Studentet e Universitetit Utah Valley vizituan Akademinë
Vushtrri 11 qershor 2019 - Një delegacion i Universitetit “Utah Valley”, nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot qëndruan për vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u prit nga drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta Rrahim Rexha, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi si dhe stafi tjetër akademik.
Drejtori Rexha fillimisht ju dëshiroj mirëseardhje delegacionit, ndërkohë që i informoi për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë këtij takimi Rexha foli për trajnimet që mbahen në akademi ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia , projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike. Po ashtu delegacioni u informua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me vende të ndryshme evropiane dhe me gjerë.
Ndërsa, Profesor John Fisher në Universitetin Utah Valley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili po qëndron në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e projekteve të saj. Fischer gjatë qëndrimit të tij në Akademi ka vlerësuar lartë punën që bëhet këtu.
Ficher ka folur edhe për bashkëpunimin me stafin mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP-së, shkëmbimin e përvojave etj.
Profesor Ficher u shpreh i gatshëm për bashkëpunim më Akademinë edhe në të ardhmen.
Delegacionin e studenteve nga Universiteti i Utah Valley nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përshëndeti edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi. Edhe Dekani Gashi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën arsimit për siguri publike.
Ndërsa delegacioni u ndan të kënaqur me vizitën në Akademi , ku interesimi i tyre ishte lidhur me trajnimet dhe zhvillimet tjera në Akademi.
Në fund delegacioni të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Akademisë vizituan instruktoren në Akademi dhe u informuan me punën praktike që zhvillojnë pjesëtarët e sigurisë publike.