Një delegacion nga Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave së Sigurisë nga Republika Çeke vizitoi Akademinë

31.05.2023

Vushtrri,  31 maj 2023 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi  një delegacion nga  Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë së Republikës Çeke i kryesuar nga drejtori i këtij inspektorati, Radim Dragoun. 


Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari. 


Qëllimi i vizitës se delagcionit  në fjalë,  në përbërje edhe të  zëvendësdrejtorit, Vít Hendrych dhe udhëheqësit për Çështje Ligjore dhe të Jashtme , Josef Ježek, ishte që të njihen më për se afermi me  misionin dhe vizionin e Akademisë.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari,  u shpreh i knaqur rreth vizitës se  delegacionit të Inspektoratit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë nga Republika Çeke.


Jashari gjatë takimit e informoi delegacionin çek për zhvillimet dhe aktivitetet që do të realizohen në të ardhmen në Akademi.



Tutje, drejtori Jashari foli edhe rreth bashkëpunimit që ka Akademia me institucionet përkatëse të Republikës së Çekisë, të cilin aktualisht  e zhvillon përmes pjesëmarrjes së saj në asociacione dhe mekanizma evropiane, siç janë Agjencia e BE-së për Trajnim në Zbatimin e Ligjit (CEPOL), Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacioni i Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes (EFSCA). 


Ndërsa, drejtori i Inspektoratit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Republikës Çeke, Radim Dragoun,  duke folur rreth mandatit të institucionit që ai drejton, shprehu interesimin e tij rreth trajnimeve dhe arsimit të lartë që zhvillohet në Akdemi për agjencionet e sigurisë publike.





Delegacioni nga  Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë dhe menaxhmenti i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike u dakorduan  për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.


Delegacioni në fjalë gjatë vizitës në Akademi ishte i shoqruar  nga Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj.