Ligji për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike publikohet në Gazetën Zyrtare
Vushtrri, 25 nëntor 2011- Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ditë më parë është miratuar ligji për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili sot është shpallur edhe në Gazetën Zyrtare.
Në bazë të këtij ligji Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), tani e tutje do të ketë emërtim tjetër i cili është, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Edhe pas miratimit të këtij ligji Akademia do të vazhdoj të mbetet agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Në ligj thuhet se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, zbatimin e politikave dhe strategjive të trajnimit, arsimimit të lartë si dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.