Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën e katërt ndërkombëtare shkencore të AKSP-së

13.09.2022

Vushtrri, 13 shtator 2022 – Akademia e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP) organizon konferencën e katërt shkencore ndërkombëtare me titull “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”. 

 

Konferenca do të përqendrohet në efektet negative, zbutjen dhe reagimet për fazat e rimëkëmbjes të sektorit të rendit dhe sigurisë për ndikimet e COVID-19 në siguri.


Më ketë rast ftohen akademikë, studentë, hulumtues shkencorë dhe profesionistë të tjerë të pavarur ose të punësuar në fushat e rendit dhe sigurisë publike, institucionet shtetërore, institucionet e arsimit ose hulumtimit nga Kosova, Ballkani Perëndimor, Evropa dhe më gjerë, për të prezantuar pike vështrimet e tyre përmes punimeve shkencore se si pandemia COVID-19 ka ndikuar në integritetin e zbatimit të ligjit në shtetet ose shoqëritë e tyre përkatëse.   

 

Gjatë konferencës, nga pjesëmarrësit do të kërkohet që t’i prezantojnë hulumtimet ose dokumentet e tyre në gjuhën angleze, shqipe ose serbe, pasi që përkthimi simultan profesional do të ofrohet në tri gjuhët e lartpërmendura. 

 

Konferenca do të mbahet nga data 16 deri me datën 18 nëntor 2022 dhe mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian më mision në Kosovë. 


Për informata shtesë në lidhje me konferencën, ju lutem klikoni në NJOFTIM