Një delegacion nga Universiteti Utah Valley i SHBA –ve vizitoi Akademinë
Vushtrri, 11 maj 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jashari, sot u takua më një grup studentësh nga Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilët ishin të shoqëruar nga Chris Lindquist professor në këtë Universitet.
Në takim të pranishëm ishin edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe menxhmenti i lartë i Akademisë.
Qëllimi i vizitës së delegacionit në fjalë ishte që të informohen më për së afërmi me punën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi Kastriot Jashari fillimisht ju dëshiroj mirëseardhje delegacionit, ndërkohë që i informoi për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë këtij takimi Jashari foli për trajnimet që mbahen në Akademi ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia, projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike. Po ashtu gjatë takimit temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më vende të ndryshme evropiane.
Jashari duke i informuar delegacioni për projektet që ka për qëllim t'i realizoi në të ardhmen, u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vazhdojë edhe më tutje.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë Akademia ka fituar përvoja të mira dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka arritur të fitoj edhe akreditim ndërkombëtar, siç është ajo nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkëpunim më institucionet e sigurisë së SHBA-ve ka qenë dhe është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm për Akademinë”, u shpreh Jashari.
Gjithashtu delegacionin nga Universiteti i Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka përshëndetur edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi. Dekani Gashi e informoj delegacionin rreth projekteve që synohet të arrihen në të ardhmen në Fakultetin e Sigurisë Publike, siç është hapja e programit master etj.
Po ashtu edhe dekani Gashi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën arsimit për siguri publike.
Ndërsa, Chris Lindquist profesor në Universitetin Utah Valley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar lartë punën që është bërë deri me tani tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e projekteve të saj.
Edhe delegacionin në fjalë u shpreh i gatshëm për bashkëpunim më Akademinë edhe në të ardhmen.
Gjatë takimit interesimi i studentëve te Universitetit Utah Valley ishte lidhur me trajnimet dhe zhvillimet tjera në Akademi.
Në fund delegacioni të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Akademisë vizituan kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.