OSBE-ja falënderon ish drejtorin e AKSP-së Ismail Smakiqi
Vushtrri, 18 nëntor 2020 – Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, më misioni në Kosovë Jan Braathu, përmes një shkrese ka falënderuar ish Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi, për punën dhe kontributin e tij në Akademi.
Më këtë rast u vlerësua lartë puna e tij duke thënë se drejtori Smakiqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për nëntë vjet rresht sa ka udhëhequr Akademinë.
“Që nga emërimi juaj si Drejtor i Përgjithshëm në nëntor 2011, puna juaj e palodhshme për të avancuar Akademinë ka arritur shumë. Ju gjithmonë keni vendosur standarde të larta për programe bashkëkohore të trajnimit dhe arsimit për zbatimin e ligjit, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Dhe ju vazhdimisht e keni udhëhequr AKSP-në drejt qëllimit të saj strategjik për të siguruar se Kosova ka institucione të qëndrueshme dhe demokratike të sigurisë publike. Ne ishim veçanërisht krenarë kur përpjekjet tuaja rezultuan që Akademia të bëhet e para në regjion për të pranuar akreditimin ndërkombëtar nga IADLEST”, thuhet në shkresën e ambasadorit të OSBE-së .
Tutje në shkrese thuhet se OSBE e përkrah vizionin e ish drejtorit Smakiqi për avancim të mëtutjeshëm të AKSP-së për t’u bërë qendër ekselence për sigurinë publike në Kosovë.
OSBE shpreh gatishmërinë që edhe në vitet në vijim do të vazhdojë të përkrahë Akademinë për të realizuar plotësisht këtë qëllim.
Ndryshe ish Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri Publike Ismail Smakiqi ka udhëhequr Akademinë për nëntë vjet rresht.
Kliko këtu për ta gjetur shkresen