Delegacioni i kryesuar nga u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z-sha Taibe Canolli ka udhëtuar për Kroaci ku ka marrë pjesë në takimin e radhës së Asociacionit të Kolegjeve Policore të Evropës
Vushtrri ,28 tetor 2009 - Më ftesën e Asociacionit të Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), delegacioni i udhëhequr nga u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z-sha Taibe Canolli dhe përfaqësuesja nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Dhurata Sadiku udhëtuan për të marrë pjesë në takimin e radhës së AEPC-ut të mbajtur më 29.11.2009 në Zagreb të Kroacisë.
Nga Asociacioni i Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), anëtare të së cilës janë 45 shtete, Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është pranuar në cilësi të anëtarit vëzhgues në takimin e mbajtur të Bordit Qeverisës të (AEPC) më 17 shtator 2009 në Budvë të Malit të Zi .
Në këtë takim nga shtetet anëtare të Asociacionit të Kolegjeve Policore të Evropës, Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim u mirëprit dhe ju ofrua mundësia që të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve duke përfshirë trajnimet, shkëmbimin e përvojave, pjesëmarrjen në të gjitha konferencat e organizuara nga shtetet anëtare të AEPC.
Meqë ishte hera e parë e pjesëmarrjes , Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim ju dha mundësia të prezantojë tërë aktivitetin , konceptin dhe funksionimin e QKSPEZH it , në mënyrë që shtetet anëtare të AEPC të kenë një pasqyrë të qartë mbi Qendrën tonë.
Pranimi i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në këtë Asociacion është i një rëndësie të veçantë dhe i kontribuon zhvillimit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve anëtare të Asociacionit të Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC).