Në Akademi u mbajt tryezë shkencore “Siguria dhe adresimi i situatave emergjente shtetërore”

27.10.2023

Vushtrri, 27 tetor 2023 -  “Siguria dhe adresimi i situatave emergjente shtetërore”, ishte tema që u diskutua sot në tryezën shkencore e cila është organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike (FSP), në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

Qëllimi i tryezës ishte diskutime rreth situatës aktuale të sigurisë në Kosovë dhe sfidat më të cilat ballafaqohen institucionet e sigurisë në vend.  

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, tha se është  shumë e rëndësishme për të debatuar  rreth sfidave më të cilat ballafaqohen institucionet e sigurisë publike, në këtë kohë ku siç tha ai, siguria është sfidë e madhe jo vetëm për Kosovën,  por për gjithë globin. 

Jashari tha se duke u fokusuar në rreziqet aktuale dhe faktorët të cilët mund të ndikojnë në sigurinë e përgjithshme të vendit, diskutimet shkencore që do të bëhen gjatë kësaj tryeze do t’i kontribuojnë konceptit të sigurisë  publike.

 

Më ketë rast drejtori Jashari falënderoi partnerët ndërkombëtarë OSBE-në dhe ICITAP-in, që po vazhdojnë ta mbështesin Akademinë. Jashari tha se Akademia krahas kësaj mbështetja ka krijuar  programe profesionale mësimore që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. 

 

I pranishëm në hapjen e kësaj tryeze ishte edhe Keith Bonner nga Departamenti për Rend dhe Siguri Publike në misioni e OSBE-së në Kosovë. Bonner përgëzoj Akademinë për të arriturat e saj, ndërkohë që u shpreh se OSBE do të vazhdojë të përkrah Akademinë edhe më tutje. 

 

Gjatë kësaj tryeze  u prezantuan disa kumtesa shkencore që lidheshin kryesisht më sigurinë.  

John Fisher  profesor i asociuar në Universitetin e Utah Valley në SHBA, gjatë prezantimit të tij rreth çështjes së sigurisë, përgëzoj Akademinë që përmes ofrimit të trajnimeve për zbatuesit e  ligjit po ofron një siguri të mirë për vendin. 

 

Tema që profesori Fisher trajtoj në këtë tryezë ishte “E ardhmja e inteligjencës artificiale në sigurinë publike dhe emergjencat: A duhet të shqetësohet publike?”. Ai në prezantimin e tij përmendi llojet e kërcënimeve që shkaktojnë mos siguri. Profesor Fisher foli edhe  për përparësitë e inteligjencës artificiale, sidomos për fushën e sigurisë. 

 

Në ketë  tryezë u diskutua edhe situata e sigurisë së fëmijëve dhe rreziqet që atyre u paraqiten gjatë përdorimit të rrjeteve të ndryshme sociale në internet.

 

Dekani i Fakulteti të Sigurisë Publike, Ferid Azemi  prezantojë temën “Ndikimi i teknologjisë në viktimizimin e fëmijëve dhe adresimi i këtij fenomeni”, i cili vlerësoj se rreziqet e fëmijëve që përdorin rrjetet sociale janë të shumta.  Dekani Azemi më këtë rast përmendi edhe lojërat e shumta në internet më të cilat luajnë fëmijët. “Shumë prej tyre janë lojëra që paraqesin dhunë dhe janë të rrezikshme për fëmijët”, tha Azemi.  

 

Temë tjetër që u trajtua në këtë tryezë ishte edhe situata emergjente. 

Nebih Halili nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në kumtesën e tij ka prezantuar temën “Adresimi i emergjencave në institucionin korrektues”. 

 

Duke folur për gjendjen aktuale të sigurisë, Gentiana Morina ish studente në Fakultetin e Sigurisë Publike prezantoi kumtesën e saj shkencore me temën “Kosova dhe siguria pas 24 shtatorit”.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe studentët e Fakulteti të Sigurisë Publike të cilët diskutuan dhe shtruan pyetje rreth çështjes së sigurisë.