Drejtori Jashari u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu

30.09.2024

Vushtrri, 30 shtator 2024 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Kastriot Jashari, priti sot në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu i shoqëruar me bashkëpunëtor të tij. Qëllimi i kësaj vizite dhe takimi pune ishte diskutimi dhe bashkërëndimi mbi proceset e punës për përgaditjet për fillimin e trajnimit profesional të gjeneratës së re të kadetëvepër Doganat e Kosovës e cila planifikohet të filloj së shpejti brenda këtij viti.

 

Kjo vizitë pune konsiston në harmoni edhe me marrëveshjen dypalëshe ndërinstitucionale në mes të AKSP-së dhe Doganave të Kosovës të arritur në shtator të vitit 2023 ku për qëllim ka arritjen e objektivave të përbashkëta  strategjike në fushën e trajnimeve dhe në ngritjen e cilësisë  në zhvillimin e kapaciteteve  në fushën e sigurisë publike.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës njoftoi të pranishmit se pas një pauzimi të gjatë, me sukses i kemi përfunduar procesin e rekrutimin të stafit të ri të cilët pasi që do të përfundojn trajnimin profesional në AKSP, do të na bashkangjiten për të shërbyer pranë Doganave të Kosovës. 

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, shprehu knaqësinë që në AKSP, gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm, do të trajnohen edhe gjeneratat e reja të kadetëve të Doganave të Kosovës. Drejtori Jashari më tej shtoi se trajnimi i zyrtarëve të zbatuesve të ligjit të Republikës së Kosovës, siç janë Doganat e Kosovës, është një obligimi yni ligjor dhe me knaqësi presim diplomimin e tyre sipas standardeve më të larta të arritura përmes akreditimeve vendore dhe ndërkombëtare. 

 

Në fund drejtorët e dyja institucioneve shkëmbyen falenderimet e ndërsjellta për bashkëpunimin ndërinstitucional të shkëlqyeshëm dhe theksuan rëndësinë që ky bashkëpunim të vazhdohet më tutje në mbështetje të parezervë të ngritjes së kapaciteteve të brendshme.