Lajmet
Lajmet
Përfundoi trajnim për Kërkim dhe shpëtim
Vushtrri, 25 prill 2017 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), përfundoi trajnimin për Kërkim dhe Shpëtim, i përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, qëllimi i të cilit ishte aftësimi i zyrtarëve lidhur me operacionet për mbështetje humanitare në raste të krizave.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi, Drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës z.Agron Rukiqi, Drejtori i Drejtorisë së Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara në Policinë e Kosovës, z.Akrem Rraci, Kolonel i Forvace të Sigurisë së Kosovës Shaip Hazir, si dhe zyrtar të institucioneve të sigurisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit vlerësoi se trajnimet e tilla janë shumë të rëndësishme për zyrtarë të cilën punojnë në institucione të sigurisë.
Drejtori Smakiqi gjithashtu falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në theks të veçantë Ambasadën Amerikanë dhe ICITAP-in për përkrahje që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin Akademisë.
Ndërsa Shaip Haziri, kolonel nga Forca e Sigurisë së Kosovës, tha se trajnimi për Kërkim dhe shpëtim , është i veçantë për pjesëtarët e FSK-së, duke fuqizuar njohurit e tyre që në rast të nevojave të jenë të gatshëm për të ofruar ndihmë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Edhe, z.Agron Rukiqi Drejtor i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës duke përshëndetur të pranishmit, tha se trajnimet gjithëherë janë të mirëseardhur për Policinë e Kosovës.
Rukiqi duke e vlerësuar këtë trajnim si shumë të rëndësishëm falënderoi Ambasadën Amerikane në Kosovë për përkrahje, dhe me këtë rast shfaqi shpresën se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndryshe trajnimi ka zgjatur një javë ku kanë marrë pjesë tridhjetë zyrtarë të sigurisë publike nga Policia e Kosovës (PK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME) si dhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Prof.dr. Jon Fisher mbajti ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë
Vushtrri, 24 prill 2017- Sot në Fakultetin e Sigurisë pranë Akademisë së Kosovës për Siguri Publike para menagjemntit të lartë të Akademisë, stafit akademikë dhe studentëve mbajti ligjëratë prof.dr. Jon Fisher nga Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi falënderoi prof.dr. Jon Fisher për prezencën në Akademi si dhe mundësin që para studentëve të mbaj ligjëratë me tema të cilat janë më rëndësi dhe interes për studentët e Fakultetit të Sigurisë.
Tema që u ligjërua nga Prof.dr Jon Fisher para studentëve ishte terrorizimi, në fokus të veçantë terrorizmi i aviacionit.
Në këtë ligjëratë para të pranishmëve ai foli edhe për përvojat dhe sfidat të cilat ka kaluar duke dhënë kontribut në institucione të sigurisë.
Studentët e Fakultetit të Sigurisë patën rastin që të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me prof..dr. Jon Fisher lidhur me çështjet e sigurisë ku njëherit edhe studiojnë në këtë fushë.
Prof.dr. Jon Fisher është profesor i asociuar në Shërbimet e Emergjencave në Universitetin Utah Valley dhe drejtor i Institutit të Shërbimeve të Emergjencave dhe të Sigurisë së Atdheut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Akademi filloi trajnimi për Kërkim dhe Shpëtim
Vushtrri, 20 prill 2017- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi për Kërkim dhe Shpëtim i përkrahur nga Ambasada Amerikiane në Prishtinë.
Pjesëmarrës në këtë trajnim janë tridhjetë zyrtarë të sigurisë publike ku janë të përfshirë, Policia e Kosovës, Agjencioni për Menagjim Emergjent si dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i zyrtarëve lidhur me operacionet për mbështetje humanitare në raste të krizave.
Drejtori Smakiqi mori pjesë në prezantimin e arsimit policor të Holandës
Vushtrri, 18 prill 2017- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) z.Ismail Smakiqi i shoqëruar nga Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë z. Avni Istrefi, mori pjesë në prezantimin e arsimit policor, gjegjësisht kursin Prezantimi i arsimit policor të vendeve nën nivelin e detit, në Akademinë Policore Apeldoorn të Holandës ku ka zgjatur nga data 10.04.2017 deri me datën 14.04.2017.
Në këtë prezantim morën pjesë 28 pjesëmarrës nga 18 vende të Evropës, Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine (kryesisht përfaqësues të Akademive Policore nga vendet përfaqësuese).
Pjesëmarrësit janë pritur nga përfaqësuesit e Akademisë Policore në Apeldoorn, ku nga ta kanë dëgjuar prezantime për; Policinë e Holandës, Akademinë Policore të Holandës, Rekrutimi dhe Selektimi, Menaxhmenti dhe Lidershipi, Programi Bachelor dhe Master për Policin e Holandës. Pjesëmarrësit po ashtu kanë vizituar dy qendra të trajnimeve në Eindhoven dhe Ossendrecht.
Ndryshe, Holanda ka një Akademi Policore kombëtare, me selinë kryesore në Apeldoorn, mirëpo ka qendra trajnimi ose arsimimi të policisë edhe në shtatë qytete tjera të Holandës.
Drejtori Smakiqi mori pjesë në konferencën e gjashtë të INTERPA-së
Vushtrri, 03 prill 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) z.Ismail Smakiqi i shoqëruar nga Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë z.Avni Istrefi, mori pjesë në konferencën e gjashtë të Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore INTERPA, e cila u mbajt në Republikën e Qipros Veriore, në qytetin Kyrenia.
Në këtë konferencë e cila mbahet për çdo vit, morën pjesë 70 përfaqësues të 26 institucioneve anëtare nga 23 vende të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare si Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe të Policisë Kombëtare të ASEAN (ASEANAPOL).
Tema kryesore e konferencës ishte \"Çështja e drogës dhe qasjeve të reja në trajnimin policor në luftimin narkotik\".
Konferenca u organizua në gjashtë sesione në të cilat u trajtuan tema boshte, siç janë: Roli dhe rëndësia e trajnimit policor në luftimin e drogave, Roli i shoqërisë civile dhe rrjeteve sociale në luftimin e drogave, Trajnim mbi luftën kundër drogës, Trajnimi i policisë në parandalimin e rreziqeve dhe kërcënimeve, Rehabilitimi dhe ri integrimi i të varurve nga droga, Bashkëpunimi ndërkombëtar për trajnime në luftimin e drogave.
Gjatë konferencës u mbajtën takimi i Bordi Ekzekutiv si dhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.
Me pjesëmarrje të reja, INTERPA arritur 67 institucionet anëtare nga 52 vende të ndryshme. Në fund gjatë konferencës u aprovua Deklarata Përfundimtare e Konferencës.
Udhëheqësit e delegacioneve të Akademive Policore dhe Institucioneve trajnuese të sigurisë publike, në ditën e dytë u pritën nga presidenti i Republikës së Qipros Veriore z.Mustafa Akıncı si dhe kryetarja e Parlamentit znj.Sibel Siber.
U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Akademisë dhe CEPOL-it
Vushtrri, 24 mars 2017 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnime dhe Zbatim të Ligjit (CEPOL), sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, qëllimi i secilës është definimi i marrëdhënieve ndërmjet AKSP-së dhe CEPOL-it, duke specifikuar natyrën, shtrirjen dhe mënyrën në të cilën Akademia mund të merr pjesë në punën e kësaj agjencie dhe aranzhimeve të nevojshme për të ndihmuar bashkëpunimin reciprok.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në mes të Drejtorit Ekzekutiv të CEPOL-it z.Ferenc Bánfi dhe Ministrit të Punëve të Brendshme z.Skender Hyseni, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi.
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, z.Ismail Smakiqi tha se nënshkrimi i marrëveshjes së punës më CEPOL-in është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe zbatuesit e ligjit.
Gjatë viteve të fundit Akademia ka vazhduar të komunikoj më CEPOL-in më qëllim që të krijoi marrëveshje pune dhe jemi me fat që këtë marrëveshje bashkëpunimi po e nënshkruajmë sot, u shpreh Smakiqi.
Smakiqi tha se dobitë e kësaj marrëveshje janë; trajnimet, kurset, seminaret, programet e këmbimeve, korrikulat e përbashkëta, hulumtimet shkencore, platforma E-learning si dhe platforma tjera të cilat siç tha ai janë të domosdoshme për Akademinë.
Trajnimet që ofrohen nga CEPOL-i, si; komunikim në bashkësi, bashkëpunimi kryesor në kuadër të terrorizmit dhe ekstremizmit, bashkëpunimi policor, krimi ekonomik financiar dhe mjedisor, sistemi organizativ i strukturave të policisë brenda Bashkimit Evropian, migrimi ilegal, menaxhimi i lidershipit strategjik të gjitha këto janë tema të rëndësishme të cilat mbahen nga CEPOL-i dhe që do të jetë përfituese edhe Akademia, tha Smakiqi duke falënderuar Drejtorin Ekzekutiv të CEPOL-it z.Ferenc Bánfi për përkrahjen e vazhdueshme që të arrihet nënshkrimi i kësaj marrëveshje.
Akademia është anëtare e shumë rrjeteve të kolegjeve të ndryshme policore, megjithatë nënshkrimi i marrëveshjes së punës me CEPOL-in për Akademinë është e një rëndësi të veçantë, u shpreh drejtori Smakiqi.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni falënderoi drejtorin Smakiqi për organizimin e kësaj ceremonie, duke vlerësuar se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me CEPOL-in është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe MPB-në përgjithësi.
\"Kënaqësia bëhet edhe më e madhe ku sot nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me këtë agjenci të Bashkimit Evropian që është marrëveshja e tretë që Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht agjencitë përkatëse të ministrisë nënshkruajnë me Bashkimin Evropian\", tha ministri Hyseni.
Ministri Hyseni tha Marrëveshja e Punës me CEPOL-in është e një rëndësie të veçantë në rrafshin e përsosjes së mëtejme të mësimdhënies edhe për Akademinë.
\"Ju përgëzoj të gjithëve që keni punuar për arritjen e kësaj marrëveshje. Falënderoj shumë drejtorin ekzekutiv të CEPOL-it, z. Ferenc Banfi për përkushtimin që kjo marrëveshje të arrihet. Kosova ka bërë shumë në integrimin e policisë dhe institucioneve të saj të sigurisë në arkitekturën e sigurisë, qoftë rajonale qoftë evropiane dhe se është optimist në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL\", theksoi ministri Hyseni.
Ndërsa, Drejtorit Ekzekutiv i CEPOL-it z.Ferenc Bánfi ka përmendur se CEPOL në vitin e kaluar ka kryer trajnime për 80 mijë zyrtarë policorë, nga më shumë se 45 vende të ndryshme të botës, ku nga sot është pjesë edhe Kosova.
Jeni të mirëseardhur në familjen tonë dhe ju shprehi falënderimet me të sinqerta me organizimin e kësaj ceremonie dhe mikpritjen e ngrohtë që është impresionuese, tha Bamfi.
Bashkëpunimi mes Akademisë dhe CEPOL-it do të bëhet duke përfshirë pjesëmarrjen e zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës në sesionet trajnuese të CEPOL-it, dhe të zyrtarëve të zbatimit të ligjit të BE-së që operojnë në fushën e çështjeve të drejtësisë dhe punëve të brendshme në sesionet trajnuese të organizuara nga Akademia thuhet në marrëveshje.
Marrëveshja përfshin definimin e aktiviteteve të mundshme përkrahëse të Akademisë në organizimin e kurseve trajnuese të CEPOL-it; të harmonizojë më tutje standardet e trajnimit të zbatimit të ligjit sa i përket bashkëpunimit ndër-kufitar; të ngritë shkëmbimin e praktikave më të mira dhe japë AKSP-së qasje në seksionet publike të rrjetit elektronik të CEPOL, të definuar si seksionet e qasshme për të gjithë përdoruesit e regjistruar të e-Net por me kufizime për përdoruesit e paregjistruar, nën kushtet e reciprocitetit dhe në masë të nevojshme për arritjen e objektivave për të cilat është arritur pajtueshmëri e përbashkët përmes marrëveshjes së tashme të punës.
Tutje në marrëveshjes përfshihet edhe interesimi i përbashkët për të rritur efektivitetin e zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit, veçanërisht krimit ndër-kufitar, në Evropë duke mbajtur trajnime të përbashkëta për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të ngritur vetëdijen dhe për të rritur njohurinë e instrumenteve dhe mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe evropian, si dhe të një game të gjerë të lenive të veçanta, si kundër-terrorizmi, trafikimi me narkotikë dhe krimi i organizuar, migrimi ilegal, dhe kontrolli kufitar ose trafikimi me qenie njerëzore.
CEPOL është Agjenci e Bashkimit Evropian për Trajnim të Zbatimit të Ligjit e cila ishte themeluar me vendimin e këshillit si një entitet i bashkimit me qëllim të trajnimit të zyrtarëve të lartë të policisë të shteteve anëtare dhe të lehtësimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave policore kombëtare duke organizuar dhe koordinuar aktivitete trajnimi me dimension evropian të policimit.
Komiteti Drejtues mbajti takimin e tij të radhës
Vushtrri, 17 mars 2017 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i katër i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë, ku gjatë prezantimit të raportit të pranishmit vlerësuan se është shënuar progres në realizimin e këtij projekti.
Të pranishëm në këtë takim përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, z.Ismail Smakiqi, morën pjesën edhe z.Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit znj. Krista Haak, z.Laur Tabur ekspertë i projektit, znj.Ritva Vahakoski, znj.Shpresa Muharremi dhe znj.Shpresa Mulliqi nga OSBE-ja, z. Agron Rukiqi nga Policia e Kosovës, z.Adem Shala nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, z.Xhavit Fetahaj nga Inspektorati Policor i Kosovës, znj.Tefta Bytyqi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë zSmakiqi përshëndeti të pranishmit në takim duke u shprehur i lumtur me punën e të gjithë akterëve të përfshirë në projektin e binjakëzimit, Mbështetja e mëtutjeshme e arsimimit në sigurinë publike në Kosovë, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.
Drejtori Smakiqi falënderoi edhe Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe për prezencën në këtë tryezë, duke thënë se të gjitha këto suksese që i ka arritur Akademia që nga themelimi e deri më sot ka pasur përkrahjen e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtar.
Po ashtu z.Smakiqi foli edhe për takimin e Bordit të Akademisë të mbajtur gjatë kësaj jave duke vënë në pah edhe miratimin e korrikulave, planprogrameve profesionale për gjashtë agjencionet e sigurisë publike.
Në fazën të cilën po kalon Akademia po bëhet një punë e jashtëzakonshme, jemi para proceseve shume të rëndësishme në interes të të gjitha agjencive të sigurisë. Kemi bërë një punë të madhe në hartimin dhe rishikimin e korrikulave në bashkëpunim me ekspertet e projektit të binjakëzimit, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë, profesorët, etj, tha Smakiqi.
Ndërkaq përfaqësuesi nga Zyra e Bashkimit Evropian z.Rafael Nievergelt, duke u shprehur i kënaqur me punën e Akademisë vlerësoj se Projekti i Binjakëzimit është duke u realizuar me sukses.
\"E di që çdo fazë e projektit i ka sfidat e veta, edhe pse nuk e keni ende programin master, ju veç e keni eksperiencën e masterit me ballafaqimin me sfidat në këtë projekt, u shpreh z.Nievergelt duke premtuar se Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë ta përkrah projektin e binjakëzimit edhe me tutje.
Jam shumë i lumtur se progresi për zhvillim dhe hulumtim po vazhdon, janë realizuar edhe vizita studimore dhe kjo është një bazë e fortë për Akademinë. Kjo është një gjë e rëndësishme për juve nëse doni të keni partnerë në të ardhmen në fushën e hulumtimit në nivelin ndërkombëtar dhe i ndihmon institucionit të vazhdojë me tutje, tha z.Nievergelt duke u vlerësuar se procesi i ri-akreditimit është shumë i rëndësishëm.
Gjëja më e rëndësishme është se e kemi fazën e ri-akreditimit dhe besoj që do të shkoj gjithçka në rregull, jam pozitiv që do të vazhdojmë tutje, dhe jam i bindur që edhe akreditimi do të kaloj me suksese. BE- ja është këtu që ta përkrah Kosovën dhe Akademinë Kosovës për Siguri Publike, u shpreh z.Nievergelt. Duke e përshëndetur drejtorin Smakiqi ai vlerësoi se Akademia po bënë një punë shumë të madhe dhe po bëhet çdo ditë e më shumë institucion i pavarur dhe ky është qëllimi që e kemi.
Edhe drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe vlerësoi se Akademia po bënë një punë të madhe dhe të rëndësishme për vendin siç janë trajnimet për pjesëtarët e sigurisë publike.
Ne presim shumë gjëra në mënyrë që mund të përballemi më të gjitha sfidat nga pikëpamja e sigurisë dhe patjetër që në fund gjithçka varet nga trajnimi. Është lehtë që të themelohet një farë lloj Akademie, mirëpo jo gjithkush mund ta mbaj në nivel të mirë si dhe ti përballoj sfidat e reja që dalin për çdo ditë. E përshëndes drejtorin Smakiqi dhe ekipin e tij të cilët janë duke e mbajtur Akademinë në këtë nivel të duhur. Unë jam vërtetë i impresionuar dhe kam nderin që OSBE-ja të punojë më Akademinë, me EU dhe Agjensionet e Sigurisë Publike, u shpreh z.Roghe duke thënë se zhvillimi i korrikulave është një hap shumë i madh për Akademinë përpara një hap krucial.
Nderasa znj.Krista Haak udhëheqëse e Projektit të Binjakëzimit tha se gjatë rrugëtimit si në çdo projekt edhe në këtë ka sfida, por vlerësoj se gjysma e misionit është përfunduar.
Janë kompletuar korrikulat dhe mësimënxënja është arritur, raporti i vetëvlerësimit për ri-akreditimin për programin bachellor është finalizuar. Të gjithë së bashku 24 ekspertët që kanë ardhur për ta përkrahur AKSP-në nga fillimi i projektit kanë pruar një ekspertizë shumë të mirë këtu. Jam shumë e lumtur për punën e suksesshme, por jam shumë ma e lumtur për zyrtarët e AKSP-së dhe Akademinë si institucione që para 5 vite nëse krahasohet është ndryshim shumë i madh. Bazuar në opinionin tim Akademia nuk varet vetëm nga ndihma e jashtme, zyrtarët në AKSP kanë shumë vetëbesim dhe janë shumë të gatshëm për ta bërë punën e tyre, tha znj.Haak.
Ajo tha se suksesi i projektit qëndron në tri shtylla kryesore se pari siç tha znj.Haak ekspertët kanë qenë të përkushtuar, e dyta është motivimi dhe vizioni i qartë nga punonjësit e Akademisë dhe e treta është kontributi i agjencioneve.
Kurse z.Avni Gashi ud/drejtor në Autoriteti Kombëtar i Kualifikimit e përgëzoj Akademinë për punën e bërë deri me tani. Autoriteti do të jetë i gatshëm për bashkëpunim për proceset të cilat i kemi përpara. Shpresoj se në bashkëpunim me palët e interesit brenda Akademisë do tia dilni ti zgjidhni problemet, tha Gashi.
Eksperti i Projektit të Binjakëzimit, Lauri Tabur u shpreh i kënaqur që Agjencit e Sigurisë Publike kanë kontribuar në hartimin e trajnimeve vokacionale, sepse zhvillimi i këtyre gjerave sipas tij nuk është përgjegjësi vetëm e drejtorit Smakiqi, por kjo është përgjegjësi e përbashkët.
Akademia është njëri ndër institucionet më të rëndësishme sa i përket trajnimeve sepse ofron trajnime për numrin më të madh të punonjësve të sigurisë publike, pasi që institucionet e sigurisë publike janë punëdhënësit më të mëdhenj në shërbim të sigurisë, ndërsa pas dy viteve AKSP do të jetë ofruesi më i madh i trajnimeve për numrin më të madh punonjësve, tha z.Tabur.
Gjatë këtij takimi të Komitetit Drejtues të Projektit znj.Ritva Vahakoski prezantoi raportin e përkohshëm të ̢çerekut të katër të binjakëzimit, raport i cili u vlerësua i suksesshëm nga të pranishmit.
Ndërsa përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë Publike prezantuan qëndrimet rreth korrikulave dhe shprehen gatishmërinë për bashkëpunimit më Akademinë edhe në të ardhmen, duke vlerësuar lartë edhe aprovimin e këtyre korrikulave nga Bordi i Akademisë. Ata vlerësuan lartë hartimin dhe rishikimin e korrikulave vokacionale të cilat janë bërë në bashkëpunim më të gjithë akterët e përfshirë në projekt.
U dorëzua raporti i Studimit të Fizibilitetit lidhur me studimet pas universitare në Akademi
Vushtrri, 17 mars 2017- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u dorëzua Raporti i Fizibilitetit lidhur me themelimin e studimeve pas universitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë.
Ky raport u dorëzua nga Ake Roghe Drejtor i Departamentit për Siguri në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, (OSBE) në Republikën e Kosovës.
Drejtori Smakiqi tha se ky moment i dorëzimit të këtij raporti nga z,Roghe është mjaftë më rëndësi për Akademinë. Ky material lidhur me Raportin e Fizibilitetit për themelimin e studimeve pas universitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë është punë e përbashkët edhe me agjencionet e sigurisë dhe akterë tjerë. Unë besojë që ky raport ka përfshirë një program unikal në fushën e sigurisë publike në programin master dhe sot kjo po bëhet realitet që ne kemi para vetes një raport i cili do të jap mundësinë krijimit të këtijë programi, tha Drejtori Smakiqi.
Ndërsa Ake Roghe Drejtor i Departamentit për Siguri u shpreh i kënaqur me dorëzimin e raportit në programin master duke shprehur qëndrimin e tij se OSBE-ja edhe më tutje do ta përkrah Akademinë në realizimin e këtij programi mjaft të rëndësishëm për Akademinë e në veçanti për institucionet e sigurisë publike.
Përfundoi trajnim Komandat Operacionale për gratë police në pozita të larta
Vushtrri, 17 mars 2017 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi trajnimi Komandant Operacional për gratë në pozita të larta në Policinë e Kosovës. Trajnimi i cili është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shoqatën e Grave Police ka për qellim fuqizimin e gruas në pozita të larta operacionale në stacionet policore
Në ceremoninë e çertifikimit të pranishëm ishin drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi, kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës znj.Taibe Canolli, znj. Shpresa Muharremi dhe znj.Shpresa Mulliqi nga OSBE-ja si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Të pranishmit në këtë ceremoni vlerësuan se fuqizimi i gruas police është i rëndësishëm për Kosovën.
Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, tha që është i lumtur që OSBE-ja po përkrah fuqizimin e grave police në Kosovë. Roghe tha se trajnimi në fjalë është faza e dytë, është vazhdim i trajnimit që është mbajtur në korrik të vitit të kaluar.
Ndërsa ne jemi në përgatitjen e fazës së tretë që gratë police të kenë mundësi ti vizitojnë stacionet policore të vendeve të rajonit më qëllim që ti ngritin aftësitë e tyre profesionale dhe të familjarizohen me punën praktike të tyre, tha z.Roghe.
Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi falënderoi OSBE-në për përkrahjen dhe mundësin e mbajtjes së këtij trajnimi për herë të parë në Akademi.
Ju më gradën e juaj si dhe aftësimin në këtë trajnim po tregoni që jeni menaxhere të suksesshme në punën e juaj në Policinë e Kosovës dhe kjo na bënë krenar të gjithëve, tha Smakiqi.
Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës znj.Taibe Canolli, u shpreh e lumtur qe është pjesë e Policisë se Kosovës, nderkaq kërkoi nga pjesëmarrset e këtij trajnim që aftësitë e fituar në këtë trajnim t'i praktikojnë në vendet e tyre të punës. Ajo iu uroj suksese në punë të gjitha femrave police.
Ligjëruese në këtë trajnim ishte znj. Jane Townsley nga Force Internacional eksperte ndërkombëtare në segmentin e sigurisë.
Trajnimi ka zgjatur pesë ditë dhe pjesëmarrëse në këtë trajnim kanë qenë trembëdhjetë eprore të PK- së, nga të gjitha drejtoritë rajonale dhe grupet etnike, të përzgjedhura nga moduli i parë i trajnimit në fjalë i cili është mbajtur në muajin korrik të vitit të kaluar në DPP-Prishtinë.
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Vushtrri, 13 mars 2017 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbajti sot takimin e tij të radhës gjatë të cilit u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me objektivat e përbashkëta të Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike.
Në takimin e tetëmbëdhjete anëtarët e Bordit të AKSP-së zgjodhën Kryesuesin e ri të Bordit z.Bajram Bujupin i cili është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues.
Faleminderit për besimin e dhënë. Deri më tani kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me gjithë kolegët dhe besoj që edhe në të ardhmen do të kontribuojmë se bashku që të gjitha projektet që janë të rëndësishme për Akademinë të na shkojnë ashtu si duhet, u shpreh Bujupi.
Po ashtu Drejtori Përgjithshëm i Doganave të Kosovë z. Bahri Berisha, i cili për herë të parë merr pjesë në Bordin e Akademisë shprehi falënderimin dhe gatishmërinë të kontribuoi në objektivat e përbashkëta të Bordit gjegjësisht Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike.
Pika më e rëndësishme e Bordit të AKSP-së sot ishte aprovimi i Kurrikulave Profesionale (Vokacionale) të gjashtë Agjencive të Sigurisë Publike. Pas prezantimit të përgjithshëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës të Sigurisë Publike z. Ismail Smakiqi, Programet Profesionale u bënë nga Udhëheqësit e Grupeve Punuese e Agjencive veç e veç.
Pas një pune më shumë se një vjeçare të përbashkët në Projektin e Binjakëzimit, në procesin e validimit të kurrikulave profesionale (vokacionale) për të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike, sot me aprovimin e kësaj pako po krijojmë kushtin për aplikim në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve për validimin e kurrikulave profesionale (Vokacionale) të gjashtë Agjencive të Sigurisë Publike, tha Drejtori Smakiqi.
Bordi njëzëri aprovoi kurrikulat profesionale (Vokacionale), Listat e Instruktorëve dhe Listat e pajisjeve të cilat janë të nevojshme për implementimin e kurrikulave profesionale për këto profesione: Polic i Ri, Inspektor i Inspektoratit Policor, Zjarrfikës, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Sprovuesm dhe Zyrtar Doganor.
Po ashtu përveç tjerash në takim u shqyrtua edhe plani vjetor i punës së Bordit të Akademisë për vitin 2017, kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para bordit të Akademisë ka paraqitur Raportin Vjetor për punën që është bërë në Akademi gjatë vitit 2016.
Gjatë shpalosjes të arritjeve të Akademisë Drejtori Smakiqi veçoi: Organizimi i gjithsej 110 trajnimeve me 2613 vijues gjegjësisht 34757 vijues sipas ditëve; Fillimi i projektit të ri të Binjakëzimit, Përkrahja e mëtejshme e arsimit në siguri publike në Kosovë, projekt ky i financuar nga BE-ja kuadër të IPA II, Programi vjetor për Kosovën; Rishikimi i kurikulës Bachelor dhe Aplikimi për Akreditimin Institucional dhe Ri-akreditimin e programit studimor; Pranimi i draft marrëveshjes së bashkëpunimit mes AKSP-së dhe CEPOL -it; Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Akademinë Policore të Malit të Zi; Pranimi i donacionve nga OSBE rreth 300 libra për bibliotekë; Realizimi i Mobilitetit për staf akademik, student dhe zyrtar professional.
Raport është aprovua nga anëtaret e Bordit, duke inkurajuar Akademinë në vazhdimin e punëve të përditshme dhe projekteve me partnerët ndërkombëtarë.
Në takimin e tetëmbëdhjetë të Bordit të AKSP-së kanë marr pjesë Udhëheqësit e Agjencive të Sigurisë Publike Shpend Maxhuni, Sokol Zogaj, Bajram Bujupi, Fadil Kodra, Bahri Berisha, Hilmi Mehmeti, udhëheqësit e grupeve punuese të ASP Tefta Bytyqi, Agron Rukiqi, Adem Shala, Bashkim Arifi, Nexhat Behrami, Bujar Mustafa, si dhe Bill Bochter Udhëheqës i Programit të ICITAP-it në Kosovë, Drita Perezic Këshilltare e Lartë në Menaxhmentin Ekzekutiv të MPB nga ICITAP-it, Shpresa Muharremi Kshilltare e Lartë e OSBE-së, Ritva Vahakoski Këshilltare Rezidente e Projektit, Lauri Tabur Ekspert në Projektin e Binjakëzimit.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 09 mars 2017 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Krytari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi si dhe udhëheqësit e lartë të AKSP-së. Me këtë rast Kryeparlamentari Veseli pati një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike, pran kësaj Akademie.
Drejtori Smakiqi fillimisht përshëndeti Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Veseli për vizitën në Akademi, duke e informuar atë lidhur me hapjen e Fakultetit për zyrtarë të agjencive të sigurisë. Më pas Smakiqi foli edhe për misionin e Akademisë, trajnimin e zbatuesve të ligjit, duke treguar edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me partneret kryesor OSBE dhe ICITAP që nga themelimi i AKSP-së e deri më sot. Ne jemi në rrugë të mirë që të ofrojmë kushte dhe të përmbushim kërkesat e të gjithë zyrtarëve të agjencive të sigurisë publike që vijojnë trajnimet dhe arsimimin e lartë, tha Smakiqi.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur me vizitën e tij në Akademi konkretisht në mesin e atyre që janë gardian të mbrojtjes së ligjit, për të cilët ka nevojë më së shumti vendi jonë në rrugëtimin e saj euroatlantikë. Ne jemi shumë të vendosur si shtet i pavarur dhe sovranë të përmbushim secilin standard që kërkohet nga ne e aq ma tepër standardin e respektimit të ligjit, tha Veseli.
Duke përshëndetur Drejtorin Smakiqi për punën dhe angazhimin në sukseset e Akademisë z.Veseli vlerësoi se suksesi i AKSP-së lidhët me partneritet ndërkombëtarë i cili është i veçantë pasi që këtu siç tha ai janë krijuar kuadro të cilët kanë të bëjnë me fushën e sigurisë.
Gjatë debatit me studentët e Fakultetit e Sigurisë ku të njëjtin janë edhe zbatues të ligjit në agjencitë respektive, kryeparlamentari Veseli u interesua për punën, kushtet dhe sfidat që përballen çdo ditë në institucionet prej nga vijnë.
Studentët po ashtu shtruan pyetje nga aktualiteti politik në vendin tonë.
Sot në Akademi u shënua dita ndërkombëtare e gruas 8-marsi
Vushtrri, 08 mars 2017 - Në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot u shënua dita ndërkombëtare e gruas 8- marsi, ngjarje e cila është përkrahur dhe organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Akhe Roghe, Deputetja në Parlamentin e Republikës së Kosovës Ganimete Musliu, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë Dejan Jankovic, këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Brendshme Shqipe Mjekiqi, Shpresa Muharremi dhe Shpresa Mulliqi nga OSBE, zyrtare policore nga të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës, mësimdhënëset e Fakultetit të Sigurisë si dhe zyrtare pranë AKSP.
Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Akhe Roghe përshëndeti të pranishmit duke ju uruar ditën e gruas. Kjo është shumë e rëndësishme që sot po përkrahim gruan, dhe duhet të jemi të kujdesshëm qe të kemi një balancë gjinorë jo vetëm në pozitat menaxhuese por edhe në pozita tjera në institucione, tha Roghe.
Ndërsa Deputetja nga Parlamenti i Republikës së Kosovës Ganimete Musliu tha se grat nuk duhet ta kenë vetëm një ditë festë por duhet të kenë çdo ditë, sepse janë gratë ato që vunë themelet e shtetit, janë gratë të cilat u përballen me sfidat më të mëdha sa herë që ishte nevoja. Grat për mua janë heroina, dhe grat police janë shembulli më i mirë. Sot në këtë ditë të veçantë si dhe në shumë ditë të tjera vazhdoni të na bëni krenar siç na keni bërë deri më sot, përfundoi Musliu.
Këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Brendshme Shqipe Mjekiqi tha se pozita e gruas në këtë ditë kur po shënohet është më e mirë se që ka qenë vite më parë. Mbetët sfidë ndryshimi i percepcionit kulturor midis qytetarëve për rolin e rëndësishëm që ka gruaja në shoqëri dhe për kontributin që mundë ta luajë në përmirësimin e gjendjes ekonomike, politike e sociale në vend, si dhe herë pas here mungesa e vullnetit të vet grave për të marrë pjesë aktive në secilën prej këtyre sferave të jetës, tha Mjekqi.
Dejan Janković, zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës tha se do të dëshiroj që të gjitha kolegeve dhe zonjave të ju tregoj që Policia e Kosovës ka përqindje të mirë të femrave, por kur flasim për barazinë, është vizion dhe ardhmëri e jona që të kemi 50%. Të pranishëm kemi edhe përfaqësues nga vendet e Evropës Veriore, ku femrat në të gjitha institucionet kanë pozita udhëheqëse. Kemi përkrahje nga OSBE, ICITAP, shpresoj që me forca të përbashkëta barazia dhe përfaqësimi i femrave të ngritët në nivel edhe më të lartë, tha Jankovic.
Në funde u shpërndan dhurata për pjesëmarrëset për ditën e gruas 8- Marsi.