}

NewsArticle

17/06/2026

Bordi ALUMNI i AKSP-së mbajti takimin e radhës dhe miratoi planin vjetor për vitin 2026

Vushtrri, 17 qershor 2026 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt takimi i radhës i Bordit ALUMNI, me pjesëmarrjen e anëtarëve të bordit dhe përfaqësuesve të Akademisë.

 

Gjatë takimit u shqyrtua Draft-Dokumenti i Planit të Aktiviteteve ALUMNI të AKSP-së për vitin 2026, duke përfshirë komentet dhe sugjerimet e pranuara gjatë procesit të konsultimit dhe rishikimit të dokumentit.

 

Pjesëmarrësit zhvilluan diskutime konstruktive lidhur me aktivitetet e parapara, prioritetet strategjike dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të rrjetit ALUMNI, me fokus në forcimin e bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të anëtarëve të tij.

 

Pas shqyrtimit të propozimeve dhe rekomandimeve të paraqitura, Bordi ALUMNI miratoi Planin Vjetor të Aktiviteteve ALUMNI të AKSP-së për vitin 2026, i cili do të shërbejë si dokument orientues për realizimin e aktiviteteve dhe nismave të planifikuara gjatë vitit.

 

Akademia e Kosovës për Siguri Publike mbetet e përkushtuar në mbështetjen e rrjetit ALUMNI dhe në promovimin e aktiviteteve që kontribuojnë në fuqizimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional ndërmjet anëtarëve të saj.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

 

Vushtrri, 17 qershor 2026 – Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), z. Ismail Dibrani, vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, z. Shpend Shabani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

 

Me rastin e vizitës së Zëvendëskryeministres së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, në Akademi (AKSP), Drejtori i Përgjithshëm, z. Shpend Shabani, i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën, duke vlerësuar mbështetjen institucionale për zhvillimin dhe avancimin e vazhdueshëm të Akademisë. Gjatë takimit, ai prezantoi mandatin, zhvillimin institucional dhe të arriturat kryesore të AKSP-së në fushën e arsimit dhe trajnimit për siguri publike, si dhe prioritetet strategjike për periudhën e ardhshme.

 

Në këtë kuadër, u theksua progresi i arritur në zhvillimin e programeve trajnuese dhe akademike, proceset e akreditimit vendor dhe ndërkombëtar, si dhe roli i Akademisë në përgatitjen dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimit Sprovues të Kosovës, Doganës së Kosovës, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe Inspektoratit Policor të Kosovës. Po ashtu, u ritheksua vizioni i Akademisë për t’u zhvilluar më tej si një qendër moderne dhe lidere rajonale në fushën e sigurisë publike.

 

Nga ana e saj, Zëvendëskryeministrja znj. Gërvalla-Schwarz vlerësoi angazhimin dhe rezultatet e Akademisë ndër vite, duke theksuar kontributin e saj në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të institucioneve të sigurisë publike dhe promovimin e Kosovës në nivel ndërkombëtar.

 

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm me AKSP-në dhe rëndësinë e programeve trajnuese në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit korrektues në përputhje me standardet bashkëkohore dhe ndërkombëtare.

 

Në përfundim të vizitës, znj. Gërvalla-Schwarz, së bashku me delegacionin shoqërues, të udhëhequr nga Drejtori z. Shabani dhe zyrtarë të lartë të Akademisë, vizituan hapësirat dhe objektet e Akademisë. Me këtë rast, ata patën mundësinë të njihen nga afër me kushtet e trajnimit dhe të përcjellin aktivitetet teorike dhe praktike të kadetëve që aktualisht janë duke ndjekur programet trajnuese në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës