Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi KFOR-i Francez

03.06.2011

Vushtrri, 03 qershor ’11-  Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës se Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Ahmeti priti në takim një delegacion nga kontigjenti i KFOR-it Francez i kryesuar nga Komandanti  Kolonel Michel Georges.
Fillimisht z. Ahmeti iu uroi mirëseardhje e më pas i informoi me punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendër nga katër agjencionet e sigurisë publike në Kosovë. Gjithashtu z. Ahmeti delegacionin e  informoi  edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike.
“Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, tha kryeshefi Ahmeti.Kryeshefi Ahmeti  foli edhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë  në ngritjen dhe kapacitetet e Qendrës  dy partnerët kryesor OSBE-ja dhe ICITAP.Z.Ahmeti  falënderoi edhe KFOR-in për bashkëpunimin e mirë qe kanë pasur deri me tani në ngritjen e sigurisë së përgjithshme në  Kosovë.

Ndërsa Komandanti i i Kontigjentit të KFOR-it Francez Kolonel Michel Georges falënderoi për pritjen si dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit delegacioni i KFOR-it bëri edhe një vizitë objekteve dhe pajisjeve me të cilat trajnohen pjesëtaret e sigurisë publike.