Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi protokoll marrëveshjen më Akademinë Diplomatike të Kosovës
Vushtrri, 01 mars 2023 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) nënshkroi protokoll marrëveshjen me Akademinë Diplomatike të Kosovës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo marrëveshje u nënshkrua mes zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari dhe zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike ambasadorit Beqir Ismaili.
Qëllimi i marrëveshjes në fjalë është bashkëpunimi afatgjatë dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy institucioneve.
Po ashtu në këtë marrëveshje parashihet edhe përkrahja e objektivave strategjike në fushën e trajnimeve, avancimin e vazhdueshëm të tyre dhe programeve relevante.
Gjithashtu qëllimi i protokoll marrëveshjeje është ofrimi i programeve të caktuara të ngritjes së kapaciteteve njerëzore, duke ofruar kështu trajnimeve në fushat e sigurisë publike për zyrtarë nga shtete të huaja.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike e cila mision ka ofrimin e trajnimeve për gjithë zyrtaret e sigurisë publike në vend, ofron edhe trajnime në fushën e sigurisë publike për zyrtarë të shteteve të huaja.
Të dyja palët, drejtori Jashari dhe drejtori Ismaili gjatë nënshkrimit të protokoll marrëveshje u dakorduan se mbajtja e trajnimeve të fillojë shumë shpejt.
Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të ngushtë me Akademinë Diplomatike të Kosovës së Ministrisë së Punëve të Jashtme që nga data 27 gusht 2021.