndryshimit të vendimit nr. 3/15 i datës 13.06.2016 për themelimin e  grupit punës për përcaktimin e statusit të studentëve në agjencionet përkatëse pas përfundimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi.
 
Në takim, përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna i cili njëherit është edhe kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, u/d  i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti,  Drejtori i Shërbimit Sprovues Bajram Bujupi,  Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra,  përfaqësues nga OSBE-ja dhe ICITAP-i, dhe ekspert nga projekti i binjakëzimit.