Komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel vizitoi QKSPEZH-in

23.04.2010

Vushtrri, 22 prill ’10 -  Kryeshefi Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z.Sheremet Ahmeti priti sot në një takim komandantin e Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel.Delegacioni i KFOR-it u prit nga drejtori për Përkrahje Programore, Ali Bajgora, nga udhëheqësi i Divizionit të Lidershipit Abaz Ahmeti, Dukagjin Dinaj nga Zyra Ligjore,si dhe përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë në Qendër; nga Policia e Kosovës nënkolonel Driton Zabërgja,  nga Departamenti i Emergjencave Rrahman Sefedini, nga Shërbimi Korrektues Tahir Krasniqi si dhe nga Bekim Mehmetaj nga Dogana e Kosovës.
Kryeshefi z.Ahmeti e informoi komandantin z.Chaxel për punët, aktivitetet  dhe prioritetet që ka Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.Gjatë takimit, kryeshefi z.Ahmeti dhe komandanti z.Chaxel folën për të gjitha çështjet  që  janë në kompetencë të QKZPEZH-i. Duke iu uruar mirëseardhje, kryeshefi z.Ahmeti vizitën e delegacionit të KFOR-it e ka vlerësuar shumë lart.“Vizita e juaj është shumë e rëndësishme në frymën e bashkëpunimit, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Ahmeti. Z.Ahmeti tha se  Qendra vazhdimisht ka pasur mbështetje nga organizata ndërkombëtare në fushat e ndryshme, e në mesin e tyre edhe KFOR-i, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në ngritjen e kapacitetit të Qendrës.Ndërsa, komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel, tha se KFOR-i ka përkrahur dhe do të vazhdojë ta përkrahë qendrën edhe në të ardhmen. Në fund të takimit ata bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për t’u njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencioneve të sigurisë publike.