}

NewsArticle

20/02/2019

120 kadet të Shërbimit Korrektues sot filluan trajnimin bazik

Vushtrri, 20 shkurt 2019 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së  re të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), gjeneratë kjo e cila numëron gjithësej 120 kadet.

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues Rasim Selmanaj iu uroi suksese kadetëve në rrugën të cilën ata e kanë zgjedhur. Selmanaj tha se kjo sfidë nuk është e lehtë, por u shpreh i bindur se me punë do të arrihet misioni dhe vizioni i tyre. 

“Ju sot po filloni një sfidë të re e cila do t’ua ndryshoi rrjedhën  e jetës të cilën e keni bërë deri me sot. Kjo sfidë nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të bindur që ju do t’ia dilni kësaj sfide”, u shpreh Selmanaj. 

Zëvendësdrejtori Selmanaj falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, konkretisht Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi për punën që është duke e bërë.

Kadetët i përshëndeti edhe Drejtori i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore Kastriot Jashari i cili tha se Akademia është e gatshme të ofroj kushte dhe përkrahje për secilin zyrtarë të sigurisë publike. Jashari më këtë rast iu uroj kadetëve suksese në drejtimin që ata kanë zgjedhur.

Ndryshe trajnimi bazike i cili mbahet në Akademi do të zgjatë  deri me 30.08.2019.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Akademia dhuroi mbi 110  doza gjak
Akademia dhuroi mbi 110 doza gjak

Vushtrri, 13 shkurt 2019 -  Dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetar tashmë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP) është bërë tradicionale. Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike një numër i madh i kadetëve të gjeneratës së 54 të Policisë së Kosovës, Instruktorët si dhe  zyrtarë që  punojnë në Akademinë  në mënyrë vullnetare dhuruan gjak.

Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar mbi  110  doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.

Personeli mjekësor gjatë këtij aksioni u shprehen të kënaqur që një numër kaq i madh i janë përgjigjur në mënyrë vullnetare dhurimit të gjakut.


Zyrtarët e Akademisë, zyrtaret e sigurisë publike të cilët trajnohen në Akademi çdo aksioni të dhurimit të gjakut që mbahet dy deri tri herë në vit i përgjigjën pozitivisht

Ndryshe aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është  realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe me ekipin mjekësor të  AKSP-së.
 

Lexo më shumë
 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi vizituan Akademinë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi vizituan Akademinë


Vushtrri, 04 mars 2019- Sot në orët e hershme të mëngjesit, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së e Kosovës për Siguri Publike Zoti Ismail Smakiqi priti në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi si dhe Udhëheqësen e  Programit të ICITAP-it për Kosovë Kimberley Riffe.

Drejtorët Smakiqi, Qalaj,  Thaqi të shoqëruar nga oficer dhe zyrtar të lartë të dyja Agjencive si dhe Riffe e shoqëruar nga këshilltarët e lartë të ICITAP-it morën pjesë në paradën e mëngjesit të 420 kadetëve të Policisë të Kosovës si dhe 120 kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët aktualisht janë duke ndjekur Trajnimet Profesionale për zyrtar policor dhe zyrtar korrektues.

Pas rreshtimit të kadetëve dhe raportimeve të majorit Alban Jetullahu dhe nënkolonel Driton Zabërgja, drejtori Smakiqi iu uroi mirëseardhje mysafireve në paradën e mëngjesit, duke u shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e deritashme të zhvillimit të këtyre Programeve Profesionale. Drejtoi Skamiqi inkurajoi kadetët të vazhdojnë me këtë tempo të trajnimit dhe përgatitjen e tyre për profesionin e policit dhe korrektuesit.

“Ju jeni gjeneratë me fat, që të parët ndjekin Programe Profesionale të validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në një Akademi të akredituara nga Agjenci të akreditimit kombëtar dhe ndërkombëtar”, u shpreh Drejtori Smakiqi.

Ndërsa, drejtori  Qalaj, duka iu drejtuar kadetëve shprehi mbështetje dhe inkurajim për kadetët dhe instruktorët në punën që po bëjnë për përfundimin me suksese të trajnimit profesional për “policë të ri”.
 “Ju në Akademi keni ardhur me dijen tuaj dhe aftësitë tuaja dhe jenë përzgjedhë në mesin e mija të rinjve të cilët kanë synuar uniformën e kadetit. Andaj e keni rastin të mësoni shumë dhe nesër të jeni në shërbim të qytetarëve të vendit tuaj, keni rastin të plotësoni ëndrrën e prindërve tuaj – që vendin tuaj ta bëni edhe më të mirë”.

Kurse drejtori Thaqi duke përshëndetur kadetët e renditur në paradë, kujtoi kohën kur Ai,  para 19 viteve ka qenë i renditur në radhët e kadetit të Policisë së Kosovës dhe sot iu drejtohet në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës. “Iu inkurajoi të mësoni shumë këtu në Akademi dhe sa më të përgatitur të vini në Agjencitë tuaja, të i shërbeni vendit tuaj, qytetarëve të vendit tuaj”.

Kadetë i përshëndeti edhe Udhëheqësja e  Programit të ICITAP-it për Kosovë Kimberley Riffe, e cila shprehi kënaqësinë që ICITAP-i zyra në Kosovë, të cilin ajo e udhëheqë, është pjesë e familjes të madhe të zbatueseve të ligjit. ICITAP-i do të vazhdoi të përkrah Akademinë dhe Agjencitë e Sigurisë Publike në ngritjen e tyre profesionale dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Pas përfundimit të paradës, Drejtori Smakiqi priti mysafiret në një takim të shkurtë, me ç’ rast u diskutua për sfidat të cilat i ka Akademia, e cila po ballafaqohet me numrin më të madhe të kadetëve dhe studentëve në gjithë historinë e saj.
“Aktualisht në Akademi çdo ditë frekfrentojnë  më shumë se 800 pjesëmarrës në trajnime dhe student. Falë punës dhe përkushtimit të 161 të punësuar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe 57 instruktor të ASP-ve Akademia me sukses do të përmbushë misionin e saj”.
Drejtorë Qalaj dhe Thaqi shprehën gatishmërinë e Agjencive të tyre në përkrahje të Akademisë, në përfundim sa me më sukses të këtyre trajnimeve.



 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës