Drejtori Jashari priti në takim një delegacion nga Akademia e Drejtësisë së Karolinës Veriore

24.10.2023

Vushtrri, 24 tetor 2023 - Një delegacion nga Akademia e Drejtësisë  së Karolinës Veriore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i kryesuar nga drejtori i kësaj akademie, Trevor Allen,  sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

 

Delegacioni nga SHBA u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari. Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes AKSP-së  dhe Akademisë së Drejtësisë nga Karolina Veriore. 

 

Gjatë takimit palët vlerësuan lartë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  duke theksuar mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdojnë t’i jap institucioneve të Kosovës, në veçanti Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 

 

 Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, Kastriot Jashari  e  njoftoi për së afërmi delegacioni  për rolin dhe mandatin e Akademisë.  Jashari gjatë këtij takim përmendi të arriturat që janë realizuar në Akademi, njëkohësisht foli edhe për sfida që e presin në të ardhmen sa i përket fushës së sigurisë publike. 

 

 Drejtori Jashari shfaqi interesimin e tij për bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë  së Karolinës Veriore, konkretisht bashkëpunimin për trajnimet në fushën e sigurisë publike. 

 

Ndërsa delegacioni nga Akademia e Drejtësisë  së Karolinës Veriore nga SHBA shprehën interesim të madh ku parashtruan një varg pyetjesh. 

 

Edhe delegacioni në fjalë shfaqen interesimin e tyre që të fillohet më bashkëpunim në fushat që janë më interes për të dyja palët. 

 

Edward Anderson, drejtor në Departamentin për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, gjatë fjalimit të tij vlerësoi lartë të arriturat në Akademi. Anderson tha se puna e madhe që po bëhet në të dy akademitë, Akademinë e Drejtësisë  së Karolinës Veriore dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, është e jashtëzakonshme. 




Ndryshe vizita e delegacionit nga Akademia e Drejtësisë  së Karolinës Veriore është përkrahur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian më mision në Kosovë.