Misioni
Misioni i Akademisë është të ofroj trajnim, arsimim dhe hulumtim me cilësi të lartë në fushën e sigurisë publike për të ndihmuar në ofrimin e ambientit të sigurte për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Vizioni
Akademia përmes ofrimit të trajnimeve dhe arsimimit me cilësi dhe standarde të ekselencës do të jetë faktor kyç në ngritjen e kapaciteteve të zbatuesve të ligjit konformë ndryshimeve dhe sfidave me të cilat përballën.
Vlerat
Ndershmëria
Transparenca
Përgjegjësia
Etika profesionale
Diversiteti
Prioritetet strategjike
• Zhvillimi i kapaciteteve për Institucionet e sigurisë publike duke ofruar kompetencën e nevojshme për të reaguar ndaj sfidave vazhdimisht të ndryshueshme;
• Ngritja e cilësisë për shërbimet e ofruara duke u bazuar në standardet dhe kriteret e akreditimeve vendore dhe ndërkombëtare;
• Avancimi dhe zhvillimi i bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar me qëllim të krahasimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira;
• Krijimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore që plotëson nevojat e zbatimit të misionit AKSP-së;
• Avancimi i shërbimeve, pajisjeve dhe infrastrukturës konformë standardeve ndërkombëtare dhe nevojave trajnuese dhe arsimore.