Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike përfundoi kursi i Menaxhimit të nivelit të lartë

14.05.2010

Vushtrri, 14 maj 10- Në vazhdën e trajnime të cilat mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri, Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot përfundoi kursi  “Menaxhimi i nivelit të lartë”, në të  cilin trajnim morën pjesë 15 pjesëmarrës.
Ky trajnim zgjati  katër javë ku pjesëmarrësit ishin zyrtarë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës si dhe zyrtarë nga stafi civil i Qendrës. Ne ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin Kreshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Shermet Ahmeti, drejtori për Përkrahje Programore, Ali Bajgora, nënkolonel Driton Zabërxha  si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës. Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Shermet Ahmeti tha se ngritja e kapaciteteve të sigurisë publike është nevojë e domosdoshme. “Ky trajnim do të iu ndihmojë në të ardhme në fushën e menaxhimit të nivelit të lartë që punët, detyrat dhe përgjegjësit ti kryeni në mënyrë sa më të mirë dhe profesionale”, tha Ahmeti.  Ndërkaq nënkolonel Driton Zabërxha tha  se kryerja e këtij kursi të sapo certifikuarve do t’iu ndihmojë  që këta pjesëtarë punën e tyre ta menaxhojnë në mënyrë sa më profesionale. “Ky është kursi i parë i mbajtur nga trajnerët tanë dhe janë përfshirë të gjitha fushat ku juve ju nevojiten për shkathtësitë e juaja menaxheriale”, tha Zabërxha.
Në fund të kësaj ceremonie pjesëmarrëseve të trajnimit  iu shpërndan Certifikatat.