Një delagacion i i KFOR-it nga Armata e Shteteve të Bashkuara në Kampin Bondsteel vizitoi Akademinë

11.04.2018

Vushtrri, 10 prill 2018 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi nje delagacion i i KFOR-it nga Armata e Shteteve të Bashkuara në Kampin Bondsteel, i kryesuar nga major Bahadori dhe rreshter major i Komandës Andreë McKindley.

Delegacioni u pritë nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi Bejtush Gashi.Gjatë kësaj vizite delegacioni u njoftuar  për historinë, kapacitetet dhe zhvillimin e mëtejmë të Akademisë.

“Bashkëpunimi me KFOR-in amerikan konsiderohet i një rëndësie të veçantë, duke marrë parasysh kontributin tejet të rëndësishëm të juajin për paqe dhe stabilitet në Kosovë”, theksoi drejtori Smakiqi, duke potencuar organizimin e trajnimeve të veçanta nga AKSP-ja për zyrtarët e sigurisë publike të Kosovës në fushën e krimeve kibernetike, korrupcionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.


Përderisa dekani Gashi u shpreh i hapur për bashkëpunim me KFOR-in amerikan përmes organizimit të ligjëratave të përbashkëta në fusha të interes të përbashkët, siç është bashkëpunimi civilo-ushtarak.


Nga ana e tyre, eprorët nga Kampi Bondsteel i Armatës së SHBA-ve u shprehën të kënaqur me nivelin dhe cilësinë e arsimit dhe trajnimit të ofruar në Akademi, duke shprehur përkrahje të mëtejme për Akademinë.