Në Akademi përfundoi trajnimi “Laboratorët Klandestinë”
Vushtrri, 23 shtator 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot tridhjetë e pesë (35) zyrtarë të sigurisë publike përfunduan trajnimin “Laboratorët Klandestinë”.
Pjesëmarrësit vlerësuan së ky trajnim do t’ju ndihmojë shumë gjatë kryerjes të punës së tyre si zbatues të ligjit.
Ky trajnim i cili ka zgjatur dy javë është organizuar nga Programi i Ndihmës Ndërkombëtare për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Trajnimi është mbajtur nga ekspertet amerikan Drug Enforcment Administration (DEA).
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, menaxherja e programit ICITAP në Kosovë Kimberly Riffe si dhe zyrtarë tjerë të fushës së sigurisë publike në vend.
Në fund ceremonisë të gjitha ata që kanë ndjekur trajnimin u certifikuan.