Një delegacion nga Shqipëria, Maqedonia dhe Komiteti Holandez vizitoi Akademinë

10.11.2022

Vushtrri, 8 nëntor 2022 - Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës  për Siguri Publike Kastriot Jashari priti sot në takim një delegacion nga  Institucioni i të Miturve në Akademinë e Trajnimeve nga Shqipëria , nga Maqedonia e Veriut  dhe nga Komiteti Holandez i Helsinkit.


Delegacioni ishte i përbërë nga Marinela Alia drejtoresha në Institucionin e të Miturve  nga Shqipëria,  Mavrodi Karpicarov drejtor  në Institucionin e të Miturve nga Maqedonia e Veriut  dhe nga Annette Van Den Bosch eksperte  në Komitetin Holandez në Helsink,


Qëllimi i vizitës ishte diskutime rreth zbatimit të projektit rajonal “Drejt një mjedisi të sigurt, stimulues dhe rehabilitues të burgjeve për fëmijët dhe të miturit në konflikt me ligjin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari duke iu dëshiruar mirëseardhje falënderoj Komitetin Holandez në Helsink për kontributin e tyre të dhënë në zbatimin e projektit .  Jashari vlerësoi se nga ky projekt kanë përfituar të gjitha institucionet respektive në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë drejtori Jashari  i njoftoi  delegacionin rreth  zhvillimeve dhe të arriturat në Akademi.

Ndërsa, Annette Van Den Bosch eksperte në Komitetin Holandez në Helsink e falënderoi Akademinë për mikpritje  për të shkëmbyer përvoja mes shteteve.  
 “Me punën profesionale dhe përkushtimin në zhvillimin e saj institucional, Akademia është një institucion i arsimit në siguri publike model për tu përcjellë”,  u shpreh Van Den Bosch  duke thënë   fal bashkëpunimit  mes Akademisë Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Komitetit Holandez  të Helsinkit në Kosovë në kuadër të projektit janë arritur rezultate të mira.  Tutje gjatë takimit u tha se në kuadër të projektit janë zhvilluar trajnime që kanë pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve në Shërbimin Korrektues për zhvillimin e mëtejshëm të procesit të risocializimit dhe ri integrimit të fëmijëve dhe të miturve në konflikt me ligjin.


Gjatë takimi janë zhvilluar disa prezantime që lidhen me trajnimet  në fushën e delikuencës së të miturve në bashkëpunim në mes AKSP, SHKK dhe NHC, anëtarësimi i Akademisë në institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbarëvajtja e trajnimeve dhe arsimit të lartë në Akademi.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe përfaqësues të agjencive të sigurisë publike.