U përurua dhoma e webinarit dhe salla e ekspozitës së uniformave të institucioneve të sigurisë publike

23.12.2021

Vushtrri, 23 dhjetor 2021 –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u përurua dhoma e webinarëve dhe salla e ekspozitës së uniformave të institucioneve të sigurisë publike në Kosovë. E gjithë kjo është donacion nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)  më mision në Kosovë. 


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha e falënderoj  OSBE –në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Akademisë.  Drejtori Berisha tha se çdo ditë po krijohen kushte edhe më të mira  për kadetët, studentët dhe për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike që kryejnë trajnime në Akademi. 


“ Siç jemi në dijeni virusi ‘Covid 19’ ka shkaktuar pasoja të mëdha në gjithë globin dhe për këtë ka lindur nevoja që komunikimi të zhvillohet në një tjetër dimensioni, andaj dhoma e webinarëve do t’í shërbej Akademisë për të  mbajtur aktivitete, mësim, trajnime, seminare, punëtori edhe nga larg, të cilat do t’ju dedikohet të gjitha institucioneve të sigurisë publike për të cilat AKSP ofron trajnime dhe arsim të lartë”, u shpreh Berisha 


Ai foli edhe rreth sallës së ekspozitës në të cilën janë të ekspozuara uniformat dhe simbolet e zyrtarëve të cilët kujdesën për siguri publike duke vlerësuar së kjo sallë ka një rëndësi të veçantë për Akademinë.


Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra i falënderoj të gjithë partnerët ndërkombëtarë që po japin kontribut në zhvillimin e institucioneve të sigurisë publike.

“Profesionalizmi nuk arrihet ndryshe përveç arsimimit dhe trajnimeve të duhura dhe në këtë aspekt nuk mjafton vetëm kurrikula të jetë në nivelin e duhur,  por edhe pajisjet dhe premisat e Akademisë të jenë në nivelin e duhur. E dimë që është bërë punë shumë e madhe këtyre viteve,  e dimë që këtë nuk do ta arrijmë  pa ndihmën e partnerëve tanë  andaj jemi shumë falënderues jo vetëm OSBE-së, por të gjithë akterëve tjerë që kanë kontribuar gjatë këtyre viteve”, u shpreh zv/ministri Dobra duke e inkurajuar Akademinë që të vazhdojë punën  në mënyrë që zyrtarët e sigurisë publike të jenë në nivelin e duhur profesional. 


Kurse udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport  e përgezon  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për  tw arriturat, ndërsa u shpreh i lumtur  që OSBE  ka pajisur me teknologji të nevojshme dhomën e webinarëve dhe sallën e ekspozitës së uniformave. 

Davenport tha se  Akademinë është një liderë jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion. 


Më këtë rast  Davenport ka uruar Akademinë për ri akreditimin e saj nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe për ri akreditimin  nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën institucionale me çmimin e ekselencës. 


Ambasadori Davenport tha se OSBE do të vazhdojë të përkrah institucionet e sigurisë publike edhe në të ardhmen.



Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm  i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra, Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj, Zëvendësdrejtor  i Agjencisë së Menaxhimt Emergjent Shefki Avdullahu, zëvendësuese e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës  Metije Ademi, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, Shpresa Muharremi këshilltare kombëtare e OSBE-së në AKSP si dhe zyrtarë tjerë nga institucionet e sigurisë publike.