}

NewsArticle

14/02/2019

Akademia dhuroi mbi 110 doza gjak

Vushtrri, 13 shkurt 2019 -  Dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetar tashmë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP) është bërë tradicionale. Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike një numër i madh i kadetëve të gjeneratës së 54 të Policisë së Kosovës, Instruktorët si dhe  zyrtarë që  punojnë në Akademinë  në mënyrë vullnetare dhuruan gjak.

Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar mbi  110  doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.

Personeli mjekësor gjatë këtij aksioni u shprehen të kënaqur që një numër kaq i madh i janë përgjigjur në mënyrë vullnetare dhurimit të gjakut.


Zyrtarët e Akademisë, zyrtaret e sigurisë publike të cilët trajnohen në Akademi çdo aksioni të dhurimit të gjakut që mbahet dy deri tri herë në vit i përgjigjën pozitivisht

Ndryshe aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është  realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe me ekipin mjekësor të  AKSP-së.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

OSBE dhuroi donacion për Akademinë
OSBE dhuroi donacion për Akademinë

Vushtrri, 12 shkurt 2019  -  Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim  Evropian (OSBE), vazhdon ta ndihmojë  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) përmes organizimit të trajnimeve si dhe duke dhuruar donacione të ndryshme që janë të nevojshme për Akademinë. OSBE  sot i dhuroi Akademisë  një  donacion që është njëqind (100) tavolina dhe dyqind e pesëdhjetë (250) karriga.
   
 
Në ceremoni e dhënies se këtij donacioni të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, Shpresa Muharremi  këshilltare nga OSBE-ja,  si dhe zyrtarë të lartë nga Akademia.

Fillimisht, drejtori  i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi e falënderoi OSBE-në për përkrahjen që po ia bënë Akademisë, duke vlerësuar se donacioni është shumë i nevojshëm. 

“Ky donacion do të shërbejë për student dhe të gjithë pjesëtarët e sigurisë që ndjekin mësimet  dhe trajnimet në Akademi. Çdo herë që ne kemi nevojë trokasim në derën e mikut tonë e  që është OSBE-ja, dhe OSBE-ja çdo herë i përgjigjet kërkesës dhe e gatshme për të na ndihmuar”, u shpreh Smakiqi.

Drejtori Smakiqi tha se  Akademia ka qenë dhe  është shumë e interesuar që t’i kontribuoi sigurisë në Kosovë, duke ofruar trajnime dhe arsim të lartë më standarde të larta ndërkombëtare.

 “Akademia  natyrisht do të jetë më e besueshmja që i plotëson standardet  evropiane, ndërkombëtare në përgjithësi”, tha Smakiqi duke u shprehur se mbështetja e OSBE-së për Akademinë  nuk ka munguar asnjëherë duke dhënë donacione të shumta për ngritjen e kapaciteteve të saj.


Ndërsa, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE në Kosovë Ake Roghe u shpreh i lumtur që OSBE-ja  po vazhdon ta përkrah Akademinë.


Duke aluduar në numrin e madh të zyrtarëve të sigurisë që marrinë pjesë në trajnime të ndryshme dhe numrin e madh të kadetëve të gjeneratës së  54 të Policisë së Kosovës që janë duke u trajnuar në Akademi, drejtori Roghe tha se ofrimi i kushteve kaq të mira për një numër kaq të madh është siç tha ai mbresëlënëse.

“Kjo është pozitive që ju po i rekrutoni gjithë këta  njerëz, sepse në fund këta do të jenë në terren duke kryer punën e tyre.  Sa i përket këtij angazhimi mendoi se është e vogël për neve sepse ne jemi pjesë e një familje. Gjithmonë përpiqemi që t’ju përkrahemi në çdo mënyrë të mundshme. OSBE nuk ka dilema për t’ju ndihmuar”, u shpreh Roghe duke thënë se mbështetja  nuk do të mungoj as në të ardhmen.

Lexo më shumë
120 kadet të Shërbimit Korrektues sot filluan trajnimin bazik
120 kadet të Shërbimit Korrektues sot filluan trajnimin bazik

Vushtrri, 20 shkurt 2019 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së  re të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), gjeneratë kjo e cila numëron gjithësej 120 kadet.

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues Rasim Selmanaj iu uroi suksese kadetëve në rrugën të cilën ata e kanë zgjedhur. Selmanaj tha se kjo sfidë nuk është e lehtë, por u shpreh i bindur se me punë do të arrihet misioni dhe vizioni i tyre. 

“Ju sot po filloni një sfidë të re e cila do t’ua ndryshoi rrjedhën  e jetës të cilën e keni bërë deri me sot. Kjo sfidë nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të bindur që ju do t’ia dilni kësaj sfide”, u shpreh Selmanaj. 

Zëvendësdrejtori Selmanaj falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, konkretisht Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi për punën që është duke e bërë.

Kadetët i përshëndeti edhe Drejtori i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore Kastriot Jashari i cili tha se Akademia është e gatshme të ofroj kushte dhe përkrahje për secilin zyrtarë të sigurisë publike. Jashari më këtë rast iu uroj kadetëve suksese në drejtimin që ata kanë zgjedhur.

Ndryshe trajnimi bazike i cili mbahet në Akademi do të zgjatë  deri me 30.08.2019.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës