04/03/2019
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi vizituan Akademinë
Vushtrri, 04 mars 2019- Sot në orët e hershme të mëngjesit, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së e Kosovës për Siguri Publike Zoti Ismail Smakiqi priti në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi si dhe Udhëheqësen e Programit të ICITAP-it për Kosovë Kimberley Riffe.
Drejtorët Smakiqi, Qalaj, Thaqi të shoqëruar nga oficer dhe zyrtar të lartë të dyja Agjencive si dhe Riffe e shoqëruar nga këshilltarët e lartë të ICITAP-it morën pjesë në paradën e mëngjesit të 420 kadetëve të Policisë të Kosovës si dhe 120 kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët aktualisht janë duke ndjekur Trajnimet Profesionale për zyrtar policor dhe zyrtar korrektues.
Pas rreshtimit të kadetëve dhe raportimeve të majorit Alban Jetullahu dhe nënkolonel Driton Zabërgja, drejtori Smakiqi iu uroi mirëseardhje mysafireve në paradën e mëngjesit, duke u shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e deritashme të zhvillimit të këtyre Programeve Profesionale. Drejtoi Skamiqi inkurajoi kadetët të vazhdojnë me këtë tempo të trajnimit dhe përgatitjen e tyre për profesionin e policit dhe korrektuesit.
“Ju jeni gjeneratë me fat, që të parët ndjekin Programe Profesionale të validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në një Akademi të akredituara nga Agjenci të akreditimit kombëtar dhe ndërkombëtar”, u shpreh Drejtori Smakiqi.
Ndërsa, drejtori Qalaj, duka iu drejtuar kadetëve shprehi mbështetje dhe inkurajim për kadetët dhe instruktorët në punën që po bëjnë për përfundimin me suksese të trajnimit profesional për “policë të ri”.
“Ju në Akademi keni ardhur me dijen tuaj dhe aftësitë tuaja dhe jenë përzgjedhë në mesin e mija të rinjve të cilët kanë synuar uniformën e kadetit. Andaj e keni rastin të mësoni shumë dhe nesër të jeni në shërbim të qytetarëve të vendit tuaj, keni rastin të plotësoni ëndrrën e prindërve tuaj – që vendin tuaj ta bëni edhe më të mirë”.
Kurse drejtori Thaqi duke përshëndetur kadetët e renditur në paradë, kujtoi kohën kur Ai, para 19 viteve ka qenë i renditur në radhët e kadetit të Policisë së Kosovës dhe sot iu drejtohet në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës. “Iu inkurajoi të mësoni shumë këtu në Akademi dhe sa më të përgatitur të vini në Agjencitë tuaja, të i shërbeni vendit tuaj, qytetarëve të vendit tuaj”.
Kadetë i përshëndeti edhe Udhëheqësja e Programit të ICITAP-it për Kosovë Kimberley Riffe, e cila shprehi kënaqësinë që ICITAP-i zyra në Kosovë, të cilin ajo e udhëheqë, është pjesë e familjes të madhe të zbatueseve të ligjit. ICITAP-i do të vazhdoi të përkrah Akademinë dhe Agjencitë e Sigurisë Publike në ngritjen e tyre profesionale dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Pas përfundimit të paradës, Drejtori Smakiqi priti mysafiret në një takim të shkurtë, me ç’ rast u diskutua për sfidat të cilat i ka Akademia, e cila po ballafaqohet me numrin më të madhe të kadetëve dhe studentëve në gjithë historinë e saj.
“Aktualisht në Akademi çdo ditë frekfrentojnë më shumë se 800 pjesëmarrës në trajnime dhe student. Falë punës dhe përkushtimit të 161 të punësuar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe 57 instruktor të ASP-ve Akademia me sukses do të përmbushë misionin e saj”.
Drejtorë Qalaj dhe Thaqi shprehën gatishmërinë e Agjencive të tyre në përkrahje të Akademisë, në përfundim sa me më sukses të këtyre trajnimeve.