Kryetari i Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

12.10.2011

Vushtrri, 12 tetor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Ismail Smakiqi, priti në një  takim Kryetarin  e Komunës së Mitrovicës Avni Kastratin. Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve.
Kryeshefi Ekzekutiv  Smakiqi fillimisht e informoi delegacionin me trajnimet,vizionin ,strukturën organizative të qendrës dhe theksoi  se qendra përveç që është interes shtetëror në të ardhmen do të jetë edhe interes rajonal. Ai ka shfaqur shpresën se Komuna e Mitrovicës do ta përkrah Qendrën në realizimin e projekteve të saj edhe në të ardhmen.
Ndërsa  Kastrati shprehu gatishmërinë e tij që edhe me tutje do të vazhdoj  bashkëpunimin më Qendrën si dhe do ta përkrahë në realizimin e vizionit të saj.