Ambasadori Kosnett vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

06.06.2019

Vushtrri, 06 qershor 2019 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett,  sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe nga stafi i Akademisë.

Ambasadori Kosnett i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Alison Kosnett u njoftuan për  proceset nëpër të cilat është duke kaluar Akademia.

Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi i falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për përkrahjen e vazhdueshme që kanë bërë dhe po vazhdojnë ta bëjnë ndaj Akademisë,  për mes organizimit të trajnimeve dhe dhurimit të donacioneve të shumta.


Ndërkohë  drejtori Smakiqi  e njoftoi ambasadorin Kosnett për trajnimet që ofron Akademia për gjithë zbatuesit e ligjit në Kosovë.

“Ndihem i nderuar që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett na vizitoi, ndërkohë që e njoftoi ambasadorin se gjatë këtyre viteve Akademia është përkrahur me këshilltarë të lartë, zyrtarë të ICITAP-it, ekspertë të fushave të sigurisë publike  në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit”, u shpreh Smakiqi.

Ambasadori u njoftua për donacionet që SHBA ka dhuruar Akademisë siç janë Qyteza Simuluese, Pajisjet e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS), tabelat e mençura si dhe përkrahjen e Akademisë dhe agjencive të sigurisë publike në ngritjen e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve të ndryshme. 

Smakiqi tha se  ICITAP realizon trajnime të specializuara dhe të avancuara për agjencitë e sigurisë publike.
 
“Njëri nga trajnimet më të njohura është ‘Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore’ i cili është duke u zhvilluar aktualisht në Akademi, në të cilin janë duke marrë pjesë zyrtarë të lartë policorë nga Policia e Kosovës, zyrtarë udhëheqës nga agjencitë e sigurisë publike”, u shpreh Smakiqi.

Gjithashtu në kuadër të kësaj vizite ambasadori Kosnett u njoftua edhe për proceset nëpër të cila po kalon Akademi e në theks të veçantë për akreditimin ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.