Përfaqësuesi nga Akademia Emin Uka ka marr pjesë në konferencën vjetore të IADLEST

18.05.2023

Vushtrri, 17 maj 2023 – Përfaqësuesi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  Emin Uka, ka marr pjesë në konferencën vjetore ndërkombëtare të Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve, Trajnimit dhe Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  që është mbajtur në Denver Colorado, SHBA. 

 

Delegacioni nga Kosova ishte në përbërje nga  Kimberly Riffe  udhëheqëse e programit  ICITAP  në ambasadën e SHBA-se në Kosovë, Emin Uka  Udhëheqës i Divizionit për Sigurimin e Cilësisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Taibe Canolli –Brajshori drejtoresh në Departamentin e Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës. 

 

Në konferencën  e cila ka zgjatur katër ditë, nga data 14 maj deri më datën 17 maj 2023, përfaqësuesi i Akademisë, Emin Uka, ka paraqitur përvojat dhe praktikat që ka ndjekur AKSP për tu akredituar nga IADLEST.  

 

Delegacioni nga Kosova para të pranishme ka bërë një prezantim me temën “Avancimi i barazisë gjinore përmes strategjive trajnuese”, siç është fuqizimi i gruas në fushën e sigurisë publike. 

 

Po ashtu mes tjerash, delegacioni nga Kosova shfaqi interesimin e tyre që në të ardhmen e afër të krijohet një rrjet ndërkombëtar për bashkëpunim ndërmjet akademive të vendeve pjesëmarrëse. 

 

Pjesëmarrës në këtë konferencë përveç SHBA ishin edhe shtatëmbëdhjetë vendet tjera në mesin e tyre edhe Kosova. Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë është mundësuar nga ICITAP-i i ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.  

 

Përfaqësuesi i AKSP-së, Emin Uka, ka falënderuar ICITAP-in e cila ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrah Akademinë me projekte që lidhen më fushën e sigurisë publike.

 

Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike është institucioni i parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka marrë çmimin e ekselencës dhe është akredituar  nga IADLEST.  

 

IADLES është organ i pavarur i cili përkujdeset për sigurim të standardeve ndërkombëtare të trajnimit të zbatuesve të ligjit duke siguruar kështu aplikimin e politikave dhe praktikave më të mira lidhur me standardet dhe trajnimet.