Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti ka vizituar Akademinë Policore të Shqipërisë
Vushtrri, 04 qershor 10 Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Sheremet Ahmeti, ka qëndruar tri ditë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Kryeshefi z.Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Administratës dhe Logjistikës, Halim Shala, shefi i Zyrës Ligjore, Dukagjin Dinaj, si dhe nga drejtori për Trajnime Mandatore, nënkolonel, Driton Zabërxha, kanë vizituar Qendrën për Formimin Policor të Shqipërisë (QFP), ku janë pritur nga zëvendësdrejtori i policisë së shteti të Shqipërisë, Ahmet Haxhia si dhe nga drejtori i QFP-së, Nazmi Kotarja. Qëllimi i vizitës ka qenë shkëmbimi dhe përfitimi i përvojave në mes të dyja qendrave, në fushën e organizimit të brendshëm, infrastrukturës ligjore si dhe çështjet tjera që janë të rëndësishme për qendrën tonë.
Gjatë takimi z. Ahmeti dhe z.Haxhia kanë diskutuar për çështjen e sigurisë si dhe për krijimin e raporteve bilaterale në mes të QKSPEZH-it dhe Akademisë Policore të Shqipërisë. Të dyja palët kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet e deritashme mes Kosovës dhe Shqipërisë sa i përket fushës së sigurisë.