Kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Turqi
Vushtrri, 26 prill 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Sheremet Ahmeti ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Nazili të Turqisë.
Në këtë takim zyrtar kryeshefi Ahmeti do të marrë pjesë në Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnim Policore. Gjatë kësaj vizite z. Ahmeti do të ketë takime me përfaqësuese të institucione të sigurisë publike të shteteve të ndryshme ballkanike.Në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështje sigurisë. Ndër çështjet kryesore do të jenë nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave në mes te shteteve ballkanike sa i përket fushës së sigurisë.