Në Fakultetin e Sigurisë Publike dy studentë nga Finlanda përfunduan një semestër të studimeve

12.05.2023

Vushtrri, 12 maj 2023 - Në kuadër të bashkëpunimit që kanë Finlanda dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në fushën e arsimit për siguri publike, dy studentë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA’  të Finlandës, sot përfunduan një semestrin të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.

 

Studentët  Jessika Kokko dhe Oskar Leskinen, të cilët studiojnë në nivelin bachelor për Rend, Siguri dhe Menaxhim të Rrezikut në Finlandë,  për tre muaj rresht qëndruan në Akademi ku kanë ndjekur ligjëratat në Fakultetin e Sigurisë Publike. 

 

Studentët nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA”  përveç ligjëratave gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë kanë vizituar Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufijve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Burgun e Dubravës, Burgun e Sigurisë së Lartë, Shërbimin Sprovues të Kosovës (SHSK), Misionin e OSBE-së në Kosovë etj. Qëllimi i të gjitha këtyre vizitave ishte që përveç pjesës teorike, studentët nga Finlanda të njihen më për së afërmi edhe me ecurinë e zhvillimit të institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.

 

Është hera e parë që në  Fakultetin e Sigurisë Publike (FSP) kanë qëndruar studentë të huaj, të cilët kanë ndjekur një semestër për përfitimin e kredive (ECTS) të cila transferohen në fakultetin e tyre në Finlandë.

 

Qëndrimi i studentëve në fjalë për qëllim të studimeve në Fakultetin e Sigurisë  Publike  është mundësuar  përmes programit të Bashkimit Evropian,  Erasmus+. 

 

Po ashtu gjatë javës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka qëndruar Timo Ryynänen, profesor në  Universitetin e Shkencave të Aplikuara  “LAUREA”. Gjatë qëndrimit të tij në Akademi u bë shkëmbimi i përvojave mes profesorëve të Fakultetit të Sigurisë Publike dhe profesorit Ryynänen.  Gjithashtu gjatë takimit të dyja palët u informuan rreth metodologjisë së studimeve,  mësimdhënies, mënyrën së vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve në të dy institucionet arsimore USHA dhe FSP.  

 


Në fund të vizitës, profesori Timo Ryynänen të shoqëruar nga zyrtaret për marrëdhënie me jashtë në Akademi u takuan edhe me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili shprehu përkrahjen e tij për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet AKSP-së dhe Universitetit “LAUREA” dhe të institucioneve të tjera përkatëse të Finlandës. 


Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike  ka marrëveshje bashkëpunimi më Universitetin e Shkencave të Aplikuara  “LAUREA” e cila këtë marrëveshje është duke e vazhduar edhe më tutje.