Drejtori Smakiqi priti ne takim kryetarin e KLL-se al-Sagizli

19.12.2012

Vushtrri, 18 dhjetor 2012 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti në takim një delegacion nga Libia i udhëhequr nga  Mustafa al-Sagizli, kryetar i Këshillit të Luftëtarëve Libianë. Drejtori Smakiqi i uroi përfaqësuesit e popullit libian për ndryshimet në vendin e tyre dhe për kalim të lehtë e të shpejtë të fazës së tranzicionit. Drejtori Smakiqi gjatë takimit e bërë një përshkrim së si funksionon Akademia që nga paslufta e deri më tani. Delegacioni nga Libia po ashtu u informua edhe për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Akademi si dhe për objektivat dhe prioritetet e saj që synohen të arrihen në të ardhmen. Drejtori Smakiqi po ashtu e ka njoftuar delegacionin për trajnimet dhe aktivitetet që zhvillohen në AKSP nga të gjitha  institucionet e sigurisë publike.
Me këtë rast Smakiqi tha se AKSP ka krijuar raportet të mira bashkëpunimi me të gjitha akademitë policore të vendeve të rajonit.
“Akademia e Kosovës për Siguri Publike është e gatshme të bashkëpunoi me të gjitha Akademitë që kujdesen për rendin dhe sigurinë e vendit”, tha Smakiqi.
Ndërsa përfaqësuesi i Këshillit të Luftëtarëve të Libisë dhanë një pasqyrë të zhvillimeve aktuale në Libi, të të arriturave pas revolucionit dhe sfidave me të cilat po përballen institucionet e reja në vendosjen e rendit e të ligjit në vend. Përfaqësuesi libian i cilësoi shumë të rëndësishme të arriturat e Kosovës, duke shfaqur interesimin për të marrë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe krijimin e infrastrukturës juridike. Në takim u shfaq interesimi për vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet dy vendeve.