Ambasadori i OSBE-së në Vjenë, Ian Cliff vizitoi QKSPEZH-in

07.02.2011

Vushtrri, 07 shkurt 2011 – Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z. Sheremet Ahmeti,  priti sot në takim ambasadorin e Delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë z. Ian Cliff. Qëllimi i vizitës ishte njohja më për se afërmi e konceptit dhe trajnimeve që zhvillohen në QKSPEZH. Duke cilësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme, z. Ahmeti ka falënderuar OSBE-në për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën Qendrës për Siguri Publike. Kryeshefi Ekzekutiv z Ahmeti gjatë takimit me z. Cliff kanë diskutuar për planet afatgjate të programeve të edukimit dhe zhvillimit të zyrtarëve të sigurisë publike. Gjatë takimit z.Ahmeti e njoftoi ambasadorin me të gjitha të arriturat e Qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga të gjitha agjencionet si Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimi Korrektues dhe Dogana e Kosovës.
Duke folur për objektivat e QKSPEZH-it, z. Ahmeti tha se Qendra ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me OSBE-në. Po ashtu kryeshefi e ka njoftoi ambasadorin Cliff edhe për procesin e certifikimit dhe akreditimit të Qendrës, si dhe për projektet kapitale që QKSPEZH mëton të realizojë në ardhmen. 

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar  të OSBE në Vjenë, Ian Cliff ka shprehur kënaqësinë për vizitën e tij në  QKSPEZH. Ai gjatë kësaj vizite u interesuar për gjitha aktivitet që zhvillohen në Qendrën. Ambasadori Cliff ka premtuar që OSBE do ta përkrah edhe në të ardhmen  QKSPEZH-in .