Zëvendës ambasadorja e OSBE në Kosovë Cornelia Taylor vizitoi Akademinë
Vushtrri, 14 maj 2024- Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari priti sot në takim zëvendës ambasadoren e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë, Cornelia Taylor.
Qëllimi i vizitës ishte që të ofroj përkrahje edhe më tutje për Akademinë në realizimin e trajnimeve në fushën e sigurisë publike.
Zv/drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari u shpreh i lumtur për këtë vizitë. Drejtorit Jashari e njoftoi zv/ambasadoren Taylor për aktivitetet dhe trajnimet aktuale që janë duke u mbajtur në Akademi.
Gjatë këtij takim Jashari e falënderoi OSBE-në për ndihmën dhe mbështetjen që jep Akademisë në vazhdimësi.
“Falë mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë siç janë OSBE, ICITAP si dhe punës së palodhshme të stafit, Akademia sot ka arritur suksese të mëdha”, u shpreh Jashari.
Jashari përmendi që OSBE ka mbështetur institucionet e sigurisë publike që nga themelimi e deri të avancimi i tyre për mes trajnimeve dhe donacioneve të shumta.
Zëvendës ambasadorja e OSBE më mision në Kosovë, Cornelia Taylor, falënderoi drejtorin Jasharin për pritjen, ndërkohë përgëzoi drejtorin për progresin dhe zhvillimet në Akademisë.
Ambasadorja Taylor shprehu interesimin e saj rreth trajnimeve të ofruara në Akademi e po ashtu edhe rreth inkuadrimit të gjinisë femërore në AKSP.
Në fund të takimi ajo shprehu mbështetje për Akademinë edhe në të ardhmen.