}

NewsArticle

23/02/2021

U mbajt mbledhja e radhës së Bordit të Akademisë


Vushtrri, 23 shkurt 2021 –
Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot  mbajti takimin e radhës ku u diskua rreth planit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike që do të mbahen  gjatë vitit 2021.  

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, duke përshëndetur anëtarët e bordit, tha se qëllimi i planit të trajnimeve është planifikimi, organizimi dhe implementimi i analizës së nevojave të trajnimeve për institucionet e sigurisë publike.

“Plani i trajnimeve është një dokument unik i përfshirjes së të gjitha trajnimeve të planifikuara në baza vjetore përmes së cilës arrihet një pasqyrë mbi fushat e trajnimit, kohëzgjatjen e trajnimit, grupet e synuara dhe hapësirat e zhvillimit të trajnimit”, tha Berisha.

Drejtori Berisha duke folur rreth trajnimeve vlerësoj se plani në fjalë  përmbush nevojat e adresuara për pjesëmarrje në trajnimet e parapara dhe të planifikuara bazuar në interesat e institucioneve përkatëse të sigurisë publike.

“Plani i trajnimeve paraqet koordinim dhe bashkëpunim në mes të Akademisë, institucioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtarë në fushën e trajnimeve, përmes së cilit rritet efikasiteti i zyrtarëve të sigurisë publike në përditshmërinë e zbatimit të detyrave të tyre”, u shpreh Berisha


Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtua edhe plani vjetor i punës së Akademisë gjatë vitit që e lamë pas. Drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha tha se edhe përkundër situatës se pandemisë Covid 19, Akademia ka arritur që t’i realizoj po thuajse të gjitha aktivitetet e parapara, gjithmonë duke respektuar masat e përcaktuara për mbrojtje  nga Covidi.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi përgëzoj Akademinë për punën e bërë deri me tani.  
Në mbledhjen e bordit të Akademisë u  shqyrtua edhe miratimi i kurrikulave të trajnimeve profesionale të institucioneve të sigurisë publike.

Po ashtu gjatë mbledhjes u rizgjodh kryesues i Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Nehat Thaçi.


Gjatë takimit foli edhe  Drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson i  cili tha se OSBE ka një bashkëpunim të mirë më Akademinë dhe më institucionet tjera të sigurisë publike.  Anderson tha se OSBE është  e gatshme të ofroj ndihmë Akademisë dhe gjitha institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.

Në takim  morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha,  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi – Kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra,  Ud/Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Bajram Rexha,  Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Kadri Haliti, Kryshef  Ekzekutiv  i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda,  Drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson si dhe zyrtarë tjerë nga Institucionet e Sigurisë Publike dhe Akademisë.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Akademisë iu dhurua donacion mbi 400 libra pune për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe
Akademisë iu dhurua donacion mbi 400 libra pune për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe

Vushtrri, 19 shkurt 2021 –   Mbi 400 kopje  libra të punës  “Programi i Mbështetjes për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike”  për mësimin e gjuhës shqipe  dhe serbe ju dhuruan Akademisë sot donacion, nga  Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë në bashkëpunim me  Misionin e   Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) si dhe Zyrës së Komisionerit për Gjuhë në Kosovë. 

Në ceremoninë e donacionit të librave të punës dhe kursit online për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, Zëvendës ambasadori i Ambasadës së Britanisë në Kosovë Jacob Webber,  Komisioneri për Gjuhë Slaviša Mladenović, Drejtori i Drejtorisë për Trajnime Themelore të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi si dhe zyrtarë tjerë të lartë nga Ambasada, IOM, Zyra e Komisionerit për Gjuhë, Akademia etj.


Qëllimi i  këtij donacion është që të ndihmojë zyrtarët e sigurisë publike  të mësojnë gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe  në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë komunikimin.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha e falënderoj Ambasadën e  Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Misionin e IOM-it në Kosovë dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhë pranë zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për donacionin e dhënë.  Drejtori Berisha  tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe për zyrtarët e sigurisë publike në Kosovë.


“Librat e punës dhe kursi online për pjesëtarët shqipe folës të Policisë së Kosovës të cilët nuk e  flasin gjuhën serbe si dhe për ata serbisht folës që nuk e flasin gjuhën shqipe do të jetë një ndihmë dhe kontribut i madh në aspektin e përmirësimit të komunikimit ndëretnik në Kosovë”, u shpreh Berisha duke thënë se mësimi i gjuhës shqipe dhe asaj serbe i ndihmon zyrtarët e sigurisë publike në kryerjen e detyrës së tyre në mënyrë sa më efikase.

“Kjo njëkohësisht do të kontribuojë edhe në zvogëlimin e të gjitha llojeve të krimit më të cilat ballafaqohen çdo ditë zyrtarët e Policisë së Kosovës, pasi që aftësitë për komunikim në nivelin e nevojshëm janë çelës për një angazhim sa më efikas dhe efektiv të policisë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, tha Berisha.


Ai tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është e përkushtuar vazhdimisht në ngritjen e nivelit dhe rritjen e cilësisë edhe në trajnimet profesionale, por edhe në arsimin e lartë, jo vetëm për zyrtarët e Policisë së Kosovës, por edhe për të gjitha të tjerët nga fusha e zbatimit të ligjit, siç janë doganierët, korrektuesit, sprovuesit, inspektorët policorë dhe ata të menaxhimit emergjent.
“Akademia  do të angazhohet për ngritjen e nivelit të aftësive komunikuese të zbatuesve të ligjit nga të gjitha grupet etnik në Kosovë pa dallim”, tha Berisha.

Berisha tha se donacioni i librave të punës dhe kursit online është shumë i nevojshëm në këto kohë pandemie, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në epokën kur komunikimi është çelësi i suksesit.

Zëvendës Ambasadori i Mbretërisë së bashkuar në Kosovë Jacob Webber  tha se që nga viti 2017 Ambasada dhe IMO kanë shfrytëzuar trajnimet në platformën online për mësimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës serbe. Ai vlerësoj se numri i atyre për të mësuar gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe është në rritje.
Duke folur rreth projektit që ka për qëllimi mësimin e dy gjuhëve në fjalë, gjuhës shqipe dhe asaj serbe ambasadori Webber tha se mosnjohja e gjuhëve ndermjet komuniteteve ndikon në cilësinë e punës dhe zhvillimit të jetës.  Më këtë rast ambasadori Webber shprehi gatishmërinë që ta përkrah Akademinë dhe institucionet tjera publike në avancimin dhe njohjen e gjuhëve të njëri tjetrit.  

Ndërsa Komisioner për Gjuhë  në Qeverinë e Kosovës Slaviša  Mladenović vlerësoj në mënyrë pozitive bashkëpunim me Akademinë.

“Dorëzimi i këtyre librave për përmirësimin e gjuhës për kadetët e Akademisë së Sigurisë  nuk do më thënë që diçka i mungon institucioneve ose Akademisë. Në fakt kjo shihet si diçka pozitive që Akademia dhe institucionet sigurisë publike janë gati më qenë edhe ma mirë në zbatimin e mandatit të tyre”, tha Mladenović.

Mladenović tha se programi në fjalë u mundëson komunikim më të mirë anëtareve të institucioneve të sigurisë publike më qytetarët e komuniteteve tjera. “Kjo do të mundësoi funksionimin e plotë të dy gjuhësisë në institucionet e Kosovës. Ky është një imazh pozitive për institucionet dhe për Akademinë”, tha Mladenović    
 

Lexo më shumë
U mbajt mbledhja e radhës së Bordit të Akademisë
U mbajt mbledhja e radhës së Bordit të Akademisë


Vushtrri, 23 shkurt 2021 –
Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot  mbajti takimin e radhës ku u diskutua rreth planit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, trajnime  që do të mbahen  gjatë vitit 2021.  

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, duke përshëndetur anëtarët e bordit, tha se qëllimi i planit të trajnimeve është planifikimi, organizimi dhe implementimi i analizës së nevojave të trajnimeve për institucionet e sigurisë publike.

“Plani i trajnimeve është një dokument unik i përfshirjes së të gjitha trajnimeve të planifikuara në baza vjetore përmes së cilës arrihet një pasqyrë mbi fushat e trajnimit, kohëzgjatjen e trajnimit, grupet e synuara dhe hapësirat e zhvillimit të trajnimit”, tha Berisha.

Drejtori Berisha duke folur rreth trajnimeve vlerësoj se plani në fjalë  përmbush nevojat e adresuara për pjesëmarrje në trajnimet e parapara dhe të planifikuara bazuar në interesat e institucioneve përkatëse të sigurisë publike.

“Plani i trajnimeve paraqet koordinim dhe bashkëpunim në mes të Akademisë, institucioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtarë në fushën e trajnimeve, përmes së cilit rritet efikasiteti i zyrtarëve të sigurisë publike në përditshmërinë e zbatimit të detyrave të tyre”, u shpreh Berisha


Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtua edhe raporti vjetor i punës së Akademisë gjatë vitit që e lamë pas.

Drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha tha se edhe përkundër situatës se pandemisë Covid 19, Akademia ka arritur që t’i realizoj po thuajse të gjitha aktivitetet e parapara, gjithmonë duke respektuar masat e përcaktuara për mbrojtje  nga Covidi.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi përgëzoj Akademinë për punën e bërë deri me tani.  


Në mbledhjen e bordit të Akademisë u  shqyrtua edhe miratimi i kurrikulave të trajnimeve profesionale të institucioneve të sigurisë publike.

Po ashtu gjatë mbledhjes u rizgjodh kryesues i Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Nehat Thaçi.


Gjatë takimit foli edhe  Drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson i  cili tha se OSBE ka një bashkëpunim të mirë më Akademinë dhe më institucionet tjera të sigurisë publike.  Anderson tha se OSBE është  e gatshme të ofroj ndihmë Akademisë dhe gjitha institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.

Në takim  morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha,  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi – kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra,  Ud/Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Bajram Rexha,  Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit  Sprovues të Kosovës Kadri Haliti, Kryshefi  Ekzekutiv  i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda,  Drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson, zyrtarja e lartë nga kjo organizatë Shpresa Muharremi si dhe zyrtarë tjerë nga Institucionet e Sigurisë Publike dhe Akademisë.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës