Në Akademi qëndroi për vizitë një delegacion nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizimit

17.10.2024

Vushtrri, 17 tetor 2024 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)u mirëprit në vizitë një delegacion nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizimit (ACCET), udhëhequr nga Zëvendës President Dwaine Lee (PhD). Ai u prit në Akademi nga Kastriot Jashari, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, me bashkëpunëtorë. Leeu njoftua nga ekipi pritës i Akademisë për rolin dhe përgjegjësitë e këtij institucioni, duke qenë i vetmi institucion publik në vend që ofron trajnim dhe arsim të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit. Në vazhdim, Drejtori Jashari u sqaroi të pranishmëve për rrugëtimin 25-vjeçar të Akademisë, duke pasur parasysh rolin tejet të rëndësishëm të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët gjithmonë e kanë përkrahur Akademinë. Ai u dhe mysafirëve edhe një pasqyrë të trajnimeve të mbajtura në akademi në fushën e luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit.

 

Kurse nga ana e tij Lee i njoftoi nikoqirët për ACCET, duke u sqaruar atyre se kjo është një organizatë jo-qeveritare me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i dedikohet çrrënjosjes së kërcënimit global të aktorëve malinj. Duke u sqaruar më tutje për këtë organizatë, ai shtoi se duke shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën e gjerë të ekipit të tij, ACCET është i pozicionuar në mënyrë unike për të trajtuar sfidat komplekse të paraqitura nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi në mbarë botën. Misioni i saj është që të fuqizojë qeveritë,organizatat dhe komunitetet me njohuritë, aftësitë dhe burimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive ekstremizmin dhe terrorizmin. Duke folur për projektet e kryera në Kosovë, Lee tha se ACCET ka ndihmuar në zhvillimin dhe implementimin e një fushate gjithë përfshirësedhe gjithë kombëtare të komunikimit strategjik që i ka arsimuar të rinjët për rreziqet e ekstremizmit dhe terrorizmit.

 

Të dy palët u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e interesave të përbashkët me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve të ligjit nga Kosova.