Akademia e Kosovës për Siguri Publike ri akreditohet nga IADLEST, nga SHBA, me Çmimin e Ekselencës
Vushtrri, 20 nëntor 2024 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike
(AKSP) riakreditohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe
Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
(SHBA) në fushën institucionale. Akademia ka rikonfirmuar edhe një herë nivelin
e lartë të aplikuar të standardeve institucionale përmes pranimit të Çmimit të
Ekselencës.
AKSP pas fazës fillestare për ri akreditim, filloi procesin aplikues në
dhjetorin e vitit 2023. Ngarkimi i dokumentacionit në platformën e ofruar nga
IADLEST u përmbyll në fund të muajit mars 2024, me çfarë filluan përgatitjet
për fazën inspektuese në terren nga ana e ekipit vlerësues të IADLEST. Vizita
fakt-mbledhëse dhe inspektuese është bërë me datën 18 deri më 19 nëntor 2024 në
Akademi. Ekipi vlerësues i ekspertëve në përbërje të Mark Damitio, menaxher i
akreditimit në IADLEST dhe Steve Bennett ekspertë i akreditimit, zhvilluan një
mori takimesh në koordinim me Emin Ukën, Udhëheqës i Divizionit për Sigurimin e
Cilësisë, Menaxher i Akreditimit në AKSP.
Nën udhëheqjen dhe menaxhimin e Kastriot Jasharit, zv Drejtor i
Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, u zhvilluan takime me
stafin menaxhues, udhëheqës, trajnues dhe kadetë në AKSP, duke verifikuar
përputhshmërinë e politikave, proceseve dhe zbatueshmërinë e standardeve në
kuadër të AKSP-së.
Kjo njohje e konfirmon faktin, se Akademia mbetet lider në përmbushjen e
misionit dhe vizionit të saj si njëri ndër institucionet me aplikueshmërinë e
praktikave më të mira institucionale në rajon dhe më gjerë.