DIPLOMOI GJENERATA E 40-të E POLICISË SË KOSOVËS
Vushtrri, 10 prill 10 - Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPZH) sot diplomoi gjenerata e 40-të e zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 80 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me planprogramin e dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Në ceremoni e diplomimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB), z.Bajram Rexhepi, zv/drejtori i Policisë së Kosovës (PK), Atifete Jahjaga, u.d e Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH-it, Taibe Canolli si dhe përfaqësues të OSBE-së dhe KFOR-it.
Pjesëmarrësit në këtë ceremoni kanë vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës duke kërkuar nga ta që të shërbejnë në mënyrë të barabartë për gjithë qytetarët e vendit, pa dallime.
Ministri i Punëve të Brendshme, z.Bajram Rexhepi tha se Policia e Kosovës vazhdon të jetë institucioni me i besueshëm për qytetarët e vendit andaj sipas tij përgjegjësia është edhe me e madhe.
Në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve dhe angazhimeve në përputhje me obligimet që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, legjislacioni në fuqi dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës po vazhdon me reformimin e saj duke zhvilluar planin zhvillimor strategjik, ristrukturimin organizativ, rialokimin e resurseve, sistemin e ri të pagave që pa dyshimin do të ndikojnë në përmirësimin e performances së Policisë së Kosovës, duke ngritur efikasitetin dhe efektivitetin në punë, tha ministrit i Punëve të Brendshme z.Rexhepi.
Ministri Rexhepi tha se sundimi i ligjit dhe Siguria Publike janë ndër parakushtet themelore për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë.
Ministri z.Rexhepi gjatë ceremonisë duke folur në emër të Qeverisë së Kosovës ka shprehur përkushtimin e tij për zbatimin e platformës zero tolerancë kundër krimit.
Ne kemi vullnetin politikë por edhe mekanizmat e nevojshëm institucional për të forcuar sundimin e ligjit në vend, tha z.Rexhepi.
Ndërkaq zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë fjalimit të saj ka shfaqur shpresën e saj se gjenerata e sa po diplomuar do ta kryejnë punën e tyre konform rregullave.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë profesionale në punën e tyre, tha Jahjaga.
Ndërsa, zëdhënësi i gjeneratës së 40- të policisë tha se do të japim maksimumin në përkushtimin ton, që ti mbrojmë të drejtat e qytetarëve, pa dallim etnie, race apo gjinie duke u bazuar dhe zbatuar me përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës.
Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasave dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmit përgjatë 3 mujorit të trajnimit. Këta flamuj iu dorëzuan drejtorit të Drejtoratit për Trajnime Mandatorë, nënkolonel Driton Zabërgja.