Thirrje për aplikim

04.08.2020

Vushtrri, 04 gusht 2020 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  më 25 nëntor 2020 organizon konferencën e III-të shkencore ndërkombëtare me titull “Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana të pandemisë COVID-19”.

 

Konferenca synon të bashkojë studiuesit e fushave të sigurisë publike me qëllim të prezantimit të modeleve të institucioneve të sigurisë publike, arsimore dhe trajnuese të vendeve të tyre, përvojat, sfidat e kaluara dhe aktuale në rrethana të pandemisë globale COVID-19.

 

Prandaj ftohen të marrin pjesë akademikët, studentët, hulumtuesit dhe profesionistët e tjerë që të prezantojnë pikëpamjet e tyre. Konferenca do të mbahet online në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze me përkthim simultan në gjuhët e lartërcekura. 

 

Datat e rëndësishme dhe modeli i pjesëmarrjes në konferencë

 

Ju njoftojmë se punimet dhe prezantimet nuk duhet të kenë qenë të botuara apo prezantuara më parë gjetiu. 

 

Datat e rëndësishme për konferencë janë si në vijim: 

- Dorëzimi i abstrakteve deri më 28 gusht 2020 

- Njoftimi i pranimit më 10 shtator 2020 

- Dorëzimi i punimeve deri më 20 tetor 2020 

- Njoftimi i pranimit të punimit të dërguar së bashku me programin e plotë të konferencës më 5 nëntor 2020 

- Data e mbajtjes së konferencës më 25 nëntor 2020


Për më tepër informata klikoni këtu: NJOFTIM