Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane mban takim në Prishtinë

04.04.2011

Vushtrri, 04 prill ’11 –

Asociacioni i Kolegjeve Policore të Evropës për herë të parë do ta mbajë takimin e saj të radhës në Kosovë. Takimi do të mbahet të martën në ora 09:00 në Hotel “Victory” në Prishtinë. Në këtë takim do ta marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Bjaram Rexhepi, Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) Sheremet Ahmeti, drejtori i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi, ambasadori i Misionit të OSBE- së në Kosovë, Werner Almhofer si dhe ekspertë të çështjes së sigurisë në vend.Takimi i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC)  do të zgjasë dy ditë radhazi me 05.04.2011 – 06.04.2011. Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.