Gjenerata e 55 e kadetëve të Policisë së Kosovës sot filloj trajnimin programi profesional
Vushtrri, 11 nëntor 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, gjenerata e 55 e kadetëve të Policisë së Kosovës sot fillojë pjesën teorike të trajnimit Programit Profesional “Polic i Ri”.
Kadetët e rinj i përshëndeti Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Ismail Smakiqi. Më këtë rast Smakiqi iu dëshiroj suksese kadetëve dhe i inkurajoj ata që të japin maksimumin nga vetja e tyre që e gjithë trajnimin ta përfundojnë me sukses.
Po ashtu kadetët i përshëndeti edhe drejtor i Drejtorisë për Trajnime Themelore të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi.
Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programit të dizajnuar në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Trajnimi i cili do të zgjatë deri në gusht të vitit 2020 do ta vijojnë 446 kadet të Policisë së Kosovës.