Telegram ngushëllimi familjes Bunjaku dhe gjithë Policisë së Kosovës

25.09.2023

Vushtrri, 25 shtator 2023 – Më pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë në krye të detyrës,  zyrtari i Policisë së Kosovës rreshteri Afrim Bunjaku. 

 

Polici, Afrim Bunjaku, do të mbahet mend për përkushtimin dhe punën e palodhshme në radhët e Policisë së Kosovës. 

Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.

 

Afrimi dhe kolegët e tij, duke qenë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe për vendosjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhanë një shembull të sakrificës së jashtëzakonshme, përkushtimit të pashoq dhe profesionalizmit të lartë. 

 

Afrimin Bunjakun, do ta përkujtojmë gjithmonë  për jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Afrimi për një kohë ka punuar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike duke kontribuar në aftësimin e gjeneratave të reja të Policisë së Kosovës.  

 

Në emër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike shprehi ngushëllime të sinqerta familjes,  miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë Policisë së Kosovës. 


Kastriot Jashari - zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike